Evropa e “dyerve të mbyllura” për të guximshmit e një fati më të mirë se vendlindja e tyre

Nga Albert Vataj

Qindra dhe mijëra shqiptarë të dëbuar nga fati i keq i vendlindjes së tyre rropaten pa shpresë para dyerve të mbyllura të asaj Evrope premtimesh të mëdha dhe ëndërrvrasëse. Kanë guxuar dhe rrezikuar, me fëmijë e me familje, kanë mësyrë në një vend më të mirë, në një vend më me shumë mundësi për vete dhe fëmijët e tyre dhe gjithçka është shndërruar për ta një natë e gjatë makthi. Dokumente e nënshkrime, vërtetime e dëshmi, rrëfime dhe kallëzime, gjithçka e tyre kërkohet dhe jepet në këmbim të një jete më të mirë.

Po çfarë ju jepet?!

Azgjë nuk u jepet. Ata tek asgjëja duhet të shpresojnë, tek besimi në ëndrra mbetet e nderur gjithçka e thënë nga fati, nga ai fat, i cili e braktisi në tokë amë dhe po e ndëshkon në tokën e ëndërruar. Gjithsesi ata shpresojnë nga dita në ditë. Ata luten dhe vetëm luten që të mos jenë të ndëshkuar nga fati i keq i dështimit, sepse kthimi për ta ç’mund të jetë më shumë se dështim.

“Na thanë se ju nuk jeni një vend në luftë, prandaj nuk mund të merrni azil dhe na kthyen mbrapsht. Është e kotë. As që bëhet fjalë. Nuk ta japin. Ne ndenjëm me muaj të tërë në kamp dhe na kthyen”. Këtë përgjigje po i jepte parukieres së interesuar për të kërkuar azil në Gjermani, vajza e re, me inicialet E.P., e cila e kishte provuar këtë eksperiencë vitin e kaluar. Për të ndezur më tej bisedën, siç ndodh rëndom në të tilla mjedise, me dëshmi të reja që sillnin për të njëjtin argument, të pranishmet e tjera. “As kunatit tim nuk ia dhanë. Atë madje e kthyen direkt, brenda pak javëve”, pohoi një grua, teksa priste t’i thahej boja e flokëve… shkruan E.N në një shkrim problemor në mediat shqiptare.

Dëshmi këto, që të ngjashme mund të dijë secili prej nesh dhe që si emërues të përbashkët kanë pikërisht faktin se kërkimi i azilit në vendet e Bashkimit Evropian është diçka që u intereson ende shumë shqiptarëve.

Një dukuri kjo e cila pranohet edhe në raportin e fundit të Zyrës Evropiane për Azilin, ku Shqipëria renditet përkatësisht në mes të dhjetë vendeve nga burojnë kërkesat më të larta për të drejt BE-së. Edhe pse sipas tij, një dukuri kjo në rënie, krahasuar me “boom”-in që arriti në vitin 2015, por që mesa duket paraqitet ende shqetësuese.

Konkretisht, sipas raportit në fjalë, rezulton se gjatë vitit të kaluar 2016, nga Shqipëria aplikuan për azil në vendet e BE-së plot 32.855 qytetarë shqiptarë. Duke zënë rreth 3% të totalit të gjithë kërkesave të tilla dhe duke u renditur mes vendeve të botës që njihen për praninë e konflikteve aktuale të mprehta në to, deri edhe të armatosura siç është rasti i Sirisë (26% e kërkesave për azil), Afganistanit (15%), Irakut (10%) etj.

“Pavarësisht zvogëlimit, aplikantët shqiptarë për azil kanë mbetur në mesin e 10 shteteve me aplikimet më të larta për azil në BE”, pohojnë ekspertët evropianë. Duke pranuar gjithsesi faktin se për aplikuesit nga Kosova, Siria dhe Shqipëria në fakt, gjatë vitit të kaluar është vënë re një rënie e fluksit të tyre. Mjafton të kujtojmë këtu se vetëm në vitin pararendës 2015, nga Shqipëria rezultuan të ishin në total plot 68.950 aplikues për azil; ndërsa në vitin 2014 kanë qenë vetëm 17.310 dhe në vitin 2013, 11.400 të tillë e akoma më pak në vitin 2012, vetëm 7.760. Për të folur kështu për një trend në rritje të azil-kërkimit si i tillë, që kulmin e tij e arriti me të ashtuquajturin “eksod” të ri të shqiptarëve në vitin 2015.

Shqipëria, njohjet më të pakta të kërkesës për azil

Teksa disponon një shifër të lartë kërkesash për azil, Shqipëria nga ana tjetër paraqet edhe njohjet më të pakta të tyre prej autoriteteve evropiane. Këtë e pohojnë vetë këto të fundit në raportin për azilin. “Aplikantët me normat më të ulëta të njohjes për azil gjatë vitit të kaluar ishin shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 1%, Serbia 2% dhe Shqipëria 3%”, saktësojnë ata brenda tij. Duke qartësuar kështu edhe përmes shifrash, faktin se shqiptarët nuk paraqesin shanset që mund të kenë shtetas nga vendet në konflikt apo edhe luftë të mirëfilltë për të marrë një azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian. “Ashtu si në vitin 2015, aplikantët sirianë, eritreas dhe ata pa shtetësi kishin normat më të larta të njohjes së kërkesës për azil, respektivisht me nivelet prej 98%, 91% dhe 88%”, saktësojnë ata në raportin në fjalë. Për ta konfirmuar këtë dukuri, sidomos me shifrën e dhënë për sirianët, që vijnë nga një vend i cili prej më shumë se pesë vitesh gjendet në një gjendje lufte, thuajse fare pranë nivelit prej 100% të miratimit të kërkesave për azil të tyre.

GJERMANIA

Gjermania vazhdon që të presë fluksin më të madh të azilkërkuesve që vijnë nga Shqipëria. Referuar shifrave më të fundit që jep vetë BE-ja, jo pak, por mbi gjysma e tyre preferojnë pikërisht këtë vend për të kërkuar azil dhe jo ndonjë vend tjetër evropian, respektivisht në nivelin prej 52% të totalit të kërkesave. Teksa Gjermania rezulton që të jetë e preferuar gjithashtu edhe për grupet e tjerë të azilkërkuesve, konkretisht në nivelin deri 80% për ata që shkojnë drejt saj nga Siria, 67% për ata nga Afganistani, 74% për ata nga Iraku etj. Madje edhe 76% e azilkërkuesve serbë, preferojnë këtë shtet për të ndërmarrë një kërkesë azili. Teksa në totalin e kërkesave që bëhen në tërësi për vendet e BE-së, Gjermania raportohet se zë rreth 58% të tyre.

 

France – Ligji i ri mbi emigracionin

Intervista me Claire Rodier i Gisti-it

Ka hyre ne fuqi ne France ligji i ri mbi emigracionin qe rregullon ne menyre shume te ngurte hyrjet ne territorin francez, redukton ne menyre te rende mundesine e marrjes se kartes se residences duke futur te ashtuquajturen kontrate te integrimit. Shton nga 12 ne 32 dite denimin ne pritje te debimit nga vendi, duke futur skedimin nepermjet shenjave te gishtave e te dhenave biometrike per te gjithe ata qe bejne kerkese per vize e lejeqendrimi.

“Krahe pune”, per tregun e ndermarrjeve, por te padukshem nga kendveshtrimi i te drejtave.

Ne Pariz, nga 12 deri 16 nentor do te mbahet nje forumi social evropian. Mes shume takimeve te propozuara eshte edhe tema e emigracionit.

Per kete argument kemi intervistuar Claire Rodier e Gisti (shoqata e juristeve franceze)

P: Ligji francez mbi emigracionin te kujton ne shume aspekte ligjin Bossi-Fini, nje prej ligjeve me te keqia evropiane lidhur me mohimin e te drejtave te qytetareve emigrante. Cilat jane pikat me kritike te ligjit?

P: Jane shume, por nje nga aspektet me kritike per ne eshte kufizimi i te drejtave te qytetareve te huaj qe ndodhen ne kushte te rregullta per nje periudhe te gjate ne France. Duke filluar nga viti 1984 Parlamenti ka aplikuar parimin e kartes se residences. Kjo karte ishte perceptuar per te siguruar integrimin e tyre. Sot, per here te pare, me ligjin e ri ky parim permbyset, e nuk do te jepet karta e residences prej 10 vjetesh por do te kerkohet nje kusht integrimi ne menyre qe kjo te jepet. Ky invertim ka nje kuptim shume simbolik: tani eshte e nevojshme qe te jepen “prova” per te patur te drejten per te jetuar ne France. Ata te huaj qe kete e kane demostruar ne njemije menyra, duke punuar, duke paguar taksat e duke kontribuar ne pasurimin e Frances.
Gjithashtu ky kusht integrimi do te vihet edhe per te gjithe ata qe do te bejne rinovimin e kartes se residences. Eshte me te vertete si shpata e Demokleut mbi koken e emigranteve. Kerkesa per “kushtin e integrimit” do te çoj ne rrezikun e humbjes se te drejtes se qendrimit. E kjo do te godasi me shume te rinjte qe arrijne ne baze te bashkimeve familjare. Deri me sot, kur keta te rinj hynin ne France, kishin te drejte menjehere te nje karte prej 10 vjetesh. Sot mund te pajisen me nje karte vetem prej nje viti, qe mund ta transformojne ne nje karte prej 10 vjetesh vetem me kushtin e integrimit.
Pra, kjo eshte pika kryesore: ne emer te integrimit duket qe qeveria eshte duke disintegruar shoqerine e emigranteve ne France.
Me tej ka edhe shume dispozita te tjera shqetesuese, siç eshte kohezgjatja e denimit administratiuv para debimit (ekujvalent me QQP): ky denim kalon nga 10 ne 32 dite. Ka edhe shume kontrolle akoma edhe me te rrepta per vizat, deklaraten e mikpritjes (ospitalitetit). Do te skedohen te gjithe personat qe propozojne te mikpresin te huaj me vize turistike, te cilave ju shtohen skedimet e shenjave te gishtave e te dhenave biometrike te te gjithe atyre qe bejne kerkese per vize e per lejeqendrimi.
Pra theksot aspekti i nje shoqerie policeske, qe do te godasi kryesisht te huajt por edhe francezet. E gjithe shoqeria franceze kercenohet nga ky ligj. Eshte nje ligj policor, kontrolli, dyshimesh e disintegrimi.
Ky ligj shoqerohet nga nje tjeter (qe do te adoptohet pas nje muaji) mbi azilin qe proçedon pak a shume ne te njejten menyre. Kontrollohen e skedohen kerkuesit e azilit per t’i debuar me lehtesisht, per te refuzuar me lehte kerkesen e per te debuar pjesen me te madhe te tyre nga Franca.

P: Kemi nje ashpersim edhe persa i perket debimeve

P: Po, ne fakt kemi te bejme me nje lloj mashtrimi, pasi nje prej aspekteve te ligjit eshte prezantuar si nje pike pozitive (e Sarkozy eshte mburrur shume) per faktin qe ka anulluar denimin e dyfishte, d.m.th nje denim qe konsiston ne denimin plus debimin e te huajit. Eshte e vertete qe ekzistojne kater kategori te huajsh, qe sot mund te debohen me shume veshtiresi, por jane kategori anesore, pasi kemi te bejme me persona qe jane resident ne France prej me shume se sa 20 vjetesh. Pra ky ndryshim nuk ka te bej fare me nje numer te madh te popullsise emigrante. Por nga ana tjeter jane shume kategori qe i nenshtrohen ketij denimi te dyfishte, e me ligjin e ri per bashkim parashikohet karta e nje viti, e jane duke u krijuar kategori te reja personash te cilat mund te debohen. Ligji Sarkozy prodhon kategori personash subjekte te aplikimit te denimit te dyfishte, pra kemi te bejme me nje pershpejtim te proçedurave te largimit.

P: Lidhur me QQP sa jane ne territorin Francez?

P: Jane shume. Po te mbledhim qendrat e denimit te perdorura para debimit nga territori, jane me shume se sa njeqind. Ka nga ato qe jane shume te organizuara e nga to qe ndodhen ne lokalet e policise ne qytete e vogla e nga ato qe quhen zona pritjeje, pra vende ku emigrantet mbahen te mbyllur kur arrijne ne kufirin francez. Ajo me kryesorja eshte ne aeroportin Roissy-Charles De Gaulle, me nje kapacitet pritjeje prej 300/400 personash, shpesh te mbipopulluara. Gjithesesi ka edhe te tjera ne qytetet kryesore te Frances. Gjtihesej behet fjale per 200/250 qendra denimi, por kjo nuk do te thote qe ekzistone ne te vertete kaq shume. Le te themi qe ekzistojne gati 50 QQP permanente per te huajt. Edhe pse ligji frances sot rrit kohen e qendrimit, eshte nje nga ligjet me kohe me te shkurter qendrimi. Nder te tjera duhet theksuar qe ne France ekziston nje numer i madh te denuarish te huaj (ne disa burgje perbejne 3/4) te cilet ndodhen per qendrim te parregullt apo per denime qe kane te bejne me krime te lehta.

P: Cili eshte reagimi i qytatareve emigrante ne France lidhur me aprovimin e ketj ligji te ri?

P: Mobilizimi eshte shume i dobet. Ligji sapo eshte aprovuar por eshte ne diskutim prej me shume se sa 8 muajsh. Fatkeqesisht, kete vit nuk kemi gjetur levizje te rendesishme te sans-papier qe ishin para pese vjeteve. Eshte e veshtire qe te analizohet perse levizja eshte me e dobet. Besoj qe kjo qeveri eshte duke goditur shume sektore te shoqerise, keshtu qe kemi te bejme me nje lloj lodhjeje, pasi qeveria Raffarin ka goditur mbrotjen sociale, te papunet, nderprerjet e spektakleve, pra eshte bere nje numer i madh reformash keshtu qe çeshtja e emigranteve eshte lene pas dore. Kete gje e kemi konstatuar edhe persa i perket te drejtes se azilit: nuk ekziston nje mobilizim i madh, stampa eshte duke e ndjekur pak kete çeshtje….
Si GISTI se bashku me shoqata te tjera kemi hedhur nje tekst qe titullohet “manifesti i krimineleve te shoqerise”: behet fjale per nje peticion ne te cilin nenshkruesit vertetojne qe jane te perndjekur per faktin qe kane ndihmuar te huajt ne situte te parregullt, siç parashikohet nga ligji Sarkozy. Pranojne qe te jene kriminele e deklarojne qe deshirojne te vazhdojne qe fajesohen pasi duan te çojne perpara kete akt solidariteti qe konsiston ne ndihmen qe i jepet sans-papier.
Kemi mbledhur 15.000 firma e kemi organizuar disa takime me keta kriminele te shoqerise qe eshte firmosur edhe nga disa personazhe te njohura. Shpresojme qe kjo levizje te vazhdoj edhe me aprovimin e ligjit e me dhenien e dispozitave qe shkelin te drejtat e njeriut. Kjo nuk aspak e pamundur pasi shume franceze jane te deshperuar karshi rregjimit autoritar qe eshte instauruar, sidomos lidhur me ato aspekte qe kane te bejne me te drejtat e lirite e njeriut.

P: Kemi pare qe sot disa familje te qytetareve emigrante kane zene nje kishe ne Marsiglia….

P: Po, kjo ndodh periodikisht. Thashe qe nuk ka nje mbeshtetje te madhe karshi sans-papiers, por ne te vertete ne vitin 1997 ka pasur levizje te vazhdueshme, te shperndara ne territorin francez, te mobilizimeve te komuniteteve te vogla lokale. Gjithesesi, manifestimet simbolike, kur dikush duhet te debohet, vazhdojne gjithmone dhe i shohim çdo dite: kjo gje na jep shprese.