FUSHATA ELEKTORALE PER ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT/ Si tallet Edi Rama me krerët e partive rivale

Edi Rama nuk po përmbahet më. Si rrallë në ndonjë fushatë ai ka marrë përsipër të tallet vetë me rivalët e tij, kryetarët e partive të tjera. Në monologun e djeshëm në Facebook kryeministri aktual theksoi me ironi, se as Luli, as Petriti dhe as Beni nuk mund të bëhen kryeministra duke lënë të kuptohet se ky post i takon vetëm atij.

Por ky nuk është një rast i veçuar. Gjatë gjithë fushatës Rama i ka ironizuar kryetarët e partive të tjera. Dhe qëllimet e tij janë dy. E para të ulë votat e LSI. Dhe tjetra të mos dëmtohet Rilindja nga votat që mund të mërrin ish aleatët e saj të majtë tani që nuk janë në koalicion me të (Pra këto vota shkojnë kot dhe nuk llogariten më për Ramën).

Shikoni videon e mëposhtme me një përmbledhje ku Rama ironizon krerët e partive të tjera. (LAPSI.AL)

Video: