Genoa-Itali, moti i keq rrëzon urën, bilanci i viktimave, 35 të vdekur

Autoritetet konfirmuan 35 vetë të vrarë si pasojë e rrëzimit të një ure në qytetin port të Xhenovës, gjatë një stuhie të fortë.

“Nuk është e pranueshme që një urë e tillë e rëndësishme … të mos jetë ndërtuar për të shmangur këtë lloj shkatërrimi”, tha Edoardo Rixi në një intervistë për televizionin SkyNews24. Ministri i Transportit Danilo Toninelli tha se ishte “duke ndjekur me shumë ankth atë që dukej të ishte një tragjedi e madhe”. Një dëshmitar i ngjarjes i tha televizionit Sky Italia se ai kishte parë “tetë apo nëntë” makina në urë në momentin e rrëzimit, në atë që ai e përshkroi si një “skenë apokaliptike”. Agjencia e lajmeve ANSA botoi foto që tregonin një të çarë në urë, e cila sipas një zyrtari, ishte rreth 80 metra e gjatë. Dy persona u shpëtuan nga automjetet me të cilat udhëtonin me lëndime ndërsa vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar. Sipas ANSA s autoritetet dyshojnë se dobësia e strukturës shkaktoi rrëzimin e urës, e cila është ndërtuar në vitet 1960 dhe i është nënshtruar një procesi rikonstruksioni në vitin 2016. Ura është një rrugëkalim kryesor që lidh rivierën italiane me bregun jugor të Francës.

Një profesor i inxhinierisë kishte paralajmëruar gjatë vitit 2016 se e ashtuquajtura ura e Morandit pranë Gjenovas, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi që struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.

Ura e Morandit e cila ishte pjesë e autostradës A10, e ndërtuar gjatë viteve 1960, iu ka nënshtruar riparimeve të gjëra në vitet 1980, 1990 dhe më së fundi në vitin 2016, shkruan Euronews.

Një profesor i inxhinierisë paralajmëroi në vitin 2016 se e ashtuquajtura ura Morandi pranë Genoa, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.

“Shpenzimet e vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj sugjerojnë se në pak vite këto kosto do të tejkalojnë kostot për rindërtimin e komplet urës”, pati deklaruar dy vjet më parë për revistën e inxhinierisë “ingengneri.info”, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Gjenovës, Antonio Brencich ,transmeton Klan Kosova.

Si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin Gjenova të Italisë, kanë humbur jetën të paktë 22 persona, raportojnë mediat ndërkombëtare.