Gjenerali shqiptar, nga “francez” në “kinez” e “rus”

Portret i rrallë i diktatorit që po shfaqej në vitet e para të pasluftës. Një sajt i enveristëve rusë ka hedhur në qarkullim portretin e Enver Hoxhës, vepër e një autori anonim kinez. Administratorët e sajtit shkruajnë se portretin e kanë dërguar disa enveristë të sotëm kinezë. Ata deklarojnë se piktura është ekspozuar në Kinë në kapërcyellin e viteve 1940-1950. Sipas botuesve në internet, piktori i panjohur, pa dyshim, i cili ka përdorur një fotografi të njohur zyrtare të asaj kohe, ka krijuar një figurë jo të zakontë të pamjes së jashtme shumë më të njomë të udhëheqësit komunist shqiptar.

Ndërkaq, bie në sy se fotografia e Hoxhës është një kartolinë, që diçiturën e ka poshtë portretit, për më tepër në frëngjisht. Në vitet e pas-luftës Enver Hoxha është kujdesur të krijojë imazhin e një njeriu karizmatik, intelektual me fizionomi perëndimore.