Drita të çuditshme pushtojnë qiellin e Los Anxhelesit, prononcohen soditesit e shastisur

Disa video me drita të ndara dhe të çuditshme që dolën mbi qiellin e Los Anxhelesit pushtuan rrjetin, duke shkaktuar habi tek banorët lokalë.

Profesionisti i You Tube, Kevin Mize i shpërndau videot online në 9 Shtator, pasi u befasua nga dritat në qiell.

“Ishin drita të çuditshme, padyshim që nuk ndirçonin si asnjë vetëtimë”, tha ai.

“Këto drita u zgjatën për të paktën një orë përmes reve në drejtim të lindjes përballë nesh në Granada Hills”.

“Kemi disa drita këtu që natyrisht duken si jashtë tokësore”.

Ndërkohë një komentues tha: “ Po unë i pashë ato drita mbrëmë, mund të jetë një re për shkak të motit ose ushtria që bën teste”.

Një tjetër tha: “ Unë isha në lindje të Los Angeles mbase një orë më parë dhe i pashë ato sërish, i pashë edhe natën e kaluar po ashtu. Është një vazhdimësi resh me siguri”.

Një tjetër komentues tha: “Unë nuk kam parë të tilla drita më parë në jetën time”.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/12/23/drita-te-cuditshme-pushtojne-qiellin-e-los-anxhelesit-video/