Endacaku dorëzon paratë e gjetura, i zoti hap “Go Fund” në ndihmë të varfërve

Një i pastrehë, i cili jeton në rrugët e Glasgou priti orë të tëra në shi për të ruajtur 450 paund, të një personi të panjohur. James pa paratë brenda një qeseje harruar në pjesën e përparme të një makine të parkuar.  Një nga dritaret e autoveturës ishte lenë hapur. James duke besuar se dikush mund të rrëmbente paratë, qëndroi pranë makinës për më shumë se dy orë duke pritur që pronari i saj të kthehej.

Përfundimisht, ai hyri në makinë, nxori qesen dhe ia dorëzoi avokatëve pranë Livingstone Brown, të cilët konfirmuan se endacaku e kishte ruajtur qesen nga vjedhja.

Kur pronari John McMonagle, i cili zotëron një dyqan në Clydebank, u kthye në makinën e tij me një kolege, gjeti një shënim ku shkruhej se qesja me para ishte në duar të sigurta.

Duke vlerësuar endacakun për aktin e tij të mirë, z. McMonagle tani ka ngritur një faqe quajtur “Go Fund” për të mbledhur 5,000 paund për të dhe për njerëzit e tjerë të pastrehë në zonë.

McMonagle ishte jashtëzakonisht mirënjohës ndaj endacakut McGeown, pasi ai kishte 450 paund në duar, ndërkohë që makina e hapur me vlerë 35,000 paund ishte mundësia e mirë për një nevojtar, por zgjodhi ndershmërinë.

Deri më tani janë mbledhur 3 mijë paund nga 5 mijë që është objektivi, të cilat do të shkojnë në favor të  James John McGeown dhe personat e pastrehë në Glasgow dhe Clydebank, paratë do t’i besohen John McMonagle për t’u përdorur.

Burimi: The Sun