Eduard Selami në emisionin “Përballë” në “RTSH”: Momente që mendova tërheqjen nga gara për kreun e PD

Intervistoi: Lutfi Dervishi

Ka më shumë lajme për të ftuarin e emisionit të sotëm sesa për rënien e zjarreve në Shqipëri.  Ka më shumë lajme të prodhuara në 3 javë, të garës për kryetarin e PD-së, se për gjithë aktivitetin e tij politik të shtrirë në dy shekuj. Një koleg e ka shpallur fitues të fushatës, por jo të garës. Do të ishte magjistar, thotë një tjetër,  nëse në votimin e nesërm do të shpallej kryetar  i PD-së. Ai vetë thotë se gara nuk është e barabartë, por është reale. Ai ka përballë jo vetëm kryetarin në detyrë Basha, por edhe kundërshtarët e kryetarit në detyrë, që po shfaqen në një lëvizje për të shpëtuar PD-në. Në fakt në pikëpyetje nuk është fati i një individi, por fati i forcës më të madhe të opozitës. Pas votimit të nesërm për kryetarin e saj, do të jetë PD më demokratike apo më autoritare? Do të jetë më e fortë apo më e dobët? Më gjithëpërfshirëse apo më e përçarë? Më pushtetare apo më opozitare? Më e madhe apo më e vogël? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, sonte në Përballë është sfidanti i kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Ky emision është regjistuar për të respektuar heshtjen zgjedhore, jo në kuptimin ligjor, por për të respektuar paktin që zoti Selami ka bërë me veten dhe rivalin e tij për të mos bërë fushatë 24 orë e fundit para hapjes së kutive të votimit.

Zoti Selami, ju keni hyrë në një garë që nuk ka medalje për vendin e dytë. Çfarë ju bën të besoni se do të fitoni një garë që e quani të pabarabartë?

Më vjen mirë për pyetjen që bëre se më lidh me fillimet e mia, kur kam qenë në Standford University, një nga institucionet ku unë kam patur fatin të jem aty dhe një nga mësimet e para që kam marrë është se …në Amerikë numri dy është humbësi i parë, pra nuk ka vend për numrin dy dhe kështu duhet të jetë.

Çfarë ju bën të besoni që një garë e pabarabartë është plotësisht e fitueshme?

Jo. Ajo çka quhet…ata që kanë më pak shanse, por kanë më shumë moral. Ka ndodhur dhe ndodh kudo. Po kështu ndodhi edhe më 1992. Askush nuk mund të thotë se PD ishte më fortë dhe gara ishte e barabartë.

Ju po flisni për kimi elektorale, por jemi në aritmetikë elektorale tek numërimi votave…?

Po, por numërimi votave do të bëhet nga demokratët. Votimi është i fshehtë dhe do të bëhet nga demokratët dhe pikërisht këtë po them edhe pse në fillim nuk e kisha këtë bindje dhe kjo ka ardhur duke u shtuar. Duket sikur ju edhe të tjerët të thonë: shiko është fare normale që të jesh i dehur me adrenalinën e fushatës. Përtej kësaj, praktikisht kjo garë është e fituar. Partia Demokratike nuk do të jetë më siç ka qenë.

Dakord, para se të kalojmë te fitorja: pse sipas jush gara nuk është e barabartë dhe këtë ju e keni thënë shpesh: gara nuk është e barabartë?

Nuk është e barabartë, sepse zoti Basha është kryetar partie vetëm se ka ngrirë. Dhe praktikisht e gjithë struktura dhe sistemi është ngritur nga zoti Basha. Në këtë pikë mendoj se kjo e bën të pabarabartë. E dyta çfarë mund të ishte një avantazh dhe unë ja kam kërkuar këtë zotit Basha: të shtyjmë kohën…sepse po të kisha më shumë kohë unë këtë bisedë të këtushme do ta çoja, tek çdo demokrat, te shtëpia e çdo demokrati dhe simpatizanti e votuesi, të PD, te çdo seksion, te çdo grup seksioni, te çdo degë dhe pastaj ata avantazhet që ka Basha le t’i mbante sepse për mua gara do të ishte e mbyllur, sepse unë nuk po kandidoj për karriken, por unë po kandidoj për ndryshimin, për modelin e ri jo vetëm për Partinë Demokratike.

Mos respektimi rregullave në garë i bën liderët politik të rrezikshëm,  dhe ku dalloni ju këtu nga zoti Basha për të mos përmendur liderë të tjerë?

Dakord, është një pyetje e drejtë, por e nxjerrë jashtë kontekstit. Po qe se do të bëhet fjalë për rregulla se jo të gjithë rregullat janë të barabartë, guxoj ta them. Ajo çka quhet kod penal, ta zemë thyerje rregullash është edhe të kalosh në semafor me të kuqe kur shikon se nuk ka asnjë makinë lart e poshtë, por kjo nuk është e barabartë…

Cili ka qenë momenti që keni menduar të jepni dorëheqjen dhe të thoni nuk mund të vazhdohet më?

Kur ishte momenti listave. Mos shpallja dhe bërja publike e listave. Ne kemi një njollë edhe nga zgjedhjet e kaluara dhe unë kam menduar se kjo njollë ka ardhur edhe për shkak të mungesës së kulturës dhe informacionit dhe kjo është pjesë e procesit, ka ardhur edhe për shkak të mungesës së rregullave të lojës sepse këto janë eksperienca të reja. Kur vura re se zoti Basha këtë nuk donte ta zgjidhte…unë ofrova një model gjerman. Një miku ynë i përbashkët…U futa në internet në 3 të mëngjesit, pasi kisha mbërritur në shtëpi në 1 të mëngjesit, për ta parë, sepse nuk mund të dal unë dhe të them e ka CDU kështu pa e parë dhe nuk pata mundësi se humba siç ndodh…siç e ka interneti. Atëherë ju drejtova një miku dhe i thashë: të lutem se unë nuk dua të hap një debat të tillë publik, pa u siguruar se e ka CDU që është një nga modelet që unë dua të imitoj dhe zgjidhjet dhe modelet  janë të gatshme nuk ka nevojë të zbulosh rrotën dhe më thotë po, jo vetëm që i ka listat e hapura, por i ka edhe të noterizuara që “make sense”. (ka kuptim)

Pse nuk zgjodhët ju modelin Patozi dhe të impononit, dorëheqje të kryetarit, analizë, shtyrje kohe dhe pastaj garë ?

Sepse modeli i tij pavarësisht nga shqetësimi nuk më dukej si model që do t’i shërbente forcimit dhe bashkimit tonë. është një model i cili është fokusuar vetëm në: Basha Ik! Modeli që unë them, dakord…

Sepse futja juaj e menjëhershme si kandidaturë në një farë mënyre e spostoi debatin nga përgjegjësia te humbja te një garë brenda partisë.

Po u hap gara e para dhe e dyta, çfarë u bë, u hap edhe diskutimi. Pse e kam bërë unë. Ora është 1;46 në tëitter në mëngjes dhe një pjesë thonë: ej mos u ngatërroni se është ora 7;46 në Amerikë, jo kam qenë këtu. Pse është bërë në atë orë. është bërë në atë orë me shqetësimin që mjaft nga kolegët e mi për të cilët unë kam mjaft respekt shkuan aq larg me akuza personale, me fyerje personale dhe veprime të padenja personale sa të kërkonin tërheqjen zvarrë të Bashës nga godina e Partisë Demokratike. Dhe unë si njeri që më dhimbset dhe unë këta i kuptoj, mendova: kjo nuk është garë, hajt të bëjmë një garë dhe ta fusim në një ulli, e cila është institucionale, pa qenë e përsosur dhe të fillojmë tani në sytë e elektoratit…

Dhe ju besoni se do ta fitoni këtë garë? Çfarë indikacionesh keni ju që besoni se e fitoni garën?

Janë shumë. Disa gjëra i sheh nga sytë dhe nga shpresat e demokratëve. Komplimenti më i madh që më bëhet mua tani. Në fillim nuk isha aq i sigurtë të them të drejtën, isha për modelin…kur demokratët e vjetë më thonë: zoti kryetar, dhe kur jam me Bashën i them mos u tremb se thërrasin ish kryetarin e vjetër, ju artikuloni dhe thoni publikisht mendime të cilat ne i kemi. Pra fatkeqësiht ka qenë e mbyllur, për një arsye a për një tjetër Partia Demokratike. Tjetër, nga ju kërkojmë vetëm të qëndroni aty, na e lini ne pjesën tjetër, kemi kaq kohë që presim këtë model. Faleminderit që na e dhe një shans. Këto janë jo komplimenta, por mendime dhe indikacione që tregojnë se me të vërtetë, gara për të zgjedhur më 22 korrik, kryetarin e Partisë Demokratike nuk është rreth Eduard Selamit si individ, është rreth modelit, nuk është rreth karrikes, por është rreth asaj aqë do na sjellë shpresën dhe do të sjellë edhe njëherë në një forcë të besueshme.

Një analizë e thjeshtë e humbjes së zgjedhjeve i parë nga një këndvështrim i jashtëm duket më i thjeshtë. Arroganca e të qenit në pushtet, ndërpreja e komunikimit me njerëzit, korrupsioni, shkëputja. Kaq vështirë është artikulimi i disa të vërtetave të mëdha që i thonë të gjithë, që nuk guxohet të thuhen brenda partisë.

Edhe kjo është, por procesi ka rëndësi gjithashtu në politikë, zoti Dervishi. Kur ky konkluzioni bëhet nga një seksion që ka 15 anëtarë në atë lagje apo në atë fshat, ata janë pjesë e këtij vendim, pra ky është një udhëtim i përbashkët, pra ne luftojmë për këtë gjë, ne bëjmë opozitë për këtë gjë, ne japim mendim për këtë gjë dhe ky është modeli që i mungon Shqipërisë dhe kjo është demokracia, sepse ju që e njihni shumë mirë dhe unë që pjesën më të madhe të jetës time të maturuar e kam kaluar në Perëndim. Kjo është forca e demokracive. Qytetarin në qendër. Demokrati ose qytetari i angazhuar dhe ky është defekti më i madh i kësaj që ne e quajmë demokraci në formë, por që ka shumë pak lidhje me demokracinë, janë vetëm një grupi i vogël njerëzish pavarësisht nga partitë dhe është një republikë partiake siç e kam quajtur unë dhe ju e keni ..

Ju thoni se do të jeni kryetar pas votimit më 22 korrik dhe praktikisht kjo garë është në momentin e fundit. Zotit Basha ju ofruan ministra teknik për garanci për garën e 25 qershorit. A keni marrë ju “ministra teknikë” që ju japin ju besim se nuk do të abuzohet.

JO dhe këtë e diskutuam edhe me zotin Basha. Dhe këtu në këtë pikë ne ramë dakord pavarësisht se në formë duket sikur ishte, kur i thonë në disfavorin tim. Ajo çka unë dua është një garë sa më e rregullt brenda shtëpisë tonë politike, gjëja e fundit që unë dua është të nisin akuzat që ne nuk bëmë dot zgjedhje të lira dhe të barabarta brenda vetes tonë. Në situatën e një kohe shumë të shkurtë, kohë që unë besoj dhe dua të falenderoj të gjithë ata kryetarë degësh të partisë demokratike që me profesionalizëm, me përkushtim dhe me ndjenjë përgjegjësie dhanë një model të kësaj gare, me shpirt, përjashtime ishin dy-tre gjëra të vogla, që unë mendoj se nuk ja vlen të merremi…dhe të gjithë…ata të komisioneve dhe të komisionit të zgjedhjeve po bëjnë një punë të mrekullueshme, për ta bërë këtë një garë model brenda nesh, që nuk është një garë e lehtë dhe këtu unë kam përfaqësuesit e mi që janë dhe që i ka edhe zoti Basha, por këtu ne kemi një sistem, dhe pavarësisht se këshilli koordinimit që kemi ne duhet të ishte ndryshe, unë kam respekt për profesionalizimin e tyre, por do të ishte mirë që disa prej tyre që kanë bërë deklarata…

A ka bërë ndonjë gjë që vlerësoni tek opozita 4 vjeçare e zotit Basha?

Patjetër që ka bërë. Ka bërë dhe ka fituar disa beteja. Dekriminalizimi ishte një betejë morale shumë e rëndësishme, si të thuash ngritja dhe sensibilizimi për drogën, përsëri ishte diçka shumë e rëndësishme. Ka marrë edhe disa iniciativa, disa forma të reja që ka futur edhe në bërjen e opozitës, një zbutje dhe dhënie një hapësire qytetarëve, por të gjitha i la në mes. Dhe unë jam them gjithmonë se thotë: zoti Basha…

Marrë me shkurtime nga “RTSH”