Gjermania prestigjoze, “BILD” nxjerr 10 përgjime të reja: Një shtet zhytet në moçalin e mafies

Të përfshirë në krim zgjedhor janë: Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri; Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga; Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia; Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit

Një shef i policisë i cili shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Kështu shkruan BILd për përgjimet e fundit që ka publikuar. Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri, shkruan BILD. Përgjimet tregojnë përse biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirët: Socialistët mbetën në pushtet. Liderët e policisë u promovuan. Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit. Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe babait të deputetes së PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

SHKRIMI I PLOTË I BILD

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur mbarëkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit- BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafies shqiptare. Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri. Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë: Socialistët mbeten në pushtet; Drejtuesit e policisë promovohen; Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.

Bëhet fjalë për:

-Blerje votash.

-Bashkëpunim me bandat kriminale.

-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.

-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:

-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.

-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.

-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin. “Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë. Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë- në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit. Pas zbulimeve më të fundit të BILD, kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu. Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë. Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet.

Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.

-Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi. Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet. Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale. Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë…

 

PËRGJIMI 1 – Shefi i Policisë së Dibrës bashkë më Gjiknurin shpikin planin e vjedhjes së votave

Në përgjimin numër 1 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Damian Gjiknurin. Një shef i policisë shpik një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër.   Shiritat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafias, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri. Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin.

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër. Duhet të kemi 1 mijë plus

Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Poliisë Dibër:’ Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao.

Xhemal Qefalia: Berta

Shefi i Policisë Dibër: He mo shoku im

 

PËRGJIMI 2 – Xhemal Qefalia-shefit të policisë: Gjiknuri foli mirë për ty te Rama e Ruçi

Në audio-përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: Hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: Le të rujn mo burrë, të plasi b*tha. Flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: Ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: Po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: Jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: Unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: Ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: Ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: E pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: Kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: Ikën ata?

Shefi i policisë Dibër: Po po i përcolla

Xhemal Qefalia: Për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo nuk e di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: Mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: Hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: Jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: Prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: Mirë vëlla, hajde të përshëndes

PËRGJIMI 3 – Vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, Saimir Tahiri falënderon shefin e policisë

Në përgjimin numër 3 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin Xhemal Qefalia. Në fillim të bisedës, është deputeti Qefalia që flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ky i fundit e falënderon Robert Agën për angazhimin dhe punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës.

Shefi i Policisë: O shoku im, si je?

Xhemal Qefalia: Jam ul në një tavolinë. Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Shefi i Policisë: Po

Qefalia: Ok, hajd ciao

Shefi i Policisë: Kush të thotë ty?

Qefalia: Jemi këtu me kryeministrin e ministrat

Shefi i Policisë: Jo, unë ju garantoj llaf sa tju dojë qejfi

Qefalia: Se do sjellim Arben Keshin aty,  çfarë mendon?

Shefi i Policisë: Mirë

Qefalia: Të betohem. Do një foto nga tavolina?

Qefalia: Pse e mbylle? Prit të ta qis pak ministrin (Tahirin)

I flet Tahirit: Foli içik këtij shefit të komisariatit.

Saimir Tahiri: Alo o Bert! Mirëmbrëma, si je? Ç’është kjo? Më kalon telefonin Xhemali për të  të falenderuar ty?! Nuk shkon kjo

Shefi i Policisë: Jooo

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon

Shefi i Policisë: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithat faleminderit shumë për angazhimin. Je gjigand!

Shefi i Policisë: E kam detyrim

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruaj k… ça thonë ata legena.

Shefi i Policisë: Unë jam ushtari jot

Saimir Tahiri: Hajde vlla

Qefalia: Të fala dhe nga Ulsi. Foli pak

Ulsi Manja: Ku je o vlla?

Shefi i Policisë: Si ja çon ti?

Ulsi Manja: Me kryeministrin…

Shefi i Policisë: Mua më duhet me shku içik andej…

Ulsi Manja: Ku?

Shefi i Policisë: Në Bulqizë, po u ndrru

Ulsi Manja: Ne mendojmë të shkosh ma nalt o burrë

Shefi i Policisë: Mirë mo mirë ju e dini më mirë, e kam qef

Ulsi Manja: Dëgjo mu, fol me Xhemalin se këtë e kam si shefin e komisionit të sigurisë. Ne duam të vish ma nalt, për ndonjë gjë më të madhe se mua Bulqiza më duket gjë e vogël.

Shefi i Policisë: Mirë vlla, mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se këtë e kam autorizu si kryetar komisioni

Shefi i Policisë: Xhemalin e kam pas vartës

Ulsi Manja: Xhemali është te Komisioni i Sigurisë, shef

Shefi i Policisë: Ai thotë jam ushtar i Bertit, Berti ka qenë komandanti im

Ulsi Manja: Mirë, mirë

Xhemal Qefalia: Hajde vlla, mirupafshim

Shefi i Policisë: Mo mirë po si ma nxjerr ministrin ashtu në telefon, o k…

Xhemal Qefalia: Po unë të kam shokun tim, mos e rruj k… A do ti flasësh Ramës?

Shefi i Policisë: Po leje o vlla tashi.

Qefalia: A je shoku im? Mos e çaj bythën

Shefi i Poliisë: Kam qenë dhe do jem

Qefalia: Hajde vllai çiao

 

PËRGJIMI 4 – Gjiknuri: Tërmet, tërmet e ke bë. Imer Lala: Po më shkrunte ai robi

Në video përgjimin numër 4 është duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën. Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala. “Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën”, thotë Gjiknuri. Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

 

 

PËRGJIMI 5 – Imer Lala njoftohet se Fiksi ka zbuluar blerjen e votave

Në përgjimin numër 5 Imer Lala njoftohet se ekipi i Fiks Fare ka marrë një njeri me ‘Benz’, i cili ishte i infiltrum. Fiksi ka filmuar se si po bliheshin votat në Dibër, ndërsa Ymer Lala flet në telefon me nipin e tij Elio Lala.

Elio Lala: O xhaxha

Ymer Lala: He mer

Elio Lala: A po pushosh ee

Imer Lala: Po

Elio Lala: Jo të mora në telefon se doja të të pyesja, të takoj pak Admir Truken, se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë ajo video ku është me lekë nëpër duar, e ke parasysh.

Imer Lala: hhh

Elio Lala: Dhe thashë ta pyes si vepron Policia, ça bën pas videos

Imer Lala: Po ik e takoje njëherë

Elio Lala: Po e takova dhe i mora numrin Ejsit

Imer Lala: Jo më se s’quhet provë ajo

Elio Lala: Po kështu tha edhe ai… “mos e rruaj k…”

Qeke lodh pak

Imer Lala: Jam dërrmu. Po më dhemb këtu mu Elio

Elio Lala: Ku

Imer Lala: Në krah të djathtë. Në fund të shpinës në krahun e djathtë

Elio Lala: Po pive ndonjë nga ato që ke ti, Advilat….Po pi nja dy

Imer Lala: Janë prapë sonte videot ee

Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër

Imer Lala: Nga ishte ky majmun

Elio Lala: Nga Shodolli. A ishte i infiltrum, ai përgatit? E ndoqa sot. Ndryshoi rrugën bashkë me njerëzit e Fiksit. E ndoqa deri në qosh dhe sun e kapa.

Imer Lala: Kanë qenë ata të Fiksit që kanë ardh?

Elio Lala: Për Zotin. Kanë ardh ata e kanë marrë me një një Benz të zi

 

PËRGJIMI 6 – Imer Lala njoftohet se kreu i FRD voton PD. Ndiqni reagimin

Në video përgjimin numër 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur. Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për ti thënë disa fjalë.

I panjohuri: O shef si të kam?

Ymer Lala: Naqeta

I panjohuri: A je mirë?

Ymer Lala: Mirë, si je ti?

I panjohuri: Kryetari i FRD me gjithë njerëzit e tij kanë votu Sherefedin Shehun (Kandidat i PD)

Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë

I panjohuri: Po ja kontrollova tani, sa kanë votu, para 20 minutash

Ymer Lala: Mos u tall

I panjohuri: Po për kokë t’fëmijëve…

Ymer Lala: O ja q…. ropt e shpisë

I panjohuri: Po ja kontrollova, ka qenë 5 veta, të pestë Sherefedinit

Ymer Lala: Edhe çuni i vetë, hë?

I panjohuri: Po

Ymer Lala: Hajd se do e marr në tel atë halen. O ja q…. Unë erdha atje, i thashë do shkosh te shtabi do takosh Remën. A e kupto shqipen a jo? Dakord tha. Se më tha edhe Hasan Begu/ Shife një herë atë m… tha

I panjohuri: Po jo mo e verifikova tani. Votuan para 20 minutash

Ymer Lala: O i q… motrën

I panjohuri: Hajd mos e vrit mendjen, po ta dish

 

PËRGJIMI 7 – Qytetari-Imer Lalës: A i keni dërgu kafe? Lala: Çdo gjë nën kontroll

Në video përgjimin numër 7 Imer Lala bisedon me Arditin. Ky i fundit e pyet, nëse Basri Veseli ka marrë gjë apo jo. Lala i përgjigjet se në zonën ku ndodhet ai, çdo gjë është nën kontroll.

Imer Lala: Hej Ardi,

I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?

Imer Lala: Si?

I panjohur: Basri Veseli

Imer Lala: Basri Veseli, po

I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë

Imer Lala: Si s’ka kurrgjo

I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.

Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë

I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë

Imer Lala: Po leri ato bq…

I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)

Imer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull

I panjohur: Mirë hajd hajd.

Imer Lala: Ku je ti?

I panjohur: (Nuk kuptohet)

Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem

I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh

Imer Lala: Huh?

I panjohur:  Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?

Imer Lala: Jo! Kush janë ata?

I panjohur:   Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.

Imer Lala: E po e shof në televizor

I panjohur:    Ishin nja 4 a 5

 

PËRGJIMI 8/ Mbledhja e ID, qytetari-Imer Lalës: A të ja jap ato karta Shefkiut?

Në përgjimin numër 8 Imer Lala bisedon me një qytetar të paidentifikuar. Ky i fundit e pyet Imer Lalën a të ja japë Shefki Xhurës kartat e Identitetit. Kjo tregon edhe skemën e përdor në zgjedhjet e Dibrës, ku qytetarëve u janë mbledhur kartat e identitet për të mos votuar.

I panjohuri: O vlla

Ymer Lala: Ça bone?…

I panjohuri: Shefki Xhurra, a tja jap ato kartat apo jo?

Ymer Lala: Jepja, jepja

I panjohuri: Tja jap, ok

Ymer Lala:  Është i vëllai me nusen, se ai nuk është vetë

I panjohuri: Mirë mo… (nuk kuptohet)

Ymer Lala: Qartë, qartë

I panjohuri: T’ja jap kartën se ja kam mbajt

Ymer Lala: Jepja, jepja

I panjohuri: Unë kam mbaru punë me të (pagesën), tja jap kartën?

Ymer Lala: Jepja

I panjohuri: Ok, mirupafshim

 

 

PËRGJIMI 9/ Damian Gjiknuri telefonon Imer Lalën e shkojnë për të takuar skuadrën

Në video përgjimin numër 9 Imer Lala pyet ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri për të shkuar për të takuar së bashku skuadrën e zgjedhjeve të PS-së. Është ish-ministri Damian Gjiknuri telefon Imer Lalën.

Gjiknuri: Alo

Imer Lala: A je tu ardh 5 minuta, si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këndej

Imer Lala: Po e pime kafen. Po kam mbledh njerëzit të ndajmë, shto monitorimin e qendrave

Gjiknuri: Te kioska. Aty jeni?

Imer Lala: Eh. Mos u vono të lutem

 

PËRGJIMI NR 10

Imer Laka flet me një grua me emrin Rata.

Imer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe (dyshohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Imer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Imer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Imer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

(Biseda 2)

Imer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

(Biseda 3)

Imer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Imer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Imer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Imer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Imer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Imer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i Panjohur: U kry

Imer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.