Gazeta “Malësia” unuri dhe eshka që ndezi lirinë e fjalës së bashkimit

Sot eshte veshtire te jesh gazetar.  E veshtire ne kohe te komunizmit me e veshtire ne kohe te lirise. Ne diktarure te godiste makina e shtetit, ne boten e lire te godasin fosilet e sigurimit dhe te udb-se jugosllave. Goditja e tyre  eshte me e forte se tokmaku mbi trasene e nje treni…ne diasporen shqiptare te Amerikes nuk zhvillohet kritika dhe as nuk pranohet ajo. Kjo per faktin se disa media i kane zene per gryke keto fosile qe po bejne kerdine ne percarjen e shqiptareve, qe ose direkt ose ne menyra te ndryshme i drejtojne ato. Ato me te gjitha mjetet dhelperake perpiqen te manipulojne objektet e kultit qe me aq shume mund, dhimbje e perpjekje kane bere cmos qe te jene vatra te atdhetarizmit e te fese, te jene percues te dites hyjnore dhe tu mesojne gjeneratave ate gjuhe te embel qe na la amanet Fishta e Naimi.
Mediume te ndryshme qe nga ato me te qendrueshme e deri tek ato te perkohshme ne nje zallumahi te peshtjellimit ne mbijetese kane bere  pune te lavdeueshme, por te shtyre nga fitimi kane vene dollarin ne krye te burrave, duke ulur ne jerevine e kafsheve vlerat e kultures sone kombetare.
Kam kohe qe me vertitet ne koke te beja nje shkrim per gazeten “Malesia” Madje duke kujtuar nje ngjarje te pakendeshme  ne sallen e veprimatrive te Kishes se Shen Palit. Nuk po me kujtohet viti, ndoshta me shume se nje dekade. Kishte dale ne treg gazeta apo revista “Malesia” Nuk e kisha pare, por njeri qe e merrnin per shume kompetent per keto pune leshoj nje helm kundra saj sa as neperka e oazeve te shkretetires nuk do ta kishte leshuar mes nje grupi njerezish dhe malesoreve bujar dhe dashamires te kultures. Ata nuk folen, por mbaj mend se kjo gazete thuhej se nuk ka asgje nga thalbi kombetar dhe as me pak nga tematika dhe kaligrafia gjuhesore. Keshtu ne fakt kesaj gazete nuk i mberriti zani ne Detroit….Nje mjegull me vertitej dhe me zgjonte kureshtjen vetem ta shihja nje dite… Dhe ajo erdhi se nuk mund ta perngonte as plumbi i rende i fosileve qe kane zene kryet e vendit dhe nuk levizin. Gjuha e tyre eshte e kuqe dhe eshte e zeze dhe helmi te djeg ne gjak e te zverdh ne lekure. I mjere ai qe u shkon mbrapa dhe i ushqen si gjarperin ne gji. Kane lindur per hel o njeri!
Mediat ketu me diaspore me shume merren me politike, me shume eksportojne  dhe mbjellin nder shqiptare ligesi te politikes shqiptare dhe kosovare. Me shume merren se sa u peshojne kocet politikaneve dhe ajo c’ka eshte me e paprenushmja nuk i ndahen heroit pozitiv. Dikur heroi pozitiv ishte brigadier, sekretari i partise, kryetari i keshilli apo i frontit e sot burri me i mire eshte dollari, atij i jane qepur si muti kepuces dhe nuk i ndahet. I lartesojne keta njerez per 20-100 dollare deri ne majen e olimpit, ua bejne biografine deri sa te dekorohen e me pas kur nuk e leshojne cekun i fundosin deri ne rrenje te kulles se brumbullit.
Po a eshte Vasel Gilaj nje njeri i tille?! Rri shtrember e fol drejt, o njeri, nese ke sy ne balle! Une nuk e njoh personalisht dhe kjo nuk ka kurrfare rendesie. Rendesi ka se Ai edhe pse ka pak vite ne Amerike eshte nje leksion i mire, e i drejte se si gazetari duhet te jete princ i guximit qytetar. Ai me fisnikerine e tij dhe me te gjitha shqisat eshte pasqyra e gazetarise se vertete, pa doreza dhe ne sherbim te pakursyer te fjales se lire dhe te bashkimit. Gazetar qe nuk eshte servil qe lepine zhanrre dhe zhargone qe te te fitoje dicka. Jo ai nuk i pranon keto microbe madje mikrob gjakse qe jane veshur kemishes se bardhe te shqiptarit ne diaspore.
A ka fenomene positive diaspora?! Shuuuume! Po aka dhe negative domosdo! Vasel Gilaj eshte kunder cdo personalizimi, por fenomenin ai e shikon ne rrafshin shoqeror. Ai eshte kunder nje grupi qe me nje emer te madh te fshehe nje krim korrapti te madh. U shemben piramidat kufitare, pse duhet te ndertohen ato nga njerezit me cimenton e paragjykimit?! Fosilet ne diktature ishin nen urdherat e rrepta te partise e tani ato themelojne parti-shoqata qe jane ne vartesi te tyre. Krejt e cuditshme eshte ne diaspore kur shefat e ketyre ne dikature jane kthyer ne vartes te tyre dhe me nje fanatizem te fantaksur ta thajne pragun nese nuk je i kujdesshem. Madje nje i mencur dhe i vuajtur u shpreh nje dite me dhimbje dhe sy te perlotur. “…nuk kam arme tjeter te mbrohem per vec se ne njerin xhep te mbaj librin e shenjte dhe ne tjetrin kanunin e zakoneve tona. Ndoshta njeri prej tyre do ta mboje jeten time dhe te femijeve!”
…zani malesor, zani i shenjte qe i rrok majat…
Keshtu gazeta “Malesia” hyri ne selite e shenjta te diaspores me te drejten e vet dhe te personalitetit te fjales qe mbart dhe qe percjelle tek lexuesit. Dua te bej nje paranteze se malesoret e Malesise Madhe ne Mal te Zi kane nje kontribut te pazevendesueshem ne pentagramin e fjales se lire dhe te besimit . Ndonse nuk jane te vlersuar aq shume une mund te permend me mburrje dhe pa mu lodhur cerpiku, ne Detroit Prof. Dok  Gjon Sinishta, Pof. Martin Camaj, Prof. Zef Camaj,  Gjok Martini Dr. Prof. Gjon Kelmendi, Mark Prela Gjoka, Palok Camaj, Rrok Dedvukaj, Luigj Gjokaj,  Dom Prek Ndrevashaj e Dom Anton Kcira…e shume emra te tjere qe kane kontribute brilante ne median e shkruar , ne radio e Tv.
Une ndjehem krenar per vepren dhe vizionin e Vasel Gilajt. Ai eshte vazhdues dinjitoz i ketyre figurave dhe pse jo edhe nje shkelqese qe kerkon te kaperceje gardhet dhe ferrat meskine qe na ngaterrohen neper kembe ne punen tone. Vasel Gilaj me frymen e vet e ka sfiduar kohen e lige te pengesave dhe lirshem e me kurajo po ju jep vlerave qyteteruse nje vlere shtese me studimet e me shkrimet qe vala e patriotizmit i pertheu me nje euforizem te paqendrueshem. Gazetari eshte bujk i fares te se vertetes, ose mos e merr penen per te shkruar. Ne duhet ti shlyejme nga ndergjegja jone njollat e zeza te ndarjes dhe ti sherbejme bashkimit. Ka politika ne Kosove dhe ne Shqiperi qe kerkojne qe te rrudhet sa me shume teritori shqiptar me qellim qe ta kene me te lehte sundimin. Po Vesel Gilaj eshte kunda shitjes. Kundra shitjes se personalitetit, kundar shitjes se shpirtit, kundra shitjes se gjakut dhe te eshtave qe varret na i ndane me kufij me xhemba. Shikoni ju malesore qe nuk reagoni kur Akademia e Malit te Zi na ofendon deri ne rrenje te trungut, kur forca te errata shqitare godasin gazetarin, politikanin e ri, studentin e shkencave politike Kristian Dukaj ne mes te Podgorices kur ai ben thittje per largimin e mykut qe ia ka zene frymen Malesise!
C’fare po thote Vasel Gilaj?! Se nuk jemi te bashkuar! Po a mund te jepni nje fakt se ne jemi te bashkur, kur secila shoqate therret , me ne drejt bashkimit kobetar!” Po kush eshte kontributi i tyre ne kete fushe?! Enigme e gjalle!  Asnje takim per 17 vjet ne Amerike nuk njoh te jete bere mes diaspores shqiptare te Detroit me ate ne New-Yorg per te vepruar  si nje trup i vetem per ceshtje qe preukupojne   Malesine, Plaven dhe Gucine, Camerine! Eshte e vertete qe jane takuar antare te shoqatave malesore ne Mal te Zi qe veprojne ne Amerike, po ne keto grupime  fisnore e ne disa raste kapricioze nuk kane te drejte te marrin pjese malesore nga travat shqiptare. Te dyja jane shqiptare si nje zemer me dy valvula e keshtu sebashku ta percojne ne damar gjakun shqiptar. Kete po thote Vasel Gilaj, apo Qazim Doda kur pohon se njeh me emer seksere dekoratash! Nuk eshte e drejte dhe as morale ti thuhet gazetarit, merru me problemet e krahines tende, se edhe Kosova edhe Malesia nuk jane ceshtje personale po ceshtje kombetare qe kerkojne zgjidhjen nga angazhimi i te gjithve dhe jo nga perjashtimi. Keshtu me pak fjale Vasel Gilaj eshte syri dhe veshi i fenomeneve te dites, qe kur jane pozitive ti ndicojme me lart dhe kur jane negative te shprazim te gjitha baterite per rregullim e tyre.