Fosilet tregojnë se njeriu është larguar nga Afrika 50,000 vjet më herët nga sa mendohej

Fosilet më të lashta të njeriut modern jashtë Afrikës, të identifikuara së fundmi në Izrael, tregojnë se njerëzit janë larguar nga kontinenti afrikan 50,000 më herët nga sa besohej deri tani.

Nofulla dhe dhëmbët e analizuara hedhin dritë gjithashtu mbi rrugën që njeriu i lashtë ka ndjekur gjatë përhapjes së tij, që prej shfaqjes në Afrikë rreth 200,000 vjet më parë.

Shkencëtarët kanë debatuar prej kohësh për kohën se kur linja moderne e njeriut u përhap nga Afrika për të kolonizuar pjesën tjetër të botës, por mirëkuptimi i përgjithshëm ishte se ai kishte dalë prej kontinentit rreth 70,000 deri në 40,000 vjet më parë.

Pro zbulimet arkeologjike të nisura prej 2014, sugjerojnë se emigrimi i njeriut modern prej Afrikës ka nisur të paktën 100,000 vjet më parë. Për më tepër, fosile Homo Sapiens-i të gjetura në zonat etiopiane Omo e Herto datojnë prej 195,000 dhe 160,000 vjetësh.

Studimet në Lindjen e Mesme për rrugët e mundshme të emigrimit të njeriut modern nga Afrika, sugjerojnë se kjo ka qenë një nga rrugët kryesore të lëvizjes.

Shkencëtarët hetuan një pjesë të nofullës së sipërme të një të rrituri të gjetur në shpellën pre-historike në Misliya Cave, që është një prej disa zinave arkeologjike në malin Carmel në Izrael. Fisoli në fjalë është gjetur nga një student në 2002.
Për zbulimin e epokës së fosileve, studiuesit përdorën teknika të ndryshme datimi, të cilat tregonin se zotëruesi i kockave ka jetuar 177,000 deri në 194,000 vjet më parë. Para zbulimit fosilet më të hershme të njeriut të zbuluara jashtë Afrikës datonin 90,000 deri në 120,000 vjet më parë.

Fakti që tiparet moderne të njeriut, siç tregon studimi i kockave, janë zhvilluar më herët nga sa mendohej, sugjeron se historia biologjike duhet të shtyhet më prapa, dhe kjo mund të shpjegojë prezencën e njeriut në zonën kineze të Azisë rreth 120,000 vjet më parë, thanë studiuesit.
CBSNews