Figura dhe personalitetet më të shquara shqiptare që shkëlqyen dhe kontribuan në Perandorinë Osmane

Gjatë periudhës 500-vjeçare  të Perandorinë Otomane e kanë qeverisur 43 kryeministra nga të cilët 38 kanë qenë shqiptarë, 2 nga etni të tjera dhe vetëm 3 kanë qenë turq

 Nesip Kaçi*

Historia e Turqisë së vjetër dhe të re është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrat e shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm dhe mjaft gjurmëlënës gjatë perandorisë osmane. Ata kanë qenë burra shteti, arkitektë dhe personalitete të shquara në fusha të ndryshme të jetës politike e shoqërore.

Roli i shqiptarëve ishte i rëndësishëm jo vetëm në politikë, në qeverisje, në administratë (ministra-Vezirë), bejlerbenj (guvernatorë), sanxhakbejlerë (prefektë), kadilerë (Gjykatës), katibë (sekretarë), në arsim (myderrizë), në ushtri (jeniçerë,spahinj), – po edhe në kulturë, në art, në shkencë, në letërsi etj..

Nesip Kaçi

Këto dhe shumë të dhëna të tjera që nga data e fillimit e deri tek përfundimi si perandori me një superkulturë të ngritur, mbetën për të mos u harruar në shekujt e artë të qytetërimit dhe ngritjes së ndërgjegjes e vetëdijes së myslimanëve në rruzullin tokësor si dhe lidhjen e shqiptarëve dhe ngritjen e tyre me vëllezërit dhe aleatët e natyrshëm osmanë.

***

Perandoria Osmane, e cila u shtri nga Hungaria Veriore deri në Arabinë Jugore, nga Krimeja deri në Afrikën e Veriut, do të përmblidhte në vete edhe trevat shqiptare.

Shqiptarët u bashkuan me këtë perandori gjatë plotfuqishmërisë së saj, dhe për pesëqind vjet ndanë me të lavdinë dhe sfidat e saj. Perandoria osmane, duke ndërtuar një botë multikulturore, mblodhi në gjirin e saj edhe popuj të tjerë. Grekët, hungarezët, serbët, kroatët, vllehtë, pomakët, ciganët, lazët, boshnjakët, çerkezët, bullgarët, rumunët, arabët, kurdët, tartarët, armenët, hebrenjtë dhe shumë popuj të tjerë ndanë kulturën dhe traditat e tyre me “komonuelthin” osman. Kultura që turqit sollën nga Azia Qendrore, e gërshetuar me traditat e popujve që ata sunduan,i dha kulturës osmane madhështinë më të madhe të kulturave të botës në atë periudhë.

Osmanët fillimet e tyre i patën në shekullin XIII gjatë sundimit të Osmanit (1280-1324), i cili themeloi principatën e tij, që më vonë do të bëhej ndër më të famshmet në histori. Perandoria e mëvonshme do të merrte pikërisht emrin e Osmanit dhe do të quhej Perandoria Osmane, sepse ai njihet si sulltani i parë i kësaj perandorie. Si datë e themelimit njihet viti 1299 nga ana e Osmanit, dhe si data e rënies njihet viti 1923 nga ana e Mustafa Qemal Ataturkut.

***

Perandoria Osmane, në kulmin e lulëzimit në shekullin XVI, përfshinte 22.9 milionë km², duke mbajtur viset nga Afrika Veriore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë fushata ushtarake.

Brenda perandorisë mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut ose sulltanit, sovranit të shtetit. Shekujt XVI e XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII e XIX, luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë, shënuan fillimin e rënies së saj. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me Fuqitë e Qendrës, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve u solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur, i cili kryesisht banohej nga populli turk.

Ndër sulltanët më të njohur të kësaj perandorie, ishte edhe Fatih sulltan Mehmet ose Mehmedi II, bashkëkohës i Skënderbeut. Ai arriti të merrte në mënyrë spektakolare Kostandinopojën, kryeqendrën e Perandorisë Bizantine, që më vonë do të quhej Stamboll.

Marrja e këtij qyteti ndodhi më 29 maj 1453. Në krye të Perandorisë Osmane erdhën 36 sulltanë (padishahë), që nga i pari, themeluesi Osman Gazi e deri tek i fundit Mehmeti VI ose, siç njihet ndryshe, Vahdedini. Perandoria Osmane mori fund më 29 tetor 1923, me themelimin e Republikës së Turqisë nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut.

***

Autoritetet e sotme turke e pranojnë që shqiptarët kanë dhënë një kontribut të veçantë në drejtimin e Perandorisë Osmane, si kryeministra dhe pashallarë të shquar.

Kështu kur u inaugurua në Tiranë libri monografik “Shiptarët në Perandorinë Osmane”, ambasadori i Turqisë në Tiranë, shkelqësia e tij Z. Ahmet Rifat Okçun, tha:

“Shqiptarët në Perandorinë Osmane kanë qenë margaritarët, diamantet e perandorisë”. Ndërsa ish kryetari i Mexhlisit të Madh të Turqise, Z. Feruh Bozbejli, gjatë vizitës që bëri në Shqipëri në vitin 1967, në darkën që shtroi për nder të tij në Shkodër, kryetari i komitetit ekzektiv të Shkodrës, Bilal Parruca në fjalimin e mireseardhjes ngriti dolli per miqesine midis Shqiperise dhe Turqise dhe tha si më poshtë: “Ta pimë për miqësinë me Turqinë dhe me humor shtoi, paçka se na kanë pushtuar për 500 vjet me radhë…”

Kjo shkaktoi ilaritet dhe të qeshura nga pjesëmarrësit. Kryetari i Mexhlisit turk Z. Feruh nuk foli për momentin por kur mori fjalën për të përshëndetur edhe ai pjesëmarrësit në darkë tha:

“Ta pimë për miqësinë midis dy popujve tanë”, ndërsa për humorin që bëri Bilal Parruca se Shqipëria është pushtuar 500 vjet nga Turqia tha: “Dëgjoni vëllezër, më dëgjoni pak: Gjatë sundimit otoman 500-vjeçar Perandorinë e kanë qeverisur 43 kryeministra nga të cilët 38 kanë qenë shqiptarë, 2 nga etni të tjera dhe vetëm 3 kanë qenë turq! Dhe tani ju lutem më thoni: Turqia e ka pushtuar Shqipërinë për 500 vjet apo Shqipëria Turqinë?!”

Në sallën e darkës shpërthyen duartrokitje në shenja aprovimi  për përgjigjen e mençur dhe të zgjuar të kryetarit të Mexhlisit të Turqisë.

Kur isha ambasador në Ankara i bëra një vizite Z. Feruh Bozbejli, i cili në atë kohe ishte drejtori i përgjithshëm i Bankës së Punës së Turqisë. Gjatë takimit ai më tha: “Vizita ime në Shqipëri në vitin 1967 do të mbetet në kujtesën time e paharruar në planin personal, ndërsa në raportin midis dy vendeve tona ajo shënoi një zhvillim të ri miqësor.”

***

Krahas shërbimit në ushtri dhe qeveri shqiptarët në perandorinë osmane janë shquar dhe në fusha të tjera të jetës. Shqiptari me etnogjenezën arbërore është jo vetëm luftëtar, por edhe punëtor i denjë, i palodhur, i drejtë, i ndershëm, me talent, aftësi dhe ndërgjegje humanitare. Numri i shqiptarëve të spikatur në jetën pesë shekullore osmane kalon shifrën e mijërave dhe dhjetëra mijërave.

Nuk është e mundur të mësojmë dhe të shënojmë gjithë ato figura, sepse deri në fund të shekullit XIX nuk ekzistonin organe shtypi dhe librat e botuara në shtypshkronja ishin shumë të pakta, prandaj këta njerëz cilësohen si “ushtarë të panjohur”.

Gjithashtu kur kërkojmë figurat shqiptare në veprat biografi ke dhe enciklopedike hasim edhe në një vështirësi tjetër se shumë njerëzve të famshëm nuk u janë shënuar prejardhjet etnike; në atë kohë nuk ekzistonte atdhetaria etnike-kombëtare, nuk ekzistonte nacionalizmi. As të krishterët dhe as myslimanët nuk dallonin racat e njerëzve, gjuhët e popullatave nuk kishin alfabete kombëtare dhe njerëzit dallonin vetëm nga gjuha e folur, vetëm nga kjo e fundit shqiptari njihej me shqiptarin në perandorinë e madhe osmane. Kisha ortodokse e Bizantit (Kostantinopojës), pasi u nda nga Vatikani si gjuhë zyrtare dhe fetare kishte preferuar greqishten që gëzonte alfabet.

Banorët e Kostantinopojës (Stambollit të sotëm) dhe të Perandorisë Bizantine nuk ishin grekë, ata rridhnin nga trakasit, frikasit, mesiatët… etj, që kishin afërsi me ilirët dhe në gjuhë ngjasonin me ilirët, frikasit (frigjianët) p. sh. bukën e shqiptonin bukos. Konstantinopoja ishte themeluar nga një fis trak, i quajtur Byzas (Buzas) në buzë të detit, byzantin. Ky qytet- liman, port i rëndësishëm nga pikëpamja gjeopolitike, ekonomike, strategjike, ushtarake në kohë të romakëve, gjatë viteve 324-334 u rindërtua nga Konstantini i Madh, i cilësuar prej latinëve “Caius Flavius Valerius Aurelius Konstantinus”, ilirian i lindur në Nish, (280-337).

Më 1299 osmanllinjtë kishin themeluar një principatë të vogël “300 çadrash” në pjesën jug-lindore të detit Marmara, që kapte një vend me 3000 km katrore. Kjo datë shënon datëfillimin e Perandorisë Osmane.

Osmanllinjtë, duke përfituar nga dobësia bizantine dhe despotizmi ortodoks, më 1354 kaluan Grykat e Dardaneleve (Çanak-Kales) dhe iu drejtuan viseve të Ballkanit. Ushtria e jeniçerëve po

e konsolidonte Perandorinë Osmane. Tani i kishte ardhur koha të merrej Konstantinopoja, që më pas osmanllinjtë e pagëzuan Stamboll. Më 29 maj 1453 ushtria osmane e pushtoi kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, i cili ishte strategjik, lidhte Azinë me Europën.

Në krye të taborreve që vendosën flamurin Gjysmëhënë në Konstantinopojë i pari ishte ai i komanduar nga Ballaban Pasha, jeniçer nga Mati, i cili erdhi dy-tre herë në Shqipëri në krye të

ekspeditave ushtarake osmane kundër ushtrisë të Skënderbeut për të pushtuar Shqipërinë. Ballaban Pashën në rrethimin e dytë të Krujës e vrau me një shigjetë ushtari i Skënderbeut, Gjergj Aleksi.

Në Krujë edhe sot në lagjen Abaze është një çinar (rrap), i cili quhet çinari i Ballabanecit, Ballabani neci, ngeci. Fjala Ballaban në turqisht domethënw Ari.

SHËRBIMET E SHQIPTARËVE NË FUSHËN E NDËRTIMEVE DHE ARKITEKTURËS

Arkitekt Kasëm Aga (1570-1660)

Ka lindur në Grëmsh (Gramsh) të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë e kaloi në Berat. Pastaj babai i tij e dërgoi në Stamboll për studime profesionale. U bë asistent pranë arkitekt Sinanit të

madh dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale më 1595 u afirmua arkitekt i Pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt (mimarbashë) dhe më 1627 iu dha zyrtarisht ky titull i lartë, kryearkitekt. Ka ndërtuar disa vepra si Yeni xhami-në (xhamia e re) e Stambollit e të tjera. Mimar (Arkitekt) Kasëmi nuk i ndërpreu lidhjet me atdheun, erdhi disa herë në Shqipëri, bëri ndërtime dhe siguroi me djersën e tij një pasuri të madhe, ka lënë me testament një vakëfname. Eshtë varrosur në Yskydar (Stamboll) dhe prehet në varrezat Karaxhaahmet.

Arkitekt Mehmet Isa

Është një arkitekt me origjinë shqiptare, i lindur në Opar, në Stamboll ka qenë asistent i arkitekt Sinanit të madh por nuk i dihet datëlindja dhe datëvdekja, është një nga kryemjeshtrit e Tyrbes

Taxh Mahall në Indi. Këtë vepër monumentale e ka ndërtuar për 22 vjet (1636-1658) në Agra, qytet në breg të lumit Xhuminia. Për këtë vepër kanë punuar 20. 000 punëtorë të zgjedhur. Ishin harxhuar 47 milion fl orinj të asaj kohe. Këtë turbe 82 metra të lartë e kishte urdhëruar të ndërtohej shah Xhihani për gruan e tij. Mauzoleu është bërë me mermer të bardhë, muret janë stolisur me gurë të çmueshëm.

Mehmet Isai mund të ketë vdekur rreth viteve 1660 në burg, i verbuar prej shah Xhihanit mosmirënjohës. Pas rrëzimit të shah Xhihanit, Mehmet Isai u rivarros me nderime pranë Turbes Taxh Mahall.

Arkitekt Sinan Atik Aga (?-1471)

Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf, megjithëse nuk dihet plotësisht jeta e tij, shumë shkrimtarë thonë se Sinan Atik (Isuf) ka qenë shqiptar, devshirme, i mirëstërvitur dhe edukuar në pallatin osman. Është arkitekti që ndërtoi xhaminë Fatih, pas marrjes së Kostantinopojës. Thuhet se xhamia Fatih është xhami e bukur dhe e kompletuar.

Mendohet se veprat e Sinan Atik-ut(Isufi t) janë ngatëruar me veprat arkitekturale aq të shumta (400 e më tepër) të arkitekt Sinanit të madh, që kishte lindur në Kajseri nga një familje devshirme e ardhur nga Rumelia.

Arkitekt Mehmet Sedefqari (1562-1618)

Sikurse shkruhet në një broshurë arkitekturale-biografi ke Mehmet Sedefqari është marrë devshirme nga Elbasani dhe u bë nxënësi dhe asistenti i arkitekt Sinanit të madh, që ka jetuar 1489-1588. Mehmet Sedefqari bëri studime në Rumeli dhe Lindjen e Mesme. Në vitet 1597-1598 u caktua drejtor i përgjithshëm i krojeve të Stambollit ku shërbeu 8 vjet, pastaj mori pjesë në punimet e xhamisë Muradije në Manisa (afër Izmirit). Më 1606 u bë arkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate.

Kryevepra e tij është Xhamia e Sulltan Ahmetit ose siç thonë Xhamia Blu. Thuhet se arkitekt Sinani i madh, para se të vdiste kishte lënë amanet që detyra e tij të zëvendësohej, të vazhdohej prej Mehmet Sedefqarit.

*Ish Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Turqisë