Edit Durham dhe Malësia e Madhe, një histori e shkruar me shkronja krenarie dhe kujtese

Nga Ndue Baca

Durhami shkruan ”Malësoret kanë afër pesëmbëdhjete shekuj që e njohin krishterimin, po doket e fisit janë më te forta se kanuni i Kishës”. Ndalohet martesa mes atyre që janë të lidhur më kumbari kishe, më kumbari flokësh e më kumbari gishtash, zakon këto në zanafille te tyre tepër te lashta,te kohës se paganizmit. Edit Durham e ka njohur shumë mirë dhe për se afërmi Malësinë e Madhe, ja se si e përshkruan ajo

105 vite më pare. Vendi në veri te Shqipërisë,i quajtur Malësia e Madhe, është djepi i pese fiseve te mëdha te Hotit, Grudes, Kastratit, Shkrelit,dhe Kelmendit. E gjithë krahina përbehet kryesisht nga dy lugina te gjata dhe nga vargmale te larta, që janë vija e tyre ujëndarëse. Njëra është lugina e Cemit, një lum i shpejt që kurrë nuk thahet, i cili ecën paralelisht më kufirin e afërt malazez dhe derdhet në liqenin e Shkodrës. Tjetra është lugina e Përroit te Thate, që rrallë ka ujë, por dikur duhet te ketë pasur rrëmbim shumë te forte, sepse ka gërryer një kanion të thellë dhe ka një shtrat të gjere. Kreshta e vargmalit, që ngrihet në anën e tij te majte,përben,në vija te trasha,kufijtë e Malësisë se Madhe që e ndajnë nga fqinjët e saj grupi i Pultit te Poshtëm dhe Shala,në anën tjetër Malësia e Madhe kufizohet më liqenin dhe më kufirin malazez i cili është një vije ndarëse politike, por aspak etnografik. Në veri kurrizi malor Bjeshkët e Namuna një emër që shpesh,gabimisht udhëtaret e përdorin për te emërtuar gjithë Malësinë e Veriut,e ndan nga viset e Gucisë.”Unë thotë Edit Durhami u drejtova,në fillim në Malësinë e Madhe,jo për te pare malet,por për te vëzhguar jetën,historinë,botën dhe te panjohurën e madhe,ashtu siç i sheh malësori”. Edit Durhami lindi në Londër,më 8 dhjetor te vitit 1863. I ati, Artur Eduart Durham, ka qenë kirurg. E ëma quhej Mëri Elis Durham. Cifti Artur‐Elis pati nënte fëmijë.

Editi që fëmija i pare. Kreu studimet në Akademinë Mbretërore te Arteve. Në gusht te vitit 1901 kaloi pushimet verore në Ulqin,Tivar,e Shpuze. Nëpërmjet liqenit erdhi në Shkodër. ”Shkodra shkruan ajo më beri për vete menjëherë. Kishte jete,ngjyre,art. Populli këtu ishe i sjellshëm dhe punëtor”. Në qytet u njoh më piktoret Kole Idromëno dhe Kel Kodheli‐Marubi. Nga Marsi deri në Korrik te vitit

1904 bëri një udhëtim te gjatë nëpër Shqipëri. Udhërrëfyes pati Kostandin Sinën, studiues shqiptar, inteligjent dhe i kulturuar. Në verën e vitit 1908,nga Londra erdhi në Shkodër dhe vazhdoi shtegtimet e veta drejt Malësisë se Veriut te Shqipërisë. Në dhjetor 1908 u kthye në Londër. Në prill 1909 erdhi përsëri në Shkodër. ”Për një pike unë kam te njëjtën ndjenjë te përbashkët më shqiptarin ka shkruar Durham Shkodra më mrekullon. Kur jam atje,po jua rikujtoj që vetëm atëherë, jam  pothuaj  gati  te betohem  bashke  më shqiptarin,se  Shkodra është qyteti më i mire në bote”. Kënaqësitë e Shkodrës ishin te mëdha për te. Mësoi të flasë shqip. Në Tetor 1910 u largua nga Shkodra dhe shkoi në Egjipt për te kaluar dimrin dhe për te marre veten. Kur shpërtheu Kryengritja e Malësisë se Madhe,në Mars te vitit 1911. Durhami gjendej në Podgorice, ajo, bashke më gazetarin H.V. nënvizon, i ndihmoi malësoret shqiptare më ndihma financiare dhe materiale. Gjatë periudhës Tetor 1912‐Prill 1913 ndoqi më ankth rrethimin e Shkodrës.

Në Kryengritjen e Malësisë se Madhe. Edit Durhamin e shoqëroi  Nikollë  Martinaj,  i  vëllai  i  piktorit  Ndoc  Martinaj. Nikolla ishte profesor i gjuhës shqipe në Kolegjin Arbëresh te Shën‐Adrianit te Shën‐Mitër Koronës në Kalabri. Kur plasi Kryengritja, ai u gjend në mes te luftëtareve te Dedë Gjon Lulit duke dhënë një ndihmë te rëndësishme si sekretare i Komitetit Kryengritës. Mis Durhami gjeti te Nikollë Martinaj një përkthyes te afte dhe një udhërrëfyes besnik. Duke dashur te portretizoje figurën e Edit Durhamit, në gazetën Dielli ai ka shkruar ”U suall gjithandej nëpër botë,por askund nuk I ngjiti zemra sa ndër shqiptarë. Nuk la male pa hipur,katund pa e pare,sidomos në Shqipërinë e Epërme. Dashuria për Shqipërinë iu be pasion”. Në vitet e Kryengritjes Nikollë Martinaj e shoqëroi mis Durhamin në Kelmend. Në shtator te vitit 1913 Edit Durhami u nisë për në U sëmur pas disa ditësh,nëpërmjet Romës, u kthye në Londër.

Angli pas një mungese prej më se tre vitesh e gjysme. Vizitën e fundit në Shqipëri e beri në vitin 1921. Ndenji një muaj. Zbriti në Durrës erdhi në Tiranë. Pastaj shkoi në Shkodër ishte 58 vjec.

Edit Durhami denoncoi më guxim Traktatin e fshehte te Londrës te 26 prillit te vitit 1913. Më 1918 u zgjodh sekretare nderi e Shoqatës Angli‐Shqipëri, Durhami i ktheu mbrapsht dekoratat e Knjaz Nikollës se Malit te Zi. Më 7 prill 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, E. Durhami 76 vjeçare,demonstroi nëpër rrugët e Londrës kundër këtij pushtimi dhe agresioni barbar te kanibalëve te shekullit XX. Vdiq në nëntor te vitit 1944 në moshën 81 vjeçare. Ajo ka shkruar librat studimore te titulluare”Përmes viseve serve”1904,”Brenga e Ballkanit”1905.”Shqipëria e Epërme”1909.”Lufta për Shkodrën”1914.”Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”1920, si dhe Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanuneve e zakoneve te Ballkanit”1928. Në to ka analiza te thella e te mprehta vrojtim objektive dhe më interes shkencore. Veprat e saj origjinale, anglisht, janë,ribotuar në Amerikë dhe Angli, si dhe janë përkthyer në,gjermanisht e italisht  dhe botuar në Gjermani e Itali. Edit Durham ishte edhe një Piktore e talentuare, punimet e saje artistike për Malësinë e Madhe janë Ekspozuar më 13 prill te vitit 1996 në New York në Universitetin Fordham më rastin e 85 vjetorit te Kryengritjes se Malësisë se Madhe.

Do te ishte më shumë interes që fotokopjet e këtyre pikturave nga bota e Malësisë se Madhe te silleshin në Shqipëri. Marre nga sesioni shkencor. Malësia e Madhe një Visar Shqiptarie i vitit 1996.