FUSHATA PER ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT/ Premtimi i Bashës: Nuk do të lejojmë asnjë taksidar në biznesin tuaj

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimeve sot me banorë të njësisë 8, u ka shpjeguar qytetareve planin ekonomik dhe u ka demonstruar pullën që do vendoset në njësitë tregtare, të biznesit të vogël, që do mbajë larg tatimoret pasi të shlyejnë detyrimin, vetëm 1.5 përqind të xhiros.

“Si kjo do të jetë pulla fiskale, por e çertifikuar nga Ministria e Financave. Ja si do të bëhet, – shpjegoi Basha duke e ngjitur vetë në xhamin e një biznesi. – Do të jetë një çik më e vogël se kjo, besoj. Hajde shikoje, – ftoi ai pronaren e dyqanit. –  Ndalim kalimi për inspektorët dhe tatimorët,” – u shpjegoi kreu i opozitës, tregtarëve dhe qytetarëve të mbledhur.

Por gjatë ecjes, Basha ka kaluar pranë banesës ku ka lindur në Tiranë.  Banoret u ankuan edhe për varfëri e lënia pas dore të lagjes. Banorët e njësisë 8 e shohin Bashën kryeministër edhe si zgjidhje të halleve të tyre.