Fiset joshqipetare të Shkodrës

Ky shkrim analitik, por jo i shterruem per Shkodren dhe malsorët e ardhun qe e “paskan prish” qytetin asht nji pasqyre reale e zhvillimit historik te ketij qyteti tuj u mbeshtetë autori ne dokumente autentike historike te M. Barletit etj. me radhe. Por, mendoj une, qytetit mund t’ia kene prish me kohe harmoninë e kulturen e tradicionare kur iken shkodranët e vjeter, te ardhunit nga hapsina e Perandorise Turke, qysh kur ra Shkodra ne 1479-ën. Ata i solli Sulltani me popullue qytetin e, bash njata sollen frymen anadollake e jo malcoret e konvertuem ne myslimanë, se edhe ata ishin shqiptar. E si thote At Zef Pllumi te “Rrno per me deshmue” shqiptaret katolike nga ata myslimanë nuk kane shume dallime nga menyra e jeteses, se pak me i gervishte te kovertuemit ne myslimane, dalin te krishtene.
Studiuesi erudit, i ndjemi Hamdi Bushati, ne vepren e tij voluminoze ka ba studime te hollsishme per familjet e ardhuna nga shtete te Perandorise ose sllavë, italianë etj, siç janë:
Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj: Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si familja Raxhimi (imam nga Egjypti), familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit), familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice), familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut), Çukejt (artilier nga Turqia), Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele), Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame), Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku), Dilaverit (ushtarak nga Turkia), Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit), Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman), Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti), Rust (nepunes), familja Kalact, familja Shehi (shehler me origjine arabe), familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane), familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit), fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit), familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal), familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli), familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel), familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal), familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit), familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise), familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani), familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman), familja Allajbegve (kolonel me origjine turke), familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar), familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).
– Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit ” Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj… Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij…Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha… Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.
2) Familjet te ardhura nga Armenia, Greqia, Austria, Italia: (nga Armenia): te debuar prej turqve nga Mustafa Qemal Ataturku, si familja Johanexhan (punonjes zorresh bagtishe), familja Hagopi (teknik dhe perpunues mendafshi), familja Muzali (mjek). (nga Greqia): familja Kacarosi (nepunes depoje duhani), familja Ronkali (rrobaqepes), familja Idromeno (arkitekt e piktor). Te ardhun (nga Austria, Vjena) familja Ingriz (kepucar dhe nji nga sindikalistat e pare ne Shkoder), (nga Italia): familja Scanietti (artist), familja Zamputti (mjek), familja Tedeschini (mjek qe nga 1760), familja Benussi (farmacist). Edhe rreth ketyre familjeve jepen te dhena te vlefshme historike. Numri i tyre nuk eshte i ndjeshem.
3) Podgoriçajt te ardhur nga Mali i Zi: Emigrantet Podgoriçan u dynden drejt Shkodres ne 4 periudha: 1)Gjate sundimit te Bushatlinjve, 2) Mbas Kongresit te Berlinit, 3) Gjate Luftes se I Botrore, 4) Gjate Luftes se II Botrore”. Podgoriçajt jane sllav musliman nga Podgorica, Shpuza, Nikshiqi – ne pergjithesi nga Mali i Zi. Familjet podgoriçane ma te hershme, sidomos ato te dyndjes se pare, e ndjejne veten shqiptar dhe mjaft prej tyre kan bere shqiptarizimin e emrave duke hjekur mbrapashtesen sllave “iq”. Familja me e hershme dhe me e permendura ne kete studim asht familja Alivoda (Alivodoviq), prej nga rrjedh sot familja Podgorica, familja Bajri e cila dikur quhej Muxhiq, familja Mandia (Mandiq), familja Osmani (Osmanagiq), familja Haveri (Haveriq), familja Uruçi (Uruçeviq), familja Bebeziq, familja Sykaj (Sykniq), Juka (Jukniq), Llukaqi (Llukaqeviq), Halluni (Hallunoviq), familja Striniq. Familja Boshnjaku nga Bosnja etj.
4) Te ardhur nga tokat shqiptare, Ulqini, Tuzi, Kraja: Ka pase emigracion shqiptarsh ne Shkoder edhe nga tokat shqiptare ne Mal te Zi si Ulqini, Tuzi, Kraja. Duhet te them se emigracioni i podgoriçajve, i ulqinakve, etj, i ka dhene shkas ndryshimit te disa zakoneve tradicionale shkodrane.”
Shkoder.net