FATKEQESIA NATYRORE/ Një rrëshqitje e madhe shkëmbore ka shkaktuar 141 viktima pasi ka goditur 40 shtëpi në jugperëndim të Kinës

Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e kontesë së Maoxian, në provincën Sichuan, duke saktësuar se një shpat mali u shkëput e ra mbi fshatin Xinmo, rreth orës 06.00 me orën lokale. Paraprakisht vlerësohet se sasia e dherave mund të jetë 3 milionë metër kub. Rrëshqitja bllokoi gjithashtu edhe 2 km të një lumi.

Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Si dhe është gjetur trupi i një tjetër personi. Një çift me një foshnjë një muajshe kanë arritur të ikin nga katastrofa. Rreth 300 persona të ekipeve të emergjencës po punojnë me buldozer për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur, por ekziston frika për një tragjedi të rëndë.Zyrtarët në Kinën jugperëndimore thonë se mbi 100 vetë besohet të jenë mbuluar nën masën e dheut që rrëshqiti nga faqja e një mali pas shirave të rrëmbyer.

Mbi 40 shtëpi u shkatërruan pas një rrëshqitjeje dheu në fshatin Xinmo në provincën Sishuan. Dheu ka ndërprerë edhe rrjedhën e një lumi në zonë dhe ka bllokuar 1.6 kilometra segment rrugor.

Sipas autoriteteve lokale një ekip i reagimit të shpejtë po dërgohet në zonë në përgjigje të katastrofës natyrore. Mbi 400 punonjës janë mobilizuar në përpjekjet e shpëtimit.