Eduard Selami tregon se si do t’ua rikthejë Partinë Demokratike demokratëve nëse do të fitojë votën për drejtimin e saj

Pas humbjes disfatiste dhe një zhgënjimi të thellë në kampin blu, stuhisë së akuzave dhe deklaratat e “kokave të nxehta” të kundështarëve, ata të cilët bëjnë me faj për humbjen e 25 qershorit, Lulzim Bashën dhe vetëm atë, gara për kreun e PD duket se rrit shpresën që kjo parti e pritshmërive të mëdha të shpëtojë pa prekur fundin. Ai që ka ardhur të rikthejë besimin e humbur, shpresat e dërrmuara, është një nga ish krerët e kësaj partie dhe një nga personazhet me integritet të admirueshëm politik, ai është Eduard Selami. Kur fushata për kreun e Partisë Demokratike ka hyrë në një fazë të nxehtë, Selami ka bërë publike planin se si ai do ta transformojë PD-në, si si do t’ua rikthejë ai demokratëve partinë dhe shpresën, natyrisht nëse vetë demokratët me votën e tyre do t’ia besojnë atij drejtimin e partisë. Gara dhe përballja nuk është asapak e lehtë, madje në kushte të pabarabarta, por anëtarësi e kësaj partie, ata që thurën kaq shumë ëndrra dhe lidhën jetën dhe të ardhmen e tyre me këtë parti dhe aspiratat e saja, nuk do të lejojnë që kjo garë të jetë një fars, por një betejë parimesh dhe programesh politike, një përballje mendësishë dhe progresi.

Eduard Selami tregon se si do t’ua rikthejë Partinë Demokratike demokratëve nëse do të fitojë votën për drejtimin e saj. Kandidati për kryetar i PD, Eduard Selami, përmes një statusi në “FB” ka thënë se marrëveshja e 18 majit Rama-Basha u bë në fshehtësi të plotë dhe askush nuk e di se çfarë përmban ajo marrëveshje. Ai prëmton se nëse zgjidhet në krye të PD do të konsultohet me strukturat e partisë.

Statusi i Eduard Selamit:

Marrëveshja me Edi Ramen u be ne fshehtësi te plote. Kush nga demokratet e di se cfare ishte dhe cfare përmban ajo marrëveshje dhe kush nga demokratet u pyet për atë marrëveshje? Nuk jam kundër marrëveshjeve por kur te jem unë kryetar, çdo marrëveshje apo aksion politik do te konsultohet me strukturat e partisë. Vetëm demokratet e thjeshte e dine se cfare është me e mira për ta dhe unë do jem i mandatuari qe te ndjek te gjitha rrugët për ta arritur atë.

Albert Vataj