Digjet në Gjirokastër shtëpia e nipërve të heroit Çerciz Topulli

Dy ditë më parë nga një difekt elektrik u dogj shtëpia dy katëshe e Sokol dhe Dritan Topullit në Gjirokastër, nipër të heroit Çerciz Topulli.
Pas kësaj katastrofe, ku gjë u bë u bë hi…. desh Zoti nuk pati viktima në njerëz. Familjarët për momentin gjetën strehë në shtëpinë ngjitur Muzeun – Çerçiz Topulli, pasi ngritja dhe ndërtimi i shtëpisë kërkon kohë dhe financime të konsiderueshme.
Shtëpia ku jetonin Sokoli dhe Dritani ka qenë e njohur si një familje me tradita patriotike, ku historikisht ka lindur bij e bija trima e të mençuar që kanë luftuar e sakrifikuar jetën për lirinë e mëmëdheut.
Unë që po ju shkruaj këto rreshta jam mbesë e kësaj dere, gjyshja ime nga nëna ka pas lindur tek ajo banesë e nga ajo familje e madhe atdhetarësh.
Kush ka mundësi të ndihmojë familjen Topulli, mund të kontaktojë me një nga djemtë e kësaj familje në numrin e telefonit:
011.355.69. 558.6718
Faleminderit
Nga Moza Boletini