FUSHATA ELEKTORALE/ Edi Rama në Reç të Malsisë së Madhe, me banorët për sa shumë kemi bërë në këto 44 muaj dhe sa shumë më shumë do të bëjmë në 4 vitet që vijnë

Për prodhimet e mrekullueshme bujqësore e blegtorale të kësaj zone, gjatë pjesës së parë, ulëm taksat për lëndët e para, zeruam TVSH-në për makineritë bujqësore, bëmë rimbursimin e TVSH-së për prodhimet e fermerëve, rritëm me 40% fondet dhe me 60% numrin e fermerëve përfitues. Në vetëm 44 muaj dyfishuam sipërfaqen e tokës bujësore që ujitet e kullohet, rritëm eksportet bujqësore me 70% dhe vendosëm një raport të ri importe-eksporte të paimagjinueshëm 3 vjet e gjysëm më pare: Nga 7 me 1 më 2013, sot ky raport është vetëm 3.9 me 1. Eksporti i bimëve medicinale, një aktivitet i rëndësishëm për punësimin dhe ekonominë e tërë kësaj zone, u rrit me 42%.

Në pjesën e dytë do të sigurojmë ujë për çdo parcelë, do rrisim me 232 milionë dollarë financimet për Bujqësinë dhe me TVSH zero për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët, fermerët do të përfitojnë 20 milionë dollarë të tjera çdo vit.

Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse PS nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam

https://www.facebook.com/edirama.al/