Fundi pa lavdi i Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” dhe fillimi i ri i shansit kuqezi

Vitet dhe pesha e rëndë e harrimit e shuan ngadalë lavdinë e simbolit të tifozërisë kuqezi. Burrokracia dhe spekulimet e lanë këtë memuar të historisë ta zinte pesha e saj përfundi. Ikja e tifozëve në “Elbasan Arena” dhe shndrrimi i kësaj përmendoreje nostalgjie në një gërmadhë mjerane e katandisën atë një pikëllim lëngues të një prehëri amësor të kryeqytetit. Kacafytjet poilitike dhe betejat në dyelet e interesave, mbivendosjet e kalkeve dhe paradat 3D e shndërruan kufomën e futbollit dhe placentën e armërisë së tifozërisë në një “mollë sherri”. Gjithsesi gjithçka tashmë i përket të shkuarës, edhe vetë historia e kësaj ngrehine ovacionesh dhe emocionesh shpërthyese. Makineri të rënda kanë nisur ta kafshojnë shtatin e drobitur të kësaj ndërmendje historike. Hekuri, betoni, tullat dhe mbetjet e tjera sa vijnë e fashisin atë çfarë ishte dergjur në agoninë e vet.

Qemal StafaPas 77 vitesh që kur u vu gurthemeli i parë në gushtin e vitit 1939 dhe hapjes më 7 tetor 1946, stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” pushon së ekzistuari. Shuhet sakaq legjenda e tifozërisë. Rrëzohet altari i shpirtit dhe zemrës së mijëra e mijëra futbolldashësve dhe jo vetëm, për t’i lënë vendin një impjanti të ri, një gjigandi që rreket t’i ofrohet metropolit shqiptar si një mundësi më dinjitoze.

Stadiumi kombëtar Qemal Stafa është stadiumi më i madh i Shqipërisë. Ndërtimi i stadiumit ka filluar në vitin 1939 në Tiranë. Pas një ndërprerje 3-vjeçare (më 1943), impianti përfundoi në vitin 1946. Inaugurimi është bërë në vitin 1946 me ndeshjet e ballkaniadës. Kapaciteti 19,700 mijë vende.

Historia e futbollit shqiptar, monumentali “Qemal Stafa” ka nisur të shembet për t’i hapur rrugën stadiumit të ri të Tiranës. Më në fund për “Qemal Stafën” ka një fillim të ri. Në janar me të gjitha gjasat do të fillojë prishja e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” dhe normalisht konservimit të fasadës së stadiumit të vjetër për të nisur punimet ndërtimi i stadiumit të ri. Është bërë e ditur se pritet që së afërmi të nisin punimet për stadiumin e tretë modern në vend, i cili do të jetë alternativë e “Elbasan Arena”-s. Pas tre muajve, pra duke nisur prej janarit 2016, do të nisë shembja e impiantit të vjetër Qemal Stafa, aty ku do të ndërtohet edhe stadiumi i ri. I gjithë procesi parashikohet të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë, periudhë gjatë se cilës kombëtarja do të jetë në Francë, e angazhuar në finalet e Kampionatit Europian. Projekti mbetet i njëjti me atë që Federata e Futbollit ka paraqitur disa muaj më parë.

Problemi më i madh i projektit që hyri në agjendën e 100-Vjetorit të Pavarësisë ka mbetur në letër që prej 2011-ës ishin paratë. Kushtet mes kompanisë që fitoi tenderin ndërkombëtar dhe FSHF-së, janë bllokuar prej fillimit të 2014-ës. Ka pasur një ngërç dhe kompania që fitoi nuk merrte përsipër të ndërtonte stadiumin. Ajo kërkon garanci financiare, por palët kanë rënë dakord edhe me ndëmjetësimin e qeverisë që situata të çbllokohet. Kompania që ka fituar të drejtën e ndërtimit ka që në harkun e më shumë se 30 viteve që ajo do të ketë një pjesë të konçensionit të këtij stadiumi, të mund të fitojë minimalisht paratë që do të investojë. Në të kundërt ka kërkuar që, nëse kjo gjë nuk arrihet, atëherë të jetë shteti shqiptar dhe FSHF-ja, duhet ta rimbursojë këtë kompani. Qeveria shqiptare, e cila ka 25 për qind të aksioneve në shoqërinë aksionare që është ngritur për menaxhimin e stadiumit, ka konfirmuar se do të japë disa milionë euro për stadiumin e ri.

“MANICA Architecture & Progetto CMR”, si arkitektët ekskluzivë të kompanisë ndërtuese që do të merrte përsipër ndërtimin e impiantit, ishin fituesit e konkursit ndërkombëtarë të projektimit për stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë. Stadiumi i ri do të zëvendësojë stadiumin “Qemal Stafa”, të ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe të rinovuar më vonë në 1974. Stadiumi është i vendosur në një zonë historike të qytetit të Tiranës, pak kilometra nga qendra, në një nga zonat më interesante të kryeqytetit shqiptar. Në këtë vend strategjik për qytetin, stadiumi ka një sipërfaqe prej 36.000 metra katrorë dhe do të njihet si pikëmbështetje e marrëdhënieve ndërmjet boshllëkun të madh të parkut dhe strukturës së konsoliduar ekzistuese të Tiranës.

Kompleksi i ri , me një sipërfaqe të ndërtuar prej 43.000 metra katrorë (duke përfshirë 25.000 metra katrorë funksione të dedikuara për stadiumin, 10.000 metra katrorë për zyra dhe 8.000 metra katrorë për pakicë komerciale), është parashikuar si një strukturë e integruar. I dizenjuar si një stadium i kategorisë së 4-të të UEFA-s, vendi do të bëhet një pjesë e strukturës shoqërore të qytetit, dhe do të përdoret si një ndërtesë publike e hapur për qytetarët gjatë gjithë vitit. Stadiumi ri i Tiranës është parashikuar të përfundojë në vitin 2018. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.500 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara.

Sigurisht një projekt i tillë ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive transmetimi. Me një përllogaritje të thjeshtë “Qemal Stafa” mund të jetë gati në 2017-2018 gjithmonë nëse nisin punimet brenda janarit të vitit 2016. Me një përllogaritje të thjeshtë tifozët kuqezi nuk do ta shohin përfaqësuesen para 2018-ës në Tiranë. Elbasani është afër dhe të gjithë duhet të mësohemi të shohim përfaqësuesen në këtë impiant apo në “Loro Boroçi” që pritet të ndërtohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Me konsulencën e KPMG- së u vendos që stadiumi kushton rreth 60 milionë euro përafërsisht. I programuar dhe ideuar më parë për një kapacitet prej 22.500 vendësh, ose afërsisht rreth 6 mijë vende më shumë se sa kapaciteti aktual i “Qemal Stafës”. Arsyeja ka qenë kosto e lartë, pasi stadiumi do rindërtohet plotësisht.

Fakte historike

Më 1939 Italia fashiste me të pushtuar Shqipërinë projektoi stadiumin e ri olimpik të Tiranës. U punua për më shumë se 3 vite dhe e ndërpre në gushtin e vitit 1943, pak ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste.

Më 1946-ën komunistët e ardhur në pushtet kërkuan me ngulm përfundimin e punimeve, pasi në të do të zhvilloheshin Lojërat e para Ballkanike të pasluftës, më 1946.

Stadiumit iu vu emri “Qemal Stafa” dhe U angazhuan 400 punëtorë, të ndihmuar nga 150 vullnetarë të përditshëm. 300 mijë franga shqiptare u investuan për përfundimin e punimeve të pas luftës

Më 1962 nis zëvendësimi i shkallëve të drunjta sepse rrezikonin jetën e tifozëve. Më 1974-ën nisi rinovimi i stadiumit me pamjen që është aktualisht.

 

Skicat dhe fotot historike/ Ja si u ngrit stadiumi “Qemal Stafa”…

13131446_940572576059303_3438961603945432351_o-1Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka rrëfyer se është ai, që ka ndikuar tek Kryeministri Rama për të ruajtur ballinën e Stadiumit Kombëtar si një gjurmë me rëndësi historike dhe kulturore.

Njëherësh, FTK ka hedhur sot një vështrim historik me fotografi të kohës mbi “Qemal Stafën”: Që nga skicimi, ndërtimi, inspektimi nga delegacioni fashist dhe konti Çiano e derisa ai erdhi e u mpak.

“Më në fund, falë reagimit publik, ku Forumi ynë pati rolin e vet, – shprehet Forumi, –  Kryeministri hoqi dore nga ideja fillestare e zhdukjes së çdo gjurme të stadiumit ekzistues, duke pranuar ruajtjen e pjesës ballore të tij.

Përmes një vështrimi historik të jetës së Stadiumit Kombëtar, po përpiqemi të vijojmë të ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të kësaj vendimmarrjeje, ashtu edhe në mbajtjen ndezur të opinionit publik, i cili deri tani e ka luajtur rolin e vet”.

1940. Stadiumi Olimpik – Tirane.
Skice mbreselenese e prospektit te stadiumit, realizuar mrekullisht dhe pa ndryshime te fasades ç’ka do duhej per ta perfunduar kompozimin ballor te saj, jane grupet e munguara skulpturore volumetrike, te cilat u “balancuan” me pas me vendosjen e dy basorelieve ne dy anet e hyrjes qendrore, si dhe te flamurmbajteseve te fuqishme vertikale, qe theksojne horizontalitetin elegant te ketij impianti sportiv.

2
Pamje zogu e ansamblit te Bosios, ku stadiumi eshte ne fazat fillestare te konceptit te tij, me cavea-n realizuar ne “terrapiena” dhe me nje ekzagjerim te aksit gjatesor te struktures sportive per efekt te perngjasimit te saj me hipodromet dhe stadiumet e antikitetit klasik romak.

3

Kompozimi planimetrik i ansamblit te Gherardo Bosios – ku konceptualisht verehet trekendeshi edukativ Sport-Shkence-Art (stadium olimpik, universiteti politeknik, instituti arteve) – realizon te njejten harmoni edhe ne nivel te shpendarjes plani-volumetrike. Kjo arrihet permes kombinimit te kompozimit te lire te formave sipas matrices racionaliste, me ate simetrik sipas matrices klasiciste. Distancat dhe permasat jane dimensionuar me nje precizin kirurgjikal veshtiresisht i ndryshueshem.

4
1940. Hierarke te larte te shtetit duke admiruar maketin e ansamblit te Tiranes, ku stadiumi ze nje vend qendror. Shkalla e madhe e paraqitjes tregon rendesine qe kishte ky realizim per shtetin italian. Fotoja marre ne Fiera del Levante ne Bari. (Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)

5
Foto e fillimviteve ’40 – gjate kohes kur ndertohej stadiumi. Sic vihet re, eshte braktisur ideja e “terrapieno”-s dhe eshte modernizuar projekti permes futjes se strukturave b-arme. Ideja e mbushjes me dhe ruhet “artificialisht” vetem ne fasaden kryesore, ndersa pjesa tjeter vihet ne dispozicion te mjediseve ndihmese. (Fototeka e AQSH)
6
1941. Nje nder stacionet kryesore te delegacionit te larte italian ne Tirane, kryesuar nga konti Ciano (ne qender), ishte vizita ne kantjerin e stadiumit.
Vepra kishte nje rendesi kardinale per emancipimin sportiv te nje vendi qe po linte mesjeten pas, por edhe per naltimin e imazhit te Italise fashiste ne Ballkan. (Fondi LUCE ne Fototeken e AQSH)
13131446_940572576059303_3438961603945432351_o
Fotografi e rralle bere ne kapercyellun e viteve 1944-1945. Pastrimit i sheshit para stadiumit nga mbeturinat e krijuara gjate kaosit per clirimin e Tiranes. Mbi porte nxijne shenjat e shperthimit te predhave gjate luftimeve. Vihet re hyrja ende e pamanipuluar (si ne projektin origjinal) dhe skarpatat e dheut ende te pasistemuara. Stadiumi nuk u perfundua dot nga italianet dhe materialet e gurta rifinituriale ndodhen ende aty pas dy vjetesh ne sheshin-kantier.
13173426_940572672725960_3425903406455906221_o
Stadiumi ne gjendjen e degraduar, por te patjetersuar (me perjashtim te mbylljes se dy portare e qendrore nga basorelievet) sikurse paraqitej ne vitet 70 te shek XX. Nje ritrajtim dhe restaurim kriterial i kesaj fasade, duke hequr shtesat e panevojeshme, do ta rikualifikonte strukturen tashme 85-vjeçare dhe do krijonte mundesine e Integrimit te saj sipas kerkesave te kohes, pa humbur komponentet themelore te volumetrise.

13138763_940572676059293_5473959177261659679_n
Fusha pas stadiumit, ne nje foto te fundviteve 70, kur ajo ende nuk ishte zene nga zhvillimet urbane te dy dekadave “fatale” 1995-2015.

13119824_940572619392632_4530049331213834834_o
Si paraqitej brendia e stadiumit ne fund te viteve 70 mbasi qe ndertuar struktura beton-arme e shkallares ne te tre anet e saj pa strehe ndryshe nga projekti fillestar. Vihet re gjithashtu shkurtimi i pistes se atletikes per efekt te normativave nderkombetare.

13147722_940572659392628_6390605243984519432_o

Shqipëri, 1989. (www.skyscrapercity.com, Tema: Albania Before And During The Communism).