Gjermania e shtete të tjera dëbojnë diplomatë rusë. Shkak është atentati me helm kundër ish-agjentit të dyfishtë rus Skripal në tokën britanike

Gjermania e shtete të tjera dëbojnë diplomatë rusë. Shkak është atentati me helm kundër ish-agjentit të dyfishtë rus Skripal në tokën britanike. Perëndimi bën përgjegjës për këtë Rusinë.

Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se i dëbon katër diplomatët rusë në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus. Disa shtete të tjera perëndimore e ndjekin këtë hap. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi sot se “dëbuam katër diplomatë rusë nga Gjermania. Sepse pas atentatit me helm në Salisbury Rusia edhe më tej nuk kontribuon për sqarim.”Nuk e morëm me lehtësi këtë vendim”, citohet Maas nga Ministria e Jashtme. Me këtë dërgojmë një sinjal solidariteti me Britaninë e Madhe.

Edhe SHBA dëbuan për shkak të atentatit me helm ndaj agjenti të dyfishtë në Britaninë e Madhe Skripal dhe së bijës 60 punonjës të shërbimeve të fshehta të Rusisë. Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë të hënën në Uashington.  Veç kësaj konsullata ruse në Seattle mbyllet.

Në kuadër të një aksioni të koordinuar janë gjithsej 14 shtete si dhe Ukraina e Kanadaja që bënë të ditur se do të ndërmarrin hapa të tillë. Në takimin e nivelit të lartë të BE në fund të javës së shkuar, shefat e shteteve dhe të qeverive e dënuan me ashpërsinë më të madhe atentatin ndaj ish-agjentit të dyfishtë.

Edhe Shqipëria është bashkuar me aksionin e koordinuar. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se ka shpallur persona të padëshirueshëm “dy diplomatë rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”. Vendimi iu komunikua në ministrinë e Jashtme me një notë verbale Ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Karpushin. DW