Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “Mbreti i albanëve dhe epirotëve” dhe Pal Êjlli, “Kardinali i albanëve dhe epirotëve”…

Me rastin e Konkursit për 550 –vjetorin e vdekjes së heroit nacional Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me rastin e 10 –vjetorit të Përgjigjes së autorizuar nga Papa Benedikti XVI, drejtuar “Shoqatës Atdhetare Dukagjini” dhe “Shoqatës Integrimi në Evropë”, në lidhje me materialin studimor mbi titujt e merituar realë, retrospektivë dhe honorifikë, për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “Mbret i Albanëve dhe Epirotëve” dhe për kryepeshkopin Pal Êjlli, “Kardinal i Albanëve dhe Epirotëve”, shkruar nga studiuesi Agron Luka.  

Agron Luka

(Përse Presidenti dhe Presidenca e Republikës së Shqipërisë, Kryetari dhe Institucioni i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryeministria, Akademia e Shkencave etj, heshtën si gurë varresh dhe refuzuan një ballafaqim – diskutim argumentesh apo qoftë edhe një verifikim minimal të thjeshtë në vitet 2003 – 2008 – 2012?!)

 

Në 14 janar 2003, në lidhje me zërat sensasionale e të ashtuquajturat dokumente me interpretime bllofe, që qarkulluan “mbi shpalljen e Skënderbeut si Mbret”, ne botuan një studim analizues, “A është shpallur ose vetëshpallur Gj. K. Skënderbeu si Mbret në vitin 1458, apo i kishte paraprirë kësaj shpalljeje?!”. (Gaz., “Shqipëria Etnike”, 14 janar 2003, f 12-13)

Në vitin 2007, mbasi kishim botuar me seriale, disa shkrime e studime, ne kishin ardhur në idenë se, ekzistonte mundësia për një njohje honorifike retrospektive, me rastin e 100 – vjetorit të “Ditës së Flamujve, Mëvehtësisë e Vetqeverimit” me 28 nëntor 2012, për këto titullatura, të cilat “de facto” populli mesjetar alban-epirot i shek XV ia kishte miratuar dhe i përdorte në gjuhën popullore, fakt ky që vërtetohej në veprat e Marin Barletit dhe diku edhe në ndonjë dokument kohor.

Edhe vetë protagonisti diplomatik i ngarkuar zyrtarisht, i “mëvehtësi – autonomisë nën sovranitetin e suzeranitetin e Sulltanit”, ishte deklaruar në Kujtimet e tija se, “po ngrinte flamurin e lavdishëm… të sovranit të fundit nacional të Albani – Shqipërisë”. (“Lufta për Çlirimin kombëtar në vitet 1878 – 1912”, bot. 1962, f 489-490, nxjerrë sipas “The Moirs of Ismail BEY”, London 1920, f 370-373)

E sinqertë apo me hije dyshimi, për formulime hipokrite dhe veprime e marrëveshje të fshehta të tjera praktike për një monarki me një mbret me vazhdimësi turke apo myslimane, këto mbeten  të diskutueshme, përderisa flitet se në arkiva ka ende materiale të pa hapura…

Gjithsesi, në përputhje edhe me këto realitete historike, duheshin korigjuar e rivendosur në origjinalitetin e tyre edhe heraldikat e simbolet autoktone, natyrisht duke patur parasysh edhe një evolucion progresist bashkëkohor.

Për shek XV, rezultonte i vërtetë pohimi madhor dhe uluritës i meshtarit Marin Barleti, që, Papa Piu II, ia kishte miratuar këto titullatura, madje i kishte parapregatiur dhe imbarkuar në anije në Ankona, kurorën e Mbretit dhe festen e Kardinalit dhe mbetej vetëm ceremonia për ta proklamuar në Durrës! A kishte qenë po kjo Përkrenaria edhe si një Kurorë Mbretërore, apo Kurora ishte tjetër gjë? Vetë kjo Përkrenare kishte qenë një dhuratë simbolike nga Papa apo nga Ferdinandi Aragonez i Napolit, apo kishte edhe të tjera kopje etj?! Këto hetime e dyshime mbeteshin e madje mbeten akoma, një çështje e hapur. Kam përshtypjen se definicioni i Përkrenares me kokë dhie/skjapi si Kurora Mbretërore Shqiptare, si trashigimtare e kurorave të Aleksandrit e Pirros etj, ka qenë dhe mbetet i nxituar paradhënie …

Duke qenë një studiues dhe njohës i mirë i historisë dhe meqënëse prindi im Gjovalin Luka, kishte qenë njëri ndër konsulentët historikë dhe kontribues i filmit, “Gjergj Kastrioti Skanderbeu, heroi i madh i Albanisë” (shkurt tek ne “Skënderbeu”), mbi këto çështje kaq delikate, krahas parashtrimit të arsyetuar të fakteve e argumenteve, ne iu drejtuam direkt Papës Benedikti XVI, ku kërkohej një ndihmë nga Arkivat e Vatikanit,  kryesisht për tre skjarime:

  1. A ekzistonin dokumente në Arkivin e Vatikanit, mbi këtë kurorë mbretërore dhe festen e kardinalit, sepse duhet të ishte i pamundur një premtim kaq i madh, të ishte bazuar, thjeshtë mbi një bllof?
  2. Si e interpretonin e justifikonin kanonikët e kishës katolike, këtë çështje madhore për nacionin tonë?
  3. Kishte ndonjë mënyrë korigjim- rregullimi qoftë edhe retrospektive, sepse nuk ishte e drejtë që për një incident natyral vdekje të Papës Piu II, për një koiçidencë thjeshtë burokratike e interpretative, të ngeleshim një vend pa mbretëri e mbret të unifikuar, vetëm si një Principatë me një Princ feudal krahinor?

Përgjigjet e dokumentuara nga Nunciatura Apostolike e Selisë së Shenjtë dhe nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit.

Siç vërtetohet nga dokumentacioni, mbas edhe disa kontaktimeve, na u dha një përgjigje inkurajuese… për ma tepër na u sugjerua verbalisht se, edhe pa filluar kërkimet në Arkivat e Vatikanit, kjo çështje me sa dukej, e kishte një zgjidhje brenda në Albani – Shqipëri. Dhe në fakt, ne e kishim ngritur, trajtuar dhe më shumë kishim këmbëngulur për këtë zgjidhje…

Por, ndërkaq me keqardhje të madhe konstatuam, se, qarqe të fuqishme ish dhe neo otomaniste, segmente ekstremiste fetare sunite e bektashie, bashkangjitur me ndonjë bisht servilësh rajallëku ortodoks e katolik, segmente filo zogiste, filo balliste të ndryshme, neofashiste dhe deri kasta sunduese demokrate “evropiane” hipokrite e PD-së dhe atyre neoenveriste të Ps-së, po na e dashkan si “legjitim”, Mbretin Ahmed Zogogllin I, “Reformatorin e Madh Perendimor”, si “Mbreti i Shqyptarve”, si “mbreti trashigimtari” i Kurorës së Kastriotëve, me incialet AZ, flamurin e tij me shqiponjën e ashtuquajtur anapulla edhe si forma klasikegjiante, si flamurin e kombit/kavmit islamik dhe të republikës shqipetare…

Pretendohej se, me antarësimin e Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike, mbas “Dërgatës së Xhedahut” dhe me Kushtetutën e vitit 1998, këto diskutime tashmë ishin mbyllur dhe ishte vendosur një farë Kararnameje e Talimati, për shekullin e ri! Në fakt kësaj Kushtetute, njeriu më uluritës aso kohe i kishte gjetur plot 100 copë gabime, ndërsa për paradoks sot çohet në bisht për mbrojtjen e po asaj Kushtetute, që unë guxoj ta quaj me plot gojën, antievropiane!

Për rihapjen e ridiskutimin e këtyre çështjeve kaq delikate e madhore, ndër të tjera, ne botuam disa artikuj (Shih, gazeta, “Dukagjini”, art., “Një përgjigje historike”, nr. 58, shtator 2008, f  2; gaz. Shqipëria Etnike, “Papa Benedikti XVI, i kthen përgjigje studiuesit shkodran Agron Luka – Çështja po shyrtohet dhe hetohet në Arkivat e Vatikanit”, 21 shtator 2008, f 10; Gazeta, “55”, art., “Benedikti XVI, letër Shoqatave “Dukagjini” dhe “Integrimi në Evropë” për studimin e studiuesit Agron Luka”, dt. 27 shtator 2008, f 8; “Përkrenaria e Skënderbeut me titullin Mbret – Rex i albanëve dhe epirotëve dhe helmeta epirote-maqedone në një monedhë të basileusit Trifon (142-138 p.K.)”, gazeta Shqipëria Etnike, 4 mars 2012, f 10;  Shih për këtë studim, edhe A. Vataj, “Gjithçka që thuhet … për Përkrenaren e Skënderbeut”, gaz. Koha Jonë, 25 tetor 2016, albertvataj.com)

Gazeta Drita e 1936 dhe Buletini 16 nëntor 1944, me të njejtin stil e flamur, kapnin “Plakun e Vlorës”, si të dytin mbas tyre…

Aktualisht, ka argumentime, fakte e literaturë të mjaftueshme për të vërtetuar fabrikimet, falsifikimet, manipulimet, improvizimet tendencioze etj, deri edhe në pozita sharlatanizmi, karnivaleske e donkishotizmi, filluar qysh nga etimologjia “e Zogut të Shqiponjës”, te lidhjet gjenealogjike përmes Toptanëve, te përpjekjet për kapjen e fronit e trashigiminë e gjakut dhe deri te kopjimet e përvehtësimet e përkrenares, improvizimet e formave të shqiponjave të flamujve etj.

Ziliqari Enver Hoxha, do të t’i hapte Mbret Zogut, ende pa ardhur mirë në pushtet, një garë konkurruese të gjithanshme, duke marrë shkas nga improvizimet, falsifikimet e Zogut I dhe historianëve të paguar prej tij, për të paraqitur kontributin e Xhemal Pashë Zogogllit si këshilluesi e udhërrëfyesi i Ismail Bej Vlorës, për ta paraqitur edhe kontributin e e tij si, “koloneli 17 vjeçar dhe muhtari i Matit”, Ahmet Muhtar Beu dhe deri te gjeneralissimi Feldmarshalli Nalt Madhnija e Tij, që betohej me të djathtën mbi Kur’an-i dhe me të majtën mbi Bibël!

Nuk ka patur asnjë të drejtë as trashigimore e as të justifikuar ligjore, i vetshpalluri Mbret, të përvehtësonte dhe të adoptonte simbolet heraldike të heroit nacional Gjergj Kastrioti Skënderbeu! Zogu I, kishte porositur një kopje Përkrenare prej bakri të rrahur, kopje e Përkrenares që ruhet në Vjenë, ndërsa thuhet që edhe mjeshtri Sotir Buneci i kishte pregatur një të tillë kopje Enver Hoxhës… Me këto veprime këta karagjoze  dhe ndjekësit e sotshëm që sajuan  edhe një Gardë honorifike me veshje kombëtare, me Pelerina të kuqe e opinga dhe me Përkrenare të Artë mbi kokë, shëmbëllejnë si Kalorësit e Arratisur me Përkrenaren/Legenin e Mambrinit…

Ja se çfarë sajonin heraldistët e Zogut I të Shqypetarëve…Enver Hoxha, duke e hequr krejtësisht “kolonelin e muhtarin 17 vjeçar” fare edhe nga fotografia e Mëvehtësisë, përkundrazi paraqiti “kontributet” e Beqir Hoxhës për 1878, “kontributet e jashtëzakonshme” të Baba Hysen Hoxhës, beledijereizit mullah ateist me sarëk të bardhë, të cilin e cilësoi jo vetëm si një nga figurat më kryesore tok me Ismailin Mjekërbardhë, por edhe si Krijuesi i Fesë së Re të Shqipetarisë, nga 1908 e deri te 1912 e përtej… Ndërsa veten e tij ndoshta e rradhiti edhe pak më lart se Pejgamberi dhe ndoshta Konstelacioni Yjor i tij me 5 Germa, shkonte edhe mbi Arshin e Qafës së Dynjasë, atje te Mjegullnaja e Shqiponjës, ku Universi po zgjerohet …

Fillimisht edhe Enver Hoxha kopjoi dhe nuk i luajti formë shqiponjat zyrtare, që mbas disa eksperimenteve, kishte vendosur mbretëria zogiste. Pak më vonë filloi t’ia ndryshonte paksa formën, për të vendosur një individualitet të tijin. Kushtetuta e vitit 1998, me kompromisin PD-PS, e lëvizi edhe një herë akoma formë shqiponjën e ashtuquajtur si “klasikegjiantja” nga propozuesit ekspertë flamurexhinj/bajraktarexhinj të PD-së më 1991 …

Me shpresën se një ditë, të gjitha padrejtësitë, falsifikimet dhe imponimet kryesisht të regjimeve të shek XX, ku dallohen karagjozët Zogu dhe Enveri,  do të korigjohen duke shkuar në vendin e natyrshëm, le të shpresojmë se edhe ne kemi hedhur një kontribut modest, në themelin e një Shqipëri Albanie të antarësuar e integruar në komunitetin e kontinentin Evropian.