Emigracioni i paligjshëm në Zvicër – Shqiptarët në vend të pestë, pas marokenëve

Shqiptarët renditen në vendin e pesë, sa i përket emigracionit të paligjshëm në Zvicër. Vetëm vitin e kaluar 685 shqiptarë janë ndaluar në tokën zviceranë.

Rojet kufitare në total kanë regjistruar 16,563 raste të migrimit të paligjshëm vitin e kaluar, nga 27,300 raste në vitin 2017 dhe 48,838 në vitin 2016.

“Shumica e atyre pa dokumente të vlefshme u ndaluan në jug të Zvicrës: 4,832 në kantonin Ticino dhe 3,122 në kantonin Valais. Lidhur me kombësinë, 2,433 njerëz ishin nga Nigeria, 1,176 nga Gambia, 803 nga Algjeria, 792 nga Maroku, 685 nga Shqipëria dhe 663 nga Eritrea” thuhet në raport, shkruan swissinfo.ch.

Pjesa më e madhe e emigrantëve pa dokumente është ndaluar në trena.

“Policia Kufitare Zvicerane kishte marrë mbi 9,552 njerëz në trena, 6,142 në automjete rrugore, 842 në avionë dhe 27 në anije”.

E.Z/SCAN