Facebook lajmëron krijimin e parasë së saj elektronike të quajtur LIBRA. Cilat do të jenë përfitimet përdoruesve të saj?

Nga Albert Vataj

Libra do të jetë shumë shpejt një dollar elektronik. Pushteti i saj financiar, do të jetë një sfidë për sistemin abuzues dhe burokracinë bankare. Libra pretendon ta udhëprijë botën drejt një ere të re progresi. Favorizuar nga popullariteti, Facebook, nëpërmjet kësaj paraje dixhitale, premton garanci dhe siguri, lehtësira dhe përfitime, shpejtësi dhe funksionalitet.
Libra nuk është bitcoin. Nuk është gjithashtu si Venmo. Libra është më shumë si një përpjekje për të qenë një dollar amerikan elektronik, një para dixhitale e fuqishme dhe funksionale, një monedhë në anën e përdoruesve.
Pas një situate te tensonuar debatesh dhe thashethemesh për shpenzime të panevojshme për sigurinë të krerëve të këtij gjigandi, Facebook konfirmoi të martën se po punon për të hedhur në përdorim një kriptokalencë, para elektronike, të quajtur “Libra”, e cila do të nisë veprimtarinë e saj vitin e ardhshëm.
Libra nuk ka asgjë të përbashkët me kriptovalutat e tjera, e aq më pak, me të shumënjohurën dhe të debatuaren, bitkoin. Pagesa nëpërmjet Libra-s pretendohet të sjell një standard të ri global të monedhës, njëjtë me dollarin amerikan, por më e qëndrueshme dhe më e lehtë në shkëmbim. Do të jetë e garantuar nga një rezervë pasurie reale, fillimisht nga partnerët që blejnë në Librën e Facebook Association, për ta bërë atë më të qëndrueshme se bitcoin. Tani për tani, kjo përfshin një regjistër mjaft të tronditës të peshave të rënda në kapitalin sipërmarrës, teknologjinë dhe botën jofitimprurëse: Mastercard, Visa, Uber, Lyft, Spotify, eBay, PayPal, Union Square Ventures, dhe Andreessen Horowitz. Planet e Facebook për Libra-n qaset të favorizojë njerëzit që kanë mundësi të kufizuar në bankat tradicionale.
Facebook thotë se motivimi kryesor i krijimit të Libra-s është kryesisht ofrimi i një shërbimi për një botë në zhvillim dhe asaj pjese që e ka ende të vështirë për të hyrë në një bankë. “Njerëzit me më pak para paguajnë më shumë për shërbimet financiare”. “Të ardhurat e fituara me vështirësi janë të shpërdoruara nga tarifat, nga remitancat dhe shpenzimet, tarifat e shërbimit të ATM-ve dhe overdraftet.
Jo vetëm kaq, futja e kësaj paraje elektronike në përdorim, favoret dhe përfitimet që garantohet nga një garanci e fortë, ka shtyrë Facebook të implementojë njësim ose bashkëpunim i të gjithë operatorëve financiar drejt krijimit të një portofoli dixhital. Natyrshëm ekspertët financiar nuk e kanë pritur me shumë entuziazëm këtë hap të guximshëm të Facebook. Sfida që Libra pretendon ka futur në një shtjellë të fuqishme gjigandët e operacioneve. Era e re që kërkon Libra të futë përfshirjen e përdoruesve të Facebook në përdorimin e këtij emetimi elektronik shumë favorizues, është një hap ndryshimesh të mëdha, një dixhitalizim i mëtejshëm i veprimtarisë financiare. Facebook është një “kërcënim” serioz për bankat, përfituesit dhe zhvatësit e parasë. Pesë miliardë përdorues të celularëve janë një fuqi globale e Facebook.