DYSHIMET PER FINANCIMIN E TERRORIZMIT/ Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Katër shtete arabe kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin për shkak të pretendimeve se financon grupet terroriste islamike.

Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë tërhequr stafet e tyre diplomatike nga Katari, një vend që në vitin 2022 do të organizojë Kampionatin Botëror të Futbollit. Arabia Saudite tha gjithashtu se trupat e Katarit do të tërhiqen nga lufta në Jemen.

Qeveria e Katarit deri tani nuk i është përgjigjur ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me 4 shtetet e mësipërme, ndërkohë që më parë ka mohuar financimin e grupeve ekstremiste.

Arabia Saudite planifikon edhe që të mbyllë kufirin e saj tokësor me Katarin, ndërkohë që edhe shtetet e tjera do ë minimizojnë transportin ajror dhe detar me atë shtet.