Drejtësi nuk është mes Sovranistëve dhe Integristëve, por mes Ardhmëristëve dhe Anarkistëve

Ne nje bisede telefonike me Konstitucionalistin Amerikan Roger Sherrard, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, Arian Galdini ka shkembyer ide e qendrime lidhur me mbarevajtjen e procesit per miratimin e Reformes ne Drejtesi. Roger Sherrard eshte nje mik i kahershem i Shqiperise dhe shqiptareve dhe ka qene prane Institucioneve te Drejtesise ne vendin tone, duke ndjekur hap pas hapi cdo Reforme, ndryshim, strategji debat, zhvillim qe ka ndodhur qe nga viti 1990 e kendej. Disa Presidente te Republikes se Shqiperise e kane dekoruar Roger Sherrardin ne shenje mirenjohjeje per kontributet e cmuara dhe te vyera per transformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi. Roger Sherrardi eshte edhe nje nder mbeshtetesit me te hap-pas-hapshem dhe te vendosur te Reformes ne Drejtesi. Gjate bisedes ne tel me Kryetarin e LDE Arian Galdini, Konstitucionalisti Amerikan riperseriti edhe njehere mbeshtetjen e pakursyer te SHBA per Reformen ne Drejtesi dhe rendesine jetike qe ka per Shqiperine miratimi i kesaj Reforme. Galdini i konfirmoi bashkebiseduesit amerikan se edhe per LDE dhe Opoziten shqiptare, miratimi i Reformes ne Drejtesi ka rendesi madhore dhe eshte domosdoshmeri historike. Me tej Galdini i shpjegoi Konstitucionalistit Amerikan se: “Ka nje perpjekje propagandistike me qellime te vogla politike dhe elektorale brenda vendit, per ta paraqitur ceshtjen e Reformes ne Drejtesi, si nje ceshtje me dy pale. Sipas LDE, por edhe sikurse ka perseritur e riperseritur edhe Kryetari i PD e Lideri i Opozites Lulzim Basha, ketu nuk ka dy pale qe po luajne me Reformen. Nuk ka pro dhe kunder Reformes. Te gjithe shqiptaret, te gjithe faktoret politike ne Shqiperi, te gjithe lideret politike, te gjitha partite politike, jane shprehur qartazi se jane pro Reformes ne Drejtesi. Nuk ka pale kunder Reformes ne Shqiperi. Keqkuptimin e ka krijuar propaganda me qellime politike te dites dhe me qellime elektorale. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ceshtjen e Reformes ne Drejtesi duke e privatizuar si premtim elektoral, e vijoi si Program Qeveritar, e po vazhdon ta administroje se vellon e nuserise se tij elektorale ne zgjedhjet e ardhshme. Ky qendrim eshte joserioz, jokonsensusndertues, i papapergjegjshem dhe anarkik. Reforma ne Drejtesi eshte nje kerkese, nevoje dhe domosdoshmeri historike. Pike. Ky eshte qendrimi i qarte dhe i patjetersueshem i Opozites shqiptare. Nuk ka dy pale qe luajne top me Reformen. Ka dy pale qe duhet te bashkerendohen e punojne bashke per te gjetur konsensusin per miratimin e Reformes ne Drejtesi. Te gjithe e duam Reformen. Nuk po bejme terheqje litari me Reformen. Duhet te bejme akt shtetaresh, te gjejme gjuhen e bashkepunimit dhe te dalim te gjithe ballelarte para shqiptareve dhe partnereve tane Nderkombetare, me miratimin e Reformes. Sikurse nuk ka as dy pale ne qendrimin Pro apo Kunder Partnereve Strategjike Perendimore. Edi Rama thote se gjithcka e ben ne emer e nen mirebesimin e Partnereve Strategjike Perendimore, SHBA dhe BE. Opozita eshte e kthjellet dhe e palekundur ne qendrimin e saj ProEuroatlantik, pro SHBA dhe Pro BE. Sipas Bibles edhe Jakobi u mat me Zotin nje nate te tere, e megjithate ai ishte dhe mbeti i favorizuari i Krijuesit. Matja e Opozites me argumentat e dites mbi Reformen jane perpjekje e ndershme dhe me integritet per te kerkuar e gjetur zgjidhje te perbashketa. Nuk ka asnje grime a gjurme shmangieje nga orientimi vendosmerisht i forte i Opozites si Pro Euroatlantike, Pro SHBA dhe Pro BE. Tek Opozita shqiptare, SHBA kane njerezit me te dlire e me te paster ne qenesine e tyre si ProAmerikane dhe ProPerendimore. Te kerkosh e perpiqesh per zgjidhje bashke me Partneret Strategjike eshte gjeja me ProPerendimore qe ben nje force politike sinqerisht ProPerendimore. E ne fund, nese ka dy pale ne kete histori, nuk jane as ato Pro a Kunder Reformes, as ato Pro a Kunder Perendimit. or ata qe jane Ardhmeriste perballe atyre qe jane Anarkiste. Nuk ka as Sovraniste qe jane perballe Integristeve. Aspak. Vetingu me vendim-marres Nderkombetaret, nuk ka te beje me thjesht me cenimin e Sovranitetit. Perkunderazi. Opozita shqiptare nuk ka problem fare me Integrimin ne NATO e BE qe sjellin vetvetiu edhe besim Sovraniteti ne Bruksel. Opozita shqiptare eshte ne krye te cdo beteje e qendrimi qe e mban dhe con Shqiperine drejt BE. Vetingu me Nderkombetare si vendim-marres shihet jo si dorezim Sovraniteti, por si dorezim ne Deshtim. Nje klase politike e nje Shtet qe ka deshtuar dhe hidhet me vetedije ne deshtim, i dorezohet ne fakt kaosit dhe anarkise e eshte me mire te ike vete. Po u lejua dorezimi ne deshtim, mbreteron anarkia. Ne si Opozite duam te besojme se ka ende energji e fuqi e kapacitete njerezore me integritet ne kete vend qe nuk udhehiqen as nga Frika e as nga Veteviktimizimi. Brukselit dhe Washingtonit ua dorezojme me kenaqesi Sovranitetin, por jo deshtimin tone. Ne nuk kemi frike te perballemi me sfidat e nje te nesermeje qe kerkon sakrifica. Ne si Opozite jemi te gatshem te jemi ne Bord bashke me Washingtonin dhe Brukselin dhe me Shumicen Derrmuese te qytetareve shqiptare, per te mare te gjitha pergjiegjesite qe na takojne per te miratuar nje Reforme ne Drejtesi, te standarteve me te mira Perendimore, qe u jep shqiptareve Drejtesi, Partnereve Strategjike tu jape Siguri dhe Shtetit tone Ardhmeri. Kryeministri Edi Rama kerkon te heroifikohet jo duke mare pergjegjesi, por duke u veteviktimizuar e duke shpallur Deshtimin final. Ai nuk eshte as dorezues luajal Sovraniteti, e as Integrist i ndershem. Ai kerkon qe tu lere ne dore Partnereve, Aktin e Deshtimit te Shtetit, Politikes dhe shoqerise shqiptare. Ai do anarki duke e perdorur Reformen dhe miratimin a mosmiratimin e saj si vello nuserimi elektoral. Ne si Opozite e duam Reformen ne Drejtesi si Ardhmeri e per qellime e pergjegjesi Shtetberese.Watch Cyberbully (2015) Full Movie Online Streaming Online and Download