FOTO E PANJOHUR E DIKTATORIT/ Ish-udhëheqësi komunist, Enver Hoxha në një foto të ndaluar

Një postim i gazetarit dhe ish-Drejtori i Arkivave te Ministrise se Brendshme, Kastriot Dervishi në profilin e tij në Facebook dhe një foto ku tregohet ish-udhëheqësi komunist në gjëndje të dehur ka rrokur interesimin e portaleve, të cilat nuk kanë nguruar ta publikojnë si futon krejt të pazakontë të Enver Hoxhës, ashtu edhe tekstin shoqërues të Dervishit.

Ne kete foto qe shihni me poshte, te papublikuar me pare, eshte Enver Hoxha, i cili duket ne gjendje te dehur. Ne nje postim ne rrjetet sociale, ish-Drejtori i Arkivave te Ministrise se Brendshme, Kastriot Dervishi shkruan: “Komandanti legjendar” siç nuk e keni parë më parë. “Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini. Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët”, shkruan Dervishi.