Galdini i pergjigjet Majkos: Edhe Zgjedhje te parakohshme, edhe Reforme ne Drejtesi

Koalicioni Opozitar sic duket ka zgjedhur aleatin me te ri te PD, Arian Galdinin per tiu pergjigjur Pandeli Majkos. Kryeministri Edi Rama ka kerkuar nga ish Kryeministri Pandeli Majko qe te shantazhoje Opoziten dhe LSI nepermjet nje statusi ne facebook ne te cilin Majko shkruan: Ose Reformen ne Drejtesi, ose Zgjedhje te parakohshme. Nderkohe Kryetari i LDE Arian Galdini i pergjigjet po me nje status ne facebook. Ja teksti i plote i pergjigjes se Galdinit per Majkon: “Sot jam ne nje mendje me Pandeli Majkon. Vetem me nje ndryshim. Majko e thote ose Reforme ne Drejtesi, ose Zgjedhje te parakohshme. Ndersa une them: Edhe Reforme ne Drejtesi, edhe Zgjedhje te Parakohshme. Une them ose: Edhe Zgjedhje te parakohshme, edhe Reforme ne Drejtesi. Reforma ne Drejtesi nuk mund te perdoret si shantazh per Zgjedhjet. E as Zgjedhjet nuk mund te perdoren si shantazh per Reformen ne Drejtesi. Zgjedhjet dhe Reforma jane si buka dhe gjalpi. Jane ushqim per demokracine. Ka ikur koha kur zgjedhjet, vota dhe reformat jane plumb dhe burg per armikun. Zgjedhjet jane pjesemarrja dhe perfaqesimi i popullit e qytetareve ne pushtete e qeverisje. Reforma ne Drejtesi eshte fuqia e qytetareve per te mos lejuar te ligjte te kapin pushtetet, e per te ndeshkuar te ligjte qe i kane kapur dhe keqperdorur pushtetet. Dashte Zoti e keni kete mendje Pandi. Sepse nuk ka me keq sesa nje klase politike qe ka frike nga populli i vete. Ne zgjedhje te shkojme. Sa me pare.”