Donald Trump në shënjestër të snajperit: Irani publikon një video të trilluar “të vrasjes së presidentit amerikan”

Agjencia e Lajmeve e Iranit “Fars”, ka postuar një video në faqen e saj në internet ku shfaqet “një snajper iranian duke vrarë presidentin amerikan Donald Trump”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja, me titull “Hej SHBA! Ju e filluat, ne do ta mbarojmë”, vjen pak ditë pasi Amerika vrau komandantin e Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Qassem Soleimani.

Një paralajmërim për SHBA që thotë, “nëse filloni luftën, ne do t’i japim fund luftës” shfaqet në një ekran, para se aty të shfaqej një snajper iranian që po bënte gati armën e tij.

Snajperisti më pas shikon një foto të Soleimanit, shikon nga dritarja, e sheh Trumpin duke folur në një podium dhe e qëllon ndërsa Shërbimi Sekret tenton për ta hequr atë nga skena.

Pamjet e Trump duket se janë nga një tubim i vitit 2016 në Reno, Nevada, kur dikush dyshohet se bërtiti “armë” direkt para skenës, ndërsa Trump po fliste.

Anëtarët e Shërbimit Sekret nxituan për të nxjerrë Trumpin nga skena, pas së cilës gjë Shërbimi Sekret tha se nuk u gjet asnjë armë.

Mediat atëbotë kishin publikuar pamjet e incidentit, duke theksuar se, megjithëse nuk shihet në video, Trump më vonë u kthye në skenë.

https://twitter.com/MEMRIReports/status/1214447376645144576