Galdini: Shqiperia duhet ti zgjedhe e lire dhe sa me shpejt ata qe do te votojne Reformen ne Drejtesi

Arian GaldiniNgurtesia e Kryeministrit Edi Rama per ti dhene konsensus Opozites, per miratimin e Reformes ne Drejtesi, sot u zhvesh plotesisht dhe u kthye ne qendrim zyrtar. – deklaron Arian Galdini, Kryetar i LDE. Aleati i Partise Demokratike thote ne njoftimin per shtyp qe ka leshuar LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, se: Deklarimi i sotem i Kryeministrit Rama per zero shanse per Reforme ne Drejtesi, deshmon edhe njehere se ne kemi hyre ne nje qorrsokak politik te cilin e zgjidh vetem populli. Jo me Referendum. Referendumet antipopull, antiOpozite dhe anti mendim ndryshe, Edi Rama e ka tradite ti beje brenda PS. Sepse ai Referendumet i sheh si Unanimitet qe poshteron, mund, asgjeson kundershtite, mendimin ndryshe dhe kriticizmin. Paaftesia e ketij Kryeministri per te udhehequr, ka si simptome madhore pikerisht deshiren e tij per te sunduar. Ndaj edhe do te ishte rrezik publik, demokratik dhe kombetar cdo vijimesi e lejimit te ketij Kryeministri per te kerkuar miratimin e Reformes ne Drejtesi si rezultat i fuqise prej sundimtari. LDE i ben thirrje PD dhe Opozites qe te nderpresin cdo komunikim me Kryeministrin Edi Rama lidhur me Reformen ne Drejtesi dhe te ndezim se bashku menjehere motorat per Zgjedhje te Parakohshme. Referendumi eshte cizme sundimtari qe kerkon te shtype e asgjesoje Opoziten. Zgjedhjet e parakohshme jane fuqia e qytetarit per te autorizuar perfaqesues te denje ne Kuvend qe te miratojne nje Reforme ne Drejtesi qe sjell Drejtesi, ndeshkon te pandeshkueshmit, lufton korupsionin dhe krimin e organizuar. Ne si Opozite me ne krye PD duhet te behemi gati e kerkojme vec zgjedhje te parakohshme. E se bashku te punojme qe keto zgjedhje te parakohshme te behen sa me te lira e sa me te ndershme. Vetem zgjedhjet e lira, te ndershme e te parakohshme mund te bejne te mundur qe ne te perfaqesohemi nga njerez te denje, qeverisemi nga njerez te drejte e te merituar dhe te bejme Reforma te thella transformuese dhe perendimorizuese te vendit.