Eksperti amerikan Xhorxh Fridman: “Lufta me shqiptarët është shumë e shtrenjtë për Serbinë”

Eksperti amerikan Xhorxh Fridman që njihet si njohësi dhe analisti më i mirë i rrjedhave botërore gjeo – politike e strategjike ka thënë se “Lufta me shqiptarët është shumë i shtrenjtë për Serbinë”.

Trendet kryesore të 2020-tës do të jenë rëniet globale ekonomike, krijimi i presioneve të brendshme intensive, si Rusia, Kina edhe Gjermania dhe rritja e forcës importuese, ndërsa në Ballkan, Serbia dhe Kosova do të mbajnë rëndësinë në harmoni me kërcënimet ndaj interesave amerikane.

Këto janë vlerësimet nga parashikimet për vitin 2020, të cilat sapo i ka përfunduar një ndër analistët më të mirë strategjik dhe gjeo-politik në botë Fridman.

Fridman reputacionin e arritit si themelues i kompanisë “Stratfor”, ndërsa tash është themelues dhe drejtor i kompanisë analitike-konsultuese “Geopolitical Futures” në kryeqytetin e Teksasit në Ostin.

Ai me vite ka përcjell zhvillimet në Ballkan, andaj janë me rëndësi vlerësimet për këtë regjion dhe politikën e jashtme dhe ndryshimin e rrethanave, ku më të rëndësishmet janë lëvizjet e SHBA-ve me mjete ekonomike në arritjen e qëllimeve të veta.

Përveç kësaj ShBA do të merret me vendet dhe regjionet, ku janë interesat reale amerikane, ndërsa tjerët le të gjenden si dinë edhe si munden.

“ShBA janë përball me faktin se nuk janë në gjendje që të realizojnë qëllimet e tyre me mjete ushtarake, ne jemi në Lindje të afërme tash e 18 vjet andaj duhet ndryshuar mënyra në të cilën jemi të pranishëm dhe shkaqet” – thotë Fridman.

lidhur me emërimin e të dërguarit të Trampit ambasadorin Grenel ai thotë:”Ky fokusim në Kosovën përfshin vendosmërinë e administratës që ky problem të zgjidhet. Në këtë moment Ballkani nuk është regjioni primar, në tërësi ShBA do donin të kishin pajtim dhe nuk duan që atje të kyçet Rusia, por ShBA janë të kënaqura kur shohin se dinamika shqiptare “e Kosovës” nga vetvetja barazohet. Vëmendja amerikane bazohet në kërcënimet ndaj interesave amerikane. Ka dy dimensione, e para është gjasa e luftës dhe interesit amerikan për rezultatin. Nuk besoj se ndokush nga vendet ballkanike janë të afta dhe të interesuara për fillimin e luftës. Humbjet për Serbinë në luftën me shqiptarët do të ishin shumë të larta, rreziqet janë të mëdha dhe fitorja me vlerë të vogël. Në të njëjtën kohë interesimi amerikan për ngjarje të tillë është i vogël – sqaron Fridman.

“Pra, ShBA në rrethanat aktuale mbajnë interesin për regjion, por veprimet e tyre i formojnë me kërcënime. Aktualisht në Ballkan nuk ka nevojë emergjente për presion ekonomik apo ushtarak dhe atë situatë nuk duam ta krijojmë. Nëse forcat lokale krijojnë situatë do të jemi të interesuar por do të formojmë përgjigjen tonë në harmoni me interesat amerikane” – përfundon eksperti dhe analisti amerikan.

www.fmimages.net/