EMSC publikon grafikun e tërmetit, paslëkundjet që kanë terrorizuar banorët janë në rënie

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), pasgoditjet e pritura pas një tërmeti të rëndësishëm, sikurse atij që ndodhi në vendin tonë më 26 nëntor, janë gjithnjë të shumta dhe të njëpasnjëshme por sikurse po ndodh dhe konkretisht ato janë duke ndjekur një trend rënës.

Megjithatë meqenëse këto sekuenca lëkundjesh po ndodhin në zona intensivisht të banuara e të mbushura me ndërtesa, edhe pse me përmasa të vogla, ato ndjehen masivisht dhe mund të krijojnë edhe panik. Por sipas sizmologëve ky proces është më se normal dhe i natyrshëm edhe për disa kohë, derisa të stabilizohen pllakat tektonike.

EMSC është një organizatë jofitimprurëse me 84 institute anëtare nga 55 vende të ndryshme e themeluar në 1975, me kërkesë të Komisionit Sizmologjik Europian.