Dosja “CEZ”, Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla përballen në Gjykatën e Krimeve te Renda

Gjykata e Krimeve te Renda ka thirrur per te deshmuiar djalin e ish kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, ne lidhje me aferen CEZ. Lajmi eshte bere publik pak minuta me pare. Shkëlzen Berisha ka mbërritur në gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me gjyqin ndaj deputeti socialist Taulant Balla. Berisha ka paditur Ballën për shpifje të kryer botërisht. Sipas avokatit të Ballës, pritet që ky i fundit të mbërrijë të përballet në gjykatë me të.

Pak dite me pare Shkelzen Berisha u thirr ne prokurorin e krimeve te renda per te dhene deshmine e tij, ne lidhjen me aferen miliona euro per privatizimin e CEZ. Ne seancen ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Berisha do te perballet me deputetin socialist Taulant Balla, i cili eshte thirrur edhe ai per te deshmuar. Balla ishte kryetar i komisionit parlamentar hetimor per dosjen CEZ. Shkelzen Berisha refuzoi te jepte deshmine e tij perpara komisionit. Pak dite perpara largimit si Prokuror i Pergjithshem, Adriatik Llalla, nepermjet nje prokurorje te tij, tentoi ta mbyllte dosjen e CEZ, nisme kjo qe u hodh poshte nga Gjykata.

Deklarata e Shkëlzen Berishës

Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është cështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 50 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime.

Balla: Shkëlzen Berisha 350 mijë euro pa punuar asnjë ditë

Babai, i biri, dhëndri etj bëhen gjithsej nja 15 shpifje. Unë do të jem këtu. Jam gati që kjo gjë të gjykohet sa më parë. Dosja e CEZ sot është një nga dosjet që po hetohet në prokurori, personi i cili është kallëzuar nga Kuvendi për korrupsion së bashku me babain e tij e dëgjuat që tha se nuk kishte dijeni se cështja është në hetim. Kjo cështje duhet hetuar. Prokuroria ta hetojë seriozitet dhe të respektojë vendimin e gjykatës Tiranë dhe Krimeve të Rënda dhe të marrë pyetje, Sali Berishën dhe Nue Kalajn, ky person të gjendet. Mori 6.8 mln euro, janë para të vërtetuara që kanë qenë pagesë sekseri për një dështim privatizimi. Llokoçitjet e të birit të babait, një njeri që nuk i ka thënë një herë mirëmëngjes  punës dhe nuk ka firmosur njëherë në një vend pune, të ardhurat i ka si komisione. Të vetmen punë, që ka bërë ai, nuk i bëni ju të gjitha si gazetarë që jeni këtu për 10 vite. Sot isha i përgatitur për të shpjeguar akuzat, zotëria është akuzuar për 200 mijë euro të ardhura të marra në komision për shitjen e një prone në bregdet. Bëhet fjalë edhe për një transfertë 150 mijë euro, janë pjesë. Jemi në këtë situatë me klithma kundër prokurorisë dhe gjyqtarit. Merrni dosjen dhe vendimin e komisionit hetimor dhe 4500 faqe materiale, aty janë të gjitha. Ka edhe një parim tjetër, që duke qenë se kjo cështje

ma.me