FUSHATA E ZGJEDHJEVE/ Mesazhi i Bashës nga Fieri: “Miliardat që i përpiu oligarkia, do t’ua shpërndajmë popullit”

Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha deklaroi dje nga Fieri se me qeverisjen e tij, shpenzimeve korruptive do t’u vijë fundi dhe miliardat që i përpiu oligarkia në qeverinë e Edvinit do t’i gëzojnë qytetarët. Kreu i opozitës së bashkuar theksoi se Edi Rama gënjeu qytetarët me premtimet e tij dhe se është njeriu që ka shkatërruar ekonominë

Kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi nga Fieri se nëse zgjidhet kryeministër, shpenzimeve korruptive do t’u vijë fundi dhe miliardat që i përpiu oligarkia në qeverinë Rama, do t’i gëzojnë qytetarët. Kreu i PD theksoi se Edi Rama gënjeu qytetarët me premtimet e tij dhe se është njeriu që ka shkatërruar ekonominë. “Edi Rama i shkeli premtimet, s’kishte qëllim ti mbante, ishte karremi për pushtetin. Katër vite timon i Ramës ishte shkatërrimi i ekonomisë…. Do ti japim fund shpenzime korruptove, fasadave, palmave, koncesioneve korruptive. Miliardat që i përpiu oligarkia dhe do ti gëzojnë fëmijët e Fierit, pensionistët e Fierit, njerëzit në nevojë, do ti kthejmë në subvencionet për fermerët”, tha Basha. Lulzim Basha prezantoi edhe njëherë çfarë përmban plani ekonomik i PD-së: “Ne kemi objektiv ekonominë e fortë, uljen e taksave, të TVSH-së, financimet për fermerët e gjithë Shqipërisë, mbështetje për studentët, që kurrë më pamundësia ekonomike mos ti pengojë për mbaruar universitetin. 10 mijë studentë të kenë stazhe pune të paguara. Koha e cirkut estradës, do marrë fund njëherë e mirë me votën tuaj për numrin 6. Do vijë “Republika e Re” e taksave të ulëta, e modelit europian ku vogëlushët do gëzojnë shkolla me cilësi të lartë me drektë të paguar”. Basha theksoi se ka vetëm një plan për ta nxjerrë ekonominë nga kriza ky është plani i Partisë Demokratike, “me vulat gjermane dhe me mbështetje amerikane”. Kreu i PD-së shtoi se Rama, kur flitet për ekonominë, “belbëzon, i merret goja dhe gjunjët”. “Flet për gjithçka veç ekonomisë, punësimit, kur vjen fjala te ekonomia i merret goja, s’flet dot”, theksoi Basha. Krye opozitari foli edhe për Reformën në Drejtësi ndërsa tha se“Reformën në drejtësi se ndal dot më askush, institucionet e forta që ndihmojnë qytetarët e jo që i godasin do të jenë më të forta në ‘Republikën e Re’”.

Basha për Rama-Metën: Koha e cirkut mbaroi, kryeministër do të jem unë/Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në mitingun përmbyllës në qytetin e Fierit, ka deklaruar edhe një herë se republika e re do të ndryshojë të ardhmen e vendit dhe qeveria do të jetë e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe pushtetarëve. Basha Iu ka shpjeguar qytetarëve të fierit planin e tij ekonomik, për ulje taksash dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndërsa ka theksuar se as Rama dhe as meta nuk do të jenë më në krye të vendit, pasi qytetarët do ti ndëshkojnë me votë. “Koha e cirkut, talljeve dhe përbuzjes së shqiptarëve do marrë fund njëherë e mirë me votën tuaj për numrin 6. Estrada e fundit sikur të ishte falas do ishte mirë, por mos harroni, estradën e keni paguar shtrenjtë, plot 16 mld euro në 4 vite. Mos ja falni, ndëshkojeni me votë. Edi Rama nuk beson tek plani im ekonomik ai beson tek taksat e larta, fasadat dhe palmat. Belbëzon, i merret goja, i merren gjunjët, e keni parë si shtrihet në skenë, flet për gjithçka, përveç ekonomisë, punësimit. Nga Fieri le ta dijë Rama dhe Meta se reformën në drejtësi nuk e ndal dot askush, se institucionet e forta shtetërore që ndihmojnë e nuk godasin qytetarët do jenë edhe më të forta nën republikën e re. Në 25 qershor do kemi një republikë të re me taksa të ulëta apo një si kjo që shkatërron? Kjo s’është më çështje timoni, por çështja e motorit që është për një ekonomi të sigurt. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama as një tjetër. Me mua kryeministër timonin e fatit, punës, jetës do ta keni në duart tuaja”,- tha Basha para qytetarëve. Basha me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ulje taksash, nxitje investimesh, konkurrencë e ndershme. Kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e djeshëm një takim pune me bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Basha shpjegoi planin e tij të integruar ekonomik dhe foli për uljen e taksave, nxitjen e investimeve, mbështetjen e zhvillimit të industrisë prodhuese dhe të bujqësisë. “Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurrencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë”, u shpreh Basha. Zoti Basha tha se plani i tij është i harmonizuar dhe tërësor dhe të gjithë elementët e tij janë të domosdoshëm për sukses. Kreu i opozitës u shpreh se për katër vjet qeveria ka patur prioritetet e gabuara duke i angazhuar burimet financiare dhe njerëzore të vendit në përdorime sipërfaqësore që nuk krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe prodhim. Vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit të tij. Ky plan ngjalli interes, dhe investitorët e mirëpritën politikën e taksave të ulura për biznesin dhe riorientimin e burimeve publike në shërbim të zhvillimit ekonomik.​

Mediu në Levan të Fierit : Çdo demokrat të kthehet në shtëpinë e vet/ Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi disa takime elektorale në bashkinë e Vorës. Gjatë bisedimeve me banorë dhe simpatizantë në fshatin Gjokaj kreut republikan, paraqiti programin politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi se forcimi i ekonomisë individuale nëpërmjet taksimit të ulët do të jetë çelësi i suksesit të “Republikës së re”. Një tjetër takim Mediu zhvilloi dhe me banorët e Levanit në Fier ku u shpreh se tashmë qeveria Rama, ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, por kryesisht në atë të vendosjes së ligjit dhe territorit nën kontroll.  “Mund të ndryshosh pozicione politike për xhepin tënd por turpin më të madh e ke me ata njerëz që të kanë votuar.  I bëj thirrje çdo demokrati të kthehet në shtëpinë e vet. Cdo republikan të votojë PD”. Një tjetër takim gjatë ditës së djeshme, ishte edhe ai me banorët e fshatit Picar, pranë bashkisë Vorë.