E frymёzuar prej rastit tё Katalonjёs, Ministri i Jashtёm i Serbisё, Ivica Daçiç kёrkon konferencё pёr Kosovёn

Ministri i Jashtёm i Serbisё, Ivica Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, pёr tё zgjidhur problemin e Kosovёs.

Pas pёrpjekjeve tё Katalonjёs pёr pavarёsi, Serbia po kёrkon njё zgjidhje tё re pёr ish-krahinёn e saj, Kosovёn. “Nёse Spanja mund tё luftojё pёr konceptin e saj pёr Katalonjёn, atёherё edhe ne serbёt mund tё luftojmё pёr vendin tonё”, citon gazeta qeveritare “Novosti” nё numrin e sё shtunёs (04.11) nё Beograd, ministrin e Jashtёm Ivica Daҁiҁ. Sikurse njofton mё tej agjenca gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar kёsaj gazete, Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn tё zgjidhet problemi i Kosovёs qё vazhdon prej dekadash.

Kosova e banuar nga shumicё shqiptare para gati dhjetё vetёsh shpalli pavarёsinё nga Serbia. Deri tani pavarёsia e Kosovёs ёshtё njohur nga 110 shtete nё bazё tё sё drejtёs ndёrkombёtare. Serbia nuk do ta pranojё kёtё dhe kёrkon ta sprapsё kёtё pavarёsi. Sidoqoftё mes Beogradit e Prishtinёs prej vitesh zhvillohet dialogu me ndёrmjetёsimin e BE-sё pёr normalizimin e marrёdhёnieve midis dy vendeve.

vfb/dpa/novosti/ DW/