Et tu Brute!

Nga Armenida Jolldashi

Kush nga ne nuk ka ndjerë ndonjë herë ndonjë thikë pas shpine? Kush nga ne nuk ka ndjerë t’i thyhet shpirti pikërisht nga dikush të cilit mund t’i kemi lejuar hyrjen brenda tij? Të lënduar nga miq, miq që hiqen si miq, të tjerë thjeshtë lakmiqare të diçkaje që ti ke ose thjesht për atë që ti ne vetvete je. Sidoqë të ketë qënë rrethana, jemi ndjere të tradhëtuar, të vrarë, të paktën një herë në jetë.

Tradhëti që në fillimin e botës! Jo,nuk është e vërtet! Tradhëtia ekzistonte që para krjimit të saj. Bibla na hapet me krijimin e gjithçkaje, qiellit, hënës, yjjeve, dites, natës e pastaj të krijimit të çdo gjallese në tokë dhe atë të Evës e Adamit. Pason me thyerjen e besimit, të fjalës që është në vetvete një tradheti karshi krijuesit të tyre, ngrënia e mollës  (frutit, per të qënë të saktë) duke dëgjuar kështu gjarpërin, djallin. Çfarë nuk na thotë është kush është ai, gjarpëri, djalli. U harrua të shkruhet ky detaj? Nuk u shkrua qëllimisht? Apo u shkrua dhe një dorë e kujdesëshme e fshiu. E pra, gjarpër, i cilu u bë simbol i djallit, dhe ai vetë ishte engjëll. Ai ishte Lucifer, helel në gjuhën e hebrenjeve, që do të thotë shkëlqim, ylli i ndritshëm i mëngjesit.

Ylli i shndritshëm i mëngjesit! Sa i vlerësuar paska qënë dhe pse ra kaq poshtë? Pse lihet jashte ky fakt? Pse fshihet fakti që tradhëtia ekzistonte më parë, në rrangun më  të lart, atë hyjnor. Sa do i fshehur, sa do i lëne jashte identiteti i tij në zanafillë, ai zbulohet në pjese të tjera të biblës si tek Korinitat : “ Nuk është e çuditëshme, djalli paraqitet si engjëll i dritës.” Tek Jude thuhet: “Engjëjt qe nuk mbajtën vendin e tyre të autoritetit, por e braktisën atë, u mbajtën në errësirë me zinxhirë të përjetshëm gjer ditën e gjykimit”. Pra flitet për engjëj që rebeluan dhe lakmuan pushtet. Lucifer, yll i shndërritshem i mëngjesit!  Do të ketë qënë një engjëll me rëndesi, me pushtet. Apo mos kemi dicka tjeter të fshehur pas dritës mos kemi Prometeun, zjarrin qelë vodhi nga Zotat, mos kemi Titanët dhe luftën për pushtet të fshehur pas engjejve ne zinxhire të përjetshëm?  Ka mundesi. Mite, legjenda, libra të më vonshëm fetarë të gjithë përmbajnë një hije të përbashkët misteri, lufte dhe tradhëtie. Mos të shkelim në këtë shteg! Se në një labirint tjetër patjetër do të na shpjerë.

Le të kthehemi pas në zanafillë, tek dy vëllezërit  Kain dhe Abel. Nga xhelozia Kaini e vret Abelin dhe ja vazhdon zinxhiri i lakmise, tradhëtisë, vrasjes dhe nuk ndalet as nga përmbytja e madhe. Përzgjedhja e familjes së Noas nuk ndihmoi aspak. Dhe ata në gjak e kishin helmin. Ishte thjesht çështje kohe gjersa të zbërthehej sërisht kodi gjenetik që në një nga hallkat e tij e përmban tradhëtinë. Josefi i rrahur, i shitur në skllavëri nga vëllezërit e tij dëshmon aty në faqet e biblës së shejnjë perfundimin e dështuar të manovrës: Përmbytje.

Vellai kundër vëllait. Biri kundër atit. Miku që pas shpine ther mikun. Kaq shume vrasje pas kraheve, kaq shumë Makbetha, Çezare,..kaq shumë lakmi për të patur diçka qe s’është e tyre ose pushtet. A nuk eshte lakmia për para që bëri Juden te tradhëtonte Krishtin e a nuk eshte frika e humbjes së pushtetit të mbretit kukull nën dorën e hekurt romake, që çoi në dënimin, kryqëzimin e tij. Ponc Pilati i lau publikisht duar e tij. Ishin hebrenjte që thërrisnin: të kryqëzohet! Të kryqëzohet!

Do të doja shumë te dija seç mendonin ne orët e fundit Krishti e Peometeu? Në agonin e tmerrshme a pyetnin : a ja vleu? A ja vleu ky vet flijim per rracën njerëzore? Kur ata që ju aq fort i deshët, mbas shpinës ua ngulën thikën me komplote, intriga, tradhëti, ç’ngushëllim mund të kishte zemra? Kur i lidhur pas shkëmbi vuan e asnje nuk ngrihet të ndihmoje, kur më të afërmit të mohojne siç beri dhe Pjetri, agonisë së trupit i shtohen agonit e shpirtit në ikje.

Tradhëti e intriga pafund aq më tepër rrotull fjalës së mallkuar Pushtet. Ja psh Colin Falconer e hap librin e tij: KUR NE ISHIM PERENDI  me një përshkrim të gropës ku mbanin gjarpërinjtë helmues në pallat. Kleopatrës dhjete vjeçare, i ati po i jepte mësimin e “mbijetesës”. Po zgjidhin një gjarpër që t’ja dërgojne Berenices motrës së madhe të Kleopatrës, e cila ka rebeluar kundër të atit. I ati po zgjidhte kobrën që do i sillte vdekjen vajzës së tij dhe këtë e bënte gjithë qetësi, madje duke i dhëne leksion dhe të voglës, Kleopatres. “ Kjo është bota që ti ke trashëguar. Çdo pallat është i mbushur me gjarpërinj, dy fish më vdekje prurës se këta. Ti duhet të jetosh në një fole të tillë gjarpërinjsh.  Ti duhet të mësosh të jesh e shkathët, të gjarpërosh si ata. Përdore helmin  e tyre me mëncuri dhe në momentin e caktuar  godit pa hezitim në qoftë se do të mbijetosh”

Kobra simbol i egjiptit! Ironi therëse me vete! Fole gjarpërinjsh pallati mbretëror! Në vend të fisnikërisë, komplote, tradhëti, vdekje. Të gjitha këto për pushtet. Kaq e madhe është lakmija!  Babi helmon fëmijën, fëmijet njeri- tjetrin. Fole gjarpërinjsh kudo, në çdo komb. Nga Macbethi e gjer tek sulltanet e shahët, nga romaket e gjer tek civilizimet që ato dogjën e shatërruan në ngjitjen e tyre të lavdishme.

Një Edip i lajthitur seç më vjen në mendje. S’di a t’i besoj pafajsisë së tij? A mos e kanë thurrur mjeshtërisht historinë e tij që të mos dalë krejt i përlyer në gjak? S’e di! Di që s’i besoj asgjeje e as kujt kur bie erë gjaku. Një Rozafë brenda meje ngrihet më e madhe se unë vetë dhe më kujton tradhëtinë e kunetërve të saj, kunatave të zgjuara. Syri i saj i panguruar sheh thellë në shpirtin tim. Sheh plagët e Brutërve që dhembin më shumë se të thikat e gjithë senatit bashkë. Gjithnjë janë më të afërmit ata që të japin plagët më të thella, ato që mezi mbyllen, ato që lënë gjurmët më të thella pas. Fjalët e fundit të një Çezari të përgjakur shkundin muret e shpirtit në dhimbje: Et tu Brute?!

Një thënie të Dostojevskit do t’u thoja tërë Judave e Brutave të sotshëm: “Mëkati më i madh është të shkatërrosh e tradhëtosh vetveten, për asgje” Asgjë…Asgjë së fumdmi janë tëra. Gjëra, gjendje të përkohëshme ndërsa ndjenja e fajit, mëkatit…. pyetni zonjën Makbeth me ç’sapun a ritual mund të lahet.

Tradhëti! E lindur bashkë me botën, e ngjizur nga farë e Lucifereve të shembur në imazhin e njeriut sipas Krijuesit! S’di a do të vdesësh një ditë bashkë me botën a qiejve të zbrazur përjetësisht do endesh!