Firmos Presidenti Donald Trump, urdhëroi NASA-n që të planifikojë një mision me njerëz në Hënë

Me të gjitha hallet në Tokë, me sa duket në rrugë të mbarë për t’u zgjidhur, presidenti Donald Trump urdhëroi agjencinë hapësinore NASA që të planifikojë një mision me njerëz në Hënë, për herë të parë që prej vitit 1972.

Programi i firmosur nga presidenti amerikan do të përqëndrohet tek eksplorimet afatgjata dhe përdorimi i sipërfaqes së Hënës në partneritet me sektorin privat.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se programi i ri do të krijojë themelet për një mision të ardhshmë në Mars, megjithëse nuk dha një datë për këtë.

Ekspërtët thonë se, pavarësisht vullnetit të Trump, duhet miratimi i Kongresit që të akordojë financat për këtë.

Në Kongres ka mbështetje bipartizane për eksplorimin hapësinor, por palët nuk janë dakord për afatet dhe buxhetin e kësaj përpjekjeje.

Sidoqoftë, direktiva e re e Trumpit eliminon planet e caktuara nga paraardhësi i tij, Barack Obama, për të dërguar njerëz në një asteroid afër Tokës.

Misionet hapësinore janë përdorur nga SHBA edhe për të rritur patriotizmin në vend, në garën e viteve ’60 me rusët. Këtë herë, rivali duket se është Kina, e cila në fillim të këtij viti lajmëroi se po bën përgatitje për të dërguar njerëz në Hënë.

Gjatë firmosjes së programit të ri, që u mirëprit me ngazëllim nga NASA, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë lider në kozmos dhe do ta shumëfishojnë këtë aftësi.

Top Channel