Është inauguruar përfundimi i restaurimit të sahatit në qendër të Tiranës

Ka përfunduar restaurimi i sahatit në qendër të Tiranës dhe sot objekti i rëndësishëm i kryeqytetit ka dalë në ndritë me imazhin e tij të ri.

Sahati në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, ka përfunduar së restauruari. Siç shihet edhe në këto foto, ekspertët e kanë rikonstruktuar këtë sahat, që është një objekt që i përket shumë viteve më parë dhe që ka nxjerrë në pah imazhin e tij të ri. Ndryshe nga sa ka qenë, siç shihet edhe në foto, sahatit i janë hequr gurët dhe i janë vendosur pjesë plastike. Kulla e Sahatit e Tiranës është ndërtuar në shekullin e XIX midis viteve 1822-1840. Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948.

Nuk kanë munguar kritikat nag ana e Shoqatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, e cila e ka konsideruar si të pavend vendosjen e plastikës në pjesën e sipërme të një sahati, i cili ka qenë me gurë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka sfiduar lexuesit në rrjetete sociale me një kuiz: gjejeni se ku është ky park i ri që do të inaugurohet nesër në Tiranë?

Bëhet fjalë për një lulishte të re që është krijuar në zonën ndërmjet Katedrales Ortodokes dhe selisë së Partisë Socialiste.

Së fundi, pas reagimit të Veliajt që i rikujtoi presidentit Nishani se jeton në një vilë në parkun e Liqenit, apsi ky i fundit priti aktivistët e shoqërisë civile. Opinion.al, shkruan se tashmë Nishani ka vendosur t’i mbështesë publikisht aktivistët për kauzën e tyre kundër nëdrtimit të bashkisë brenda në Parkut të Liqenit.

 

Historia dhe ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti tashmë çdo qytetar apo turist mund t’i mësojë falë Muzeut të brendshëm në Kullën e Sahatit të Tiranës, e cila u restaurua falë bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Në ceremoninë e organizuar ku të pranishëm ishin njerëz të artit dhe biznesit, kryebashkiaku Veliaj tha se ky simbol i kryeqytetit i cili dëshmon historinë e ndërtimit të Kullës së Sahatit nga Haxhi Et’hem Beu paraqet sot ndryshimet e vazhdueshme të saj në periudha të ndryshme të historisë, por edhe qëndresën ndër vite.

Veliaj: Sahati është një monument qëndrese, një monument që na kujton vijueshmërinë, por sigurisht është edhe një monument ndryshimi, i cili është bërë më i përsosur teksa ka ndryshuar. Ndaj, besoj se puna që kanë bërë kolegët e Monumenteve të Kulturës për restaurimin e tij, tregojnë se ne mund të ruajmë duke u kujdesuar që gjërat nuk prishen, që gjërat të riparohen, që gjërat të ndriçohen, që fasadat të pastrohen.

Për Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, restaurimi i këtij Monumenti Kulture është hap pozitiv në fushën e trashëgimisë kulturore.

Kulla e Sahatit e cila ka një ariktekturë mikse mes asaj të stilit otoman, venecian, por edhe pak perëndimor,  do të jetë e hapur edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin Tiranën nga një kënd tjetër.

Restaurimi i Kullës së Sahatit u mundësua me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Dhomës Kombëtare të Tregtisë.

0eb5041a-4dae-4406-ac0f-ac1d6e9ad26d49912680-6b9a-4882-8ab6-a505418e3db2a6a3877c-4af4-43f2-aa63-bd4c33967d45b6c96a1c-4bb0-411e-9475-87941d198fb6eaddbb17-c282-4a2e-9657-7da0b220a951veliaj