Dugajt e Reja dhe shëtitorja, kah Shkodra shpalos hiret e saj ngasëse e lëngimin idhnues

Nga Albert Vataj

Nëse ke sos me e ba realitet nji mëdyshje që të ka ngucat prej kohësh dhe ke venos mos me i besu ma imazheve dhe gajtarive, por me shku e me e prek me dorën tande një realitet që të ka thirr së brendshmi, mos harro, spariherë duhet me nal te shetitorja. Prej aty mundesh masandej me ja lëshu gjithkah ku Shkodra, kjo kryeqendër historike dhe politike, ekonomike dhe kulturore, arkeologjike dhe shpirtnore, të qaset me madhështinë dhe krenarinë e vet të njimendttë.

Shëtitorja, siç m’kanda me njoft, pasarela e mramjeve t’shndrituna prej qeshjes, hireve dhe dritave që i lëbyr e florinjta, asht pothuajse gjithçka që Shkodra mundet me ngas’ turrevrap dhe me e dhan’ pa kursim që nga vendaliu e deri te kureshtia e krejt’kujt, me kast edhe të huajve, të cilët kanë dëgjuar dhe përcjell’ prej s’largu për rrugën e Dugajve t’reja, e qujtun administrativisht “Kol Idromeno”.

Pedonalja, kamsorja e prume në shqip, është një nga joshjet më të epshme për kandën e sekujt që vjen në Shkodër. Kësisoj, nuk kishte se si mos t’jetë edhe për ne si e tillë, pas namit të madh dhe nusërimit që ka lëshu në vete kjo copë e hershme e historishumë e qytetit verior. Për këtë shëtitore, dugajt e kësaj rruge, zanatçinjt’ dhe tregtarët e saj është folur dhe është shkruar pafund. Në vete ajo mban edhe shumë gojëdhëna dhe legjenda urbane të gostituna dhe të mylmyme me shumë shije dhe sharm. Kishte shku do natë kur zume vend në një nga të panumërtat lokale që, sa vinin dhe po i merrnin frymën kësaj mushkërie të transplantuar. S’do të ishte me rëndësi as porosia dhe as shërbimi, sa do të merrte vëmendje shëmbëllimi që mëtonte vetiu, ajo që derisot quhej kamsore dhe tashembas, do të ishte më e gjetur të ishte dhe të funksiononte si një pasarelë mbrëmjejeje, ku shkodranë e të ardhun, përgatiten me shumë kujdes për shëtitjen e “dukjes”.

Këtu njerëzit vijnë për të pa dhe për t’u pa. Në të dy anët e mbetura, pa u zënë me karrike dhe tavolina vërshon radhë-e radhë valëzimi mbramësor i kërshërisë. Për ata që dalin s’pariherë në këtë paradë është shumë e sikletshme. Qindra sy dhe vështrime të vëzhgojnë me ngulm dhe pareshtur. Azgja nuk hyn dhe del nga kjo pasarelë gjigande pa u vëzhgu dhe komentu. Ky sëmbim zgjaton deri para orëve që paralajmërojnë mesnatën, kohë kur nis të davaritet reja e njerëzve dhe qyteti hidhet në prehnin e ëndërrimeve. Ikëm edhe ne, duke marrë me vete një lëndim dhe dhimbje, që ka të bëjë me atë që kishte molepsur kaq shpejt këtë hir të Shkodrës, këtë pamje që e gjejmë të fokusuar në andje dhe kartolina personale, mijëra herë nga dashnorët e bukurisë dhe sharmit. Nga një këmbësore dhe disa stola për bujtësit e mbrëmjes dhe hijeshinë e vajtje-ardhjes, kuvendimit dhe falmeshnetet mesvedi, Rruga “Kol Idromeno” ishte transformuar në një pasarelë, pijetore kolektive dhe zhagitje e pështirë interesash përfitimi. E shëmtuara e kësaj bukurie ishte padyshim larushia e çadrave që ndereshi mbi kokat e bujtësve, turlillojshmëria e firmave dhe patentave të pijeve dhe gostive që jargiste shumndhyrshëm marketing dhe pabukuri. Ajo që ishte andja dhe dëshira më e madhe e Shkodrës, m’u ba zehri ma i hidhët dhe zhgënjimi ma i madh. Gjithpoaq k’anda ma kishte me kundru e me e shiju ashtu siç duhej të ishte dhe mbeta në përpjekjen teme të mëdysht’ për me e pranu ashtu siç e kishin katandis’.

Noshta shum gjana jan dasht me ndryshu në kët qytet dhe në veçanti në këtë kurm kaq joshës, i cili për nostalgjikët ka ken dhe ka me mbet një copë hiri e kandje. Shëtotorja, nuk asht ma dhe nuk ka gjas me ken njaja qi dikush si un don me e dasht. Ndoshta asht koha me ndryshue edhe na, me ju bashku edhe na nevojët për me i pa dhe me i pranu gjanat disi ma ndryshe, disi ma të kohëshme, jo kaq utopike dhe veguese që kujtesa i mshef s’brendshmi dëshirimeve tona ngasëse. Gjithqysh Shkodra prej këtu mundet me t’dhan njaq shumë dhe me t’lan njaq t’knaqun tanken që bun në bujarinë e saj.