Europiani ynë apo ne Europianët?

Arian GaldiniNga Arian Galdini

Vijne dite te tilla kur nje dron, nje gol, nje ndeshje futbolli, nje fitore, fashisin gjithcka reale qe ka ndodhur nder shekuj, e na veshin te gjitheve uniformen kuqezi, na sintonizojne nen ritmin e himit kombetar dhe na bejne njezeri te themi: O sa mire me qene shqiptar. Moderniteti ka heronjte e vete. Heronjte e Ilirise apo Arberise, Mesjetes a Pavaresise, ata qe kane luftuar mbi kuaj e me shpate ne dore, duke perfishire ketu edhe Heroin tone Kombetar Skenderbeun, edhe ata qe kane mare pushken e kane dale malit, edhe ata qe dhane jeten per shkronjat e shkollat shqipe, edhe Rilindasit, e madje edhe Ismail Qemali, edhe djemte e vajzat qe dhane jeten duke luftuar kunder nazifashizmit, te gjithe, deri tek martiret qe u masakruan nga Diktatura, e madje edhe heronjte e demokracise, edhe Ramush Haradinaj, edhe Ukshin Hoti, edhe Ibrahim Rugova, edhe Arben Xhaferi, edhe Ismail Kadare, edhe Nene Tereza, edhe te gjithe qe kane derdhur gjak e kaluar kalvare te paimagjinueshem sakrificash njerezore per idealet dhe aspiratat tona kombetare, nuk mberrijne dot as vec e vec e as te gjithe bashke qe te na ngrene peshe sot si Komb, sic bejne 90 minutat ne fushen e futbollit ku luajne djemte e De Biazit.

90 minuta, 11 djem dhe 1 italoshqiptar, kane mbi ne efektin e nje elisiri dashurie e krenarie kombetare te tille qe asnje hero historik, asnje politikan, e asnje mendimtar i vdekur a i gjalle nuk e ka.

Kjo e vertete behet aq e hidhur sa kur tifozet shqiptare protestonin e benin peticione per Ballist Morinen e dronit, dukej e ende ka nga ata qe e besojne se ky ishte akti me patriotik qe mund te behej.

Ramush Haradinaj eshte gjalle. Ka luftuar vete. Vellezerit e tij kane dhene jeten ne lufte per lirine dhe pavaresine e Kosoves, e megjithate kurre nuk u be kaq ceshtje patriotike mundesia e ndonje proteste a peticioni ‘shqiptaresh kombetariste’ per tu shprehur kunder arrestimit te tij nga Haga.

Kemi shkuar aq larg me parametrat e rinj, moderniste te patriotizmit, saqe sot per tu dukur kombetarist mjafton nje mbeshtjellje me flamur, nje top dhe 2 kembe.

Kjo eshte shqetesuese. Sepse ky lloj patriotizmi, ky lloj kombetarizmi, eshte i bukur dhe ekzaltues si efekti i droges. Iluzion dhe ndervaresi.

Eshte edhe i rrezikshem, sepse dekurajon shpirtin e sakrifices dhe vetemohimit. Krijon fllusken e madhe te nje krenarie kombetare qyl, ngase mjafton te kalerosh mbi shpatullat e atyre 11 djemeve duke uleritur,  o sa mire me qene shqiptar, dhe te duket sikur i ke kryer te gjitha detyrat e tua qytetare e kombetare. Harron se perditesia jote eshte e mbytur nga hallet e deshperimi, e madje harron se ti je i pari qe duhet te luftosh e sakrifikosh per ta nxjerre veten dhe te tjetet nga kjo kllapi ku jemi te zhytur.

90 minuta, 11 djem dhe De Biazi, nuk mund te behen harresa e as shmangia e detyrave te tua qytetare e kombetare. Koha kur mbeshtillemi me flamur, pikturohemi kuqezi, kendojme himnin e flamurit dhe kengen e xhamadanit vija vija, dhe ngjyrosja e stadiumeve e shesheve tona apo te Frances me ngjyrat tona kombetare, eshte nje mrekulli, bukuri e pashoqe, moment i pashlyeshem, arritje e pazakonte, por jo destinacioni. Nuk mund te jete destinacioni. Mund te jete shprehia jone kombetare, ngasja jone kombetare. Por jo destinacioni. As duhet te ndalemi tek 90 minuta kuqezi, as duhet te mbetemi tek 90 minuta kuqezi, e as duhet te jetojme vetem per 90 minuta kuqezi.

Ne mundshim le ta bejme qytetarine tone dhe perditesine tone kuqezi. A mundemi?

Por qytetaria dhe perditesia, nuk jane loje e nuk kane trajner as arbiter. Ne jemi vete protagonistet dhe nga ne kerkohen sakrifica, mund, aspirata. Jermi ku jemi dorezuar, nuk na davaritet dot, nese genjejme veten me elisirin e 90 minutave, 11 djemve dhe De Biazin. Nga jermi mund te dalim vetem nese vendosim te bejme ate qe besojme se kane bere 11 djemte tane qe shkuan ne Europian. Mos tu hypim mbi shpine djemve per ti perdorur si kuaj te kinsezgjimit tone. Mos ti mbysim 11 djemte kuqezi me nevojen tone kombetare per tu lartesuar. Mos tua hedhim atyre te gjithe peshen e kombit e halleve tona. Ata jane futbolliste. Ata duan te luajne. Ata duan te na perfaqesojne, por jo te na mbajne mbi shpine.

Duke u hypur mbi shpine atyre per tu dukur ne vete patriote e kombetariste, mund te ndodhe qe ti bejme Superheronj, ose mund edhe ti shtypim fare. Ne te dyja rastet do bejme dem. Sepse Superheronjte nuk ekzistojne e ne duhet te mbetemi ‘femije’ qe ti besojme. Ndersa nese i shtypim, veshtire se do te mund te krijojme dot me Ekipe te tilla shprese kombetare si keta djem kuqezi qe kemi sot. Shtypja dhe trysnia e madhe qe ushtrojme ne do ti bejne gjithmone djemte tane kuqezi, kembedridhur e zemerdridhur ne fushat e futbollit. Prandaj, le te festojme per djemte kuqezi, sic festohet per perfaqesuesit tane me te denje. Pa i superheroizuar e njekohesisht pa i shtypur.

Ajo cka ben ata ne kete Europian, eshte sigurisht nje nder stolite me te bukura te kujteses sone kombetare. Ata ishin individe te talentuar qe u bene bashke ne nje Ekip. U harmonizuan dhe luajten si nje trup, nje frekuence, nje qellim dhe arriten aty ku askush para tyre nuk kishte arritur me pare, me fanellen kuqezi. Ka nder ne qe mund te donin e madje synonin ne kete Kampionat Europian edhe Kualifikimin ne cerekfinale, apo edhe me tej. Ka gjithefaresoj. Ama, ne shohim me tutje kur kemi kaluar disa kufij. Dhe kufijte qe kaluan keta djem nuk i kishte kaluar askush me pare. Atyre qe donin a duan me teper, ua kane dhene mundesine keta djem qe te shohin nga prespektiva e kufijve te rinj. Pa kete arritje te ketyre djemve sot, cdo aspirate apo enderr per Kualifikim ne cerekfinale, a me tej, do te dukej si marrezi dhe percartje. Tani eshte synim i tepruar, por jo iracional. Fale ketyre djemve. Keta djem ia dolen mbane me merite, talent e zotesi qe te mberrinin aty ku askush me pare nuk kishte mberritur si perfaqesues i Shqiperise. Keta djem bene histori. Ndaj them se tani qe u kuptua se nuk ka me vazhdim per ta ne Kampionatin Europian, ata nuk po kthehen mbrapsht. Ata po kthehen ne Shtepi. Shqiperia e tyre eshte Shqiperia e shqiptarit ngadhnjimtar. E verteta eshte se ne kete realitet qe kemi, Ata bene me shume sesa ne mundemi. Ata na dhane nje enderr dhe nje realitet per te besuar. Kur te vijne ne Tirane duhet ti mirepresim si ngadhnjimtare ne Shtepine e shqiptareve ngadhnjimtare.

Ata na treguan se ne mund tia dalim mbane edhe me te pamunduren. E vetmja bezdi do te jete se ata dhe ne do te jemi te detyruar te degjojme fjalimin e Edi Rames. Sidoqofte, per hir te tyre, edhe mund ta durojme ate fjalimin e Ed Rames. Rendesi ka te nderojme Djemte tane KuqeZi dhe De Biazin. Rendesi ka gjithashtu edhe qe neser Britania e Madhe te mos ike nga Shtepia Europiane, duke qene se ne shqiptaret po rikthehemi aty ku na takon. Po po, ka shume rendesi edhe kjo.

Sepse neser kemi takimin me vetveten. Kur te presim djemte kuqezi, e ti nderojme do perfundoje edhe koha e lartesise sone mbi shpatullat e tyre. Aty do te rinise koha jone si qytetare qe ecim mbi 2 kembet tona. Cdo te bejme ne neser? Do zvarritemi? Do luajme futboll me jetet tona? Apo sic thone ne Veri, do u ngrahim per tu bere Europiane.

11 djemte dhe De Biazi na e dhane Europianin tone. Ata shkelqyen ne fushen e lojes, ne si tifoze shkelqyem ne stadiumet dhe sheshet e Frances. Bota pa per here te pare shqiptarin ngadhnjimtar, te talentuar, te merituar, te mire, te paqte, krenar. E kjo eshte e cmuar sa me s’behet, e pashlyeshme. Po neser?

Neser me cilin shqiptar do takohem? Me shqiptarin qe ankohet nga mengjesi ne darke per politiken e perdale dhe per politikanet e poshter, e qe diten qe bie bilbili i partise shkojne e votojne pikerisht te njetet politikane e parti qe kane share cdo dite ne kafene, tryeza, blogje e facebook? Do takohemi me shqiptatin qe shkon tek partia per nje vend pune? Me shqiptarin qe ble diplomen? Me shqiptarin qe shet voten dhe ble vendin e punes? Me shqiptarin qe shet integritetin per te mbajtur vendin e punes? Do takohemi me shqiptarin qe kur proteston kerkon qe ti bleje partia sanduicin dhe ti siguroje autobuzin vajtje-ardhje? Me shqiptarin qe shkon ne shkolle e universitet per te blere noten, e jo per te mare dijet? Me cilin shqiptar do takohemi neser? Me qytetarin e dobet qe ka frike te flase e veproje, se mos e heqin nga puna? Me qytetarin qe ka frike te shprehet e veproje per te drejtat e tij, se nese ka dyqan a biznes e mbysin taksidaret e pushteteve dhe emiljanot e pushtetareve? Cili shqiptar do takojme neser? Ate qe ka hapur furren e bukes dhe e ble mielin sa me te perzier e jocilesor dhe buken e ben me maja e ngjyrues qe te fitoje sa me shume nga buka qe hame ne? Me ate qe shkon ne Turqi a Greqi e ble ilacet e skaduara qe spitalet andej duhet ti hedhin e asgjesojne dhe pasi u ndryshon datat e skadences vjen e na e shet ne ketu me cmime 30% me te lira sesa ne vendin e origjines? Apo me ate qe e ben ilacin me emer dhe etikete perendimore ketu, e ta shet si bar origjinal, e ndonese nuk ka barkod qe e verifikon, prapeseprape, ai te thote se e ka me te lire ne cmim se ne vendin e origjines? Me shqiptarin qe e dend mishin me hormone e frutat e perimet me shiringa, helme e pesticide dhe na e shet ne si mall vendi? Me shqiptarin qe hap cerdhe e kopshte pa license e na zhdep femijet ne dru? Me shqiptarin politikan qe na vjedh, na zhvat, na vret e na pret, e pastaj na thote se ai eshte e vetmja shprese qe ne kemi? Me cilin shqiptar do takohemi neser? Me ate qe pasi shkon ne spital e kupton se aty nuk shkon per hall por shkon per tu mbytur ne hall. E keshtu me rradhe…

Ndaj une them se ne 90 minutat, 11 djemte tane kuqezi dhe De Biazin duhet ti nderojme me gjithe forcen e shpirtit tone. Sepse ata nuk jane superheronj. As heronj. Ata jane shqiptaret e pare qe na dhane nje Europian. Ata ne treguan sesi mund te jemi ne si Europiane. Dhe Europiane behemi vetem duke u bere si ata djem, pra njerez te talentuar, te zote, qe me sakrifica e mund, te perkushtuar ne nje qellim me te gjithe shqiptaret e tjere qe kemi ne krah te realizojme veten, per te bere vendin. E perseris, te realizojme veten, per te bere vendin. Derisot, ne jetojme si ata qe kapin veten e palcskim vendin. Neser, ne mund te jemi Europiane, vetem nese ne largohemi vendosmerisht nga motoja kap ca t kapesh e zhvat cte mundesh. Kush kap veten e zhvat vendin, sado flamur kuqezi te shtrenjte e te madh te perdore per tu mbeshtjelle, nuk eshte shqiptar i mire. Shqiptari i mire, eshte vetem shqiptari qe aspiron te behet europian. Pra shqiptari qe me mund, sakrifica, integritet, talent, zotesi e ndershmeri synon e kerkon te realizohet vete per te bere edhe vendin.

Tirane me, 23 qershor 2016