“Diana Vajushi-Diva: Edhe pse kam lindur në SHBA, jam dhe do mbetem shqiptare dhe malësore”

Diana Vajushi, Diva është një ndër personazhet që do të nderojë gazetën “Malësia”, jo vetëm duke u prononcuar për të, por duke ofruar gjithçka të saj në këtë ballafaqim mediatik. Një shqiptaro-amerikane plot sharm dhe vitalitet, një malësore që di të jetë e dlirë dhe burrneshë, e talentuar dhe e apasionuar. Në rrugëtimin e saj, në sfidat e jetës dhe karrierës, kënga është pjesë e pasioneve të saj. Por ajo që i merr më shumë se gjithçka është angazhimi si menaxhere e Radiografis. Humanizmi që e karakterizon një grua shqiptare pulson në zemrën e saj. Në këtë intervistë, Diana Vajushi, Diva siç e thërrasin, rrëfen gjithçka nga jeta dhe përpjekjet e saja. Ajo është shqiptare, malësore, dhe këtë ajo e ka më shumë se një përkatësi nacionale, një krenari personale, dhe gjithçka që prek majat në veprimtarinë e saj, ajo i’a dedikon emrit, gjakut dhe prejardhjes, shqiptare. Diana Vajushi, Diva është padyshim një personalitet në skenën e këngës. Lista e këngëtarëve dhe krijuesve, me të cilët ajo ka bashkëpunuar, ka bashkëkënduar është e gjatë dhe emrat që e përbëjnë atë janë plejada e traditës së shkëlqyer të muzikës shqiptare.

Cila eshte Diana Vajushi (Diva)?
Kam lindur ne SHBA ne shtetin e Ohajos, jam Shqiptare nga Malesia e Madhe konkretishte fshati Demiraj Grizhe.
Ju flisni shume mire shqipe, kushe ju ka mesuar.
Baba Brahimi, na ka mesuar qe te vegjel per te folur shqipe, ai nuk na linte as te luanim shume me femijet Amerikan , me qellim qe ne mos te harrojme gjuhen dhe traditat Shqiptare e Malesore. Ne shtepin tone flitej vetem shqipe.
A’ dine edhe te lexoni dhe te shkruani Shqipe?
Po, po , sepse Baba kishte sjell me vete, kur ka ardhe ne Amerik disa libra per femij, ku kishte edhe shume vjersha, ‘’Malesia’’ a’kujtoni ndonje. (Diva). Une e vogel jam akoma, por kto duar i kam te njoma. . . . qesh, e tjer.
A’ mund te na tregoni historin e ardhjes se familjes Vajushi ne SHBA?
Ne vitin 1961 ne kohen e Rregjimit Komuniste ne shqiperi, baba Brahim eshte arratisur nga shqiperia i vetem, dhe ka mberritur ne ishe Jugosllavi, perpak sa edhe nuk eshte vrare pasi eshte qelluar ne kufi, por fati e deshti qe ai ne moshen 21 vjecare te shpetoj, e me pase te vendoset ne Triesh teritor Shqiptare dhe Malesore, pore qe ne kufi shteteror i takonte sic eshte edhe sote, Malit te Zi.
Me pase c’fare ndolli me Brahim Vajushin?
Pase dy viteve, kure ishte ne moshen 23 vjecare Baba, Brahim martohet me Katrina Cacaj nge Trieshi, aty linden dy motra dhe nje vella, Drita, Linda dhe Valteri. Ne vitin 1968 vendosen ne SHBA si shum shqiptar te tjere.
Ne SHBA si vijoj fati i familjes Vajushi?
Ne Amerik u lind Valentini, une Diana dhe Enveri. Duke u bere tre Vellezer e tre Motra.
C’fare profesionesh kane vellezerit dhe motrat tuaja?
Njeri nga vellezerit Valentini nuk jeton prej vitesh, dy te tjeret kane profesine te ndryshme dhe jane te shkolluare, sepse gjithmone baba na edukonte dhe mesonte, se duhej shkolla dhe vetem shkolla. Ndersa tre motrat kemi studiur dhe mbaruar fakultetin e Mjeksise, ne dege te ndryshme ku edhe jemi te punesuara.
Ju jeni edhe Kengetare e njohur ne Diaspore, dhe nje personalitet i muzikes Shqiptare, kure dhe pse e keni filluar te kendoni?
Vellai yne Valentin ne moshen 28 vjecare humbet jeten tragjikisht, pas vdekjes se tij edhe per arsye se ai ishte jo vetem vella, pore edhe shoku me i mire i jetes time. Une kam shkuar tek i madhi Agim Krajka qe ka jetuar disa vite ne SHBA, per te realizuar nje kenge per Vellain time e titulluar ‘’Valentino more Vella’’pasi edhe tekstin e kisha bere vete, kjo eshte kenga dhe teksti im i pare, per me teper , sepse vella Valentini i ka rene Ciftelise. kengen e bera me Behar Nelin ne studion e Agim Krajkes.
Pastaj c’fare ndolli si u bete kengetare?
‘’Diva’’ – Kure regjistrova kengen ‘’Valentino more vella’’ne studion e Agim Krajkes ndollej nje muzikant Zaim Xhaferi i cili donte te formonte nje grup muzikor. Atij i pelqeu zeri ime dhe ne vecanti menyra se si une e kendova kengen duke qare, dhe me tha se ti mund te behesh kengetare, ne keto kushte dhe rrethana ne formuan Grupin Muzikor, te cilit nuk i vendosem ndonje emer. Dhe vazhdova te merrem me muzik, per vite me rradhe ne c’do uikend dhe jo pake por per 13 vite.

Sa kenge keni realizuar deri tani?
Eshte nje numer i madhe pore mbaj mend mire reth 25 tekste kengesh, qe i kam shkruar vete.
Me cilet kengetare keni patur bashkpunim. ‘’Diva’’ – Me Shqipe Kastratin, Merita Halilin, Aleksander Gjelaj, Hajro Ceka, Hajredin Gjeta, Alma Velaj, Besim Muriqi, Vesel Pelinku, Myzafer Koliqi, Sunaj Saraci, Gzim Salaj e tjer?
Keni dhen koncerte dhe keni marr pjes ne dia Festivale ne SHBA. Cilet kujtoni si me te rendesishmit?
Kam kenduar qe ne vitin 1988 ne festivalin ne New York, ne Boston me Aurela Gacen, ne Chicago, ne Florida, e tjera shtete te SHBA. kam marre pjes dhe vazhdoj edhe tani te jem pjesmarrese e festivalit Shqiptar qe organizon c’ do vite Kisha Katolike ‘’Zoja e Shkodres’’ ne Bronx, prej vitesh jam antare e grupit Folklorik ‘’Bashkimi Kombetar’’.
Edhe une ju kam degjuar te kendoni, ne te vertet une vrej se ju dini dhe kendoni me shume kenge Kosovare, pse ndoll kjo?
Po eshte e vertet kjo qe ju thoni, dhe ka nje arsye shume te forte, sepse para viteve 1990 ne shtepin tone vinin vetem kaseta me kenge Kosovare, pasi nga Shqiperia e Izoluar nga Komunizmi kjo ishte e pa mundur.
Ju thoni se kenga eshte pasioni juaj, po profesioni cili eshte?
Une jam menaxhere e Radiografis, ne disa zyra Spitalore ne New York.
Pse nuk jeni aktive ne rrjetet sociale?
Une nuk e harxhoj kohen e lire qe kam, si shume te tjer ne rrjetet sociale por u sherbej njerezeve ne nevoj, marre pjes ne Spitalin St. Mary’s Hospital ne Queens, NY per te ndihmuar femijet e semur nga Kanceri. si dhe tek nje shtepi femijesh ose jetimore po ne New York.
Per bamiresin qe beni a’ mos jeni nxitur nga ‘’Shene Tereza’’?
Eshte shume e vertet, ‘’Nene Tereza’’ eshte illulli ime shpirterore, por jo pake frymen e bamiresise e kemi patur dhe e kemi edhe ne familjen tone Vajushi.
Po rikthehemi tek Muzika, keni kenduar per disa vite me rradhe ne lokale ku behet muzik shqip. pse e keni bere per pasion, per hobi, apo per para?
Une kam nje pages shume te mire, tek puna qe kryej qe do te thot se nuk e kam bere per para. Sa kam arritur te kem edhe shtepin apo banesen time, por e kam bere sepse muzika per mua eshte shprehje e shpirtit, muzika per mua ka qene dhe eshte. Shqiperi, Kosove, Malesi, Tuz, Shkup, Cameri, Ulqin e tjer. Muzika eshte ‘’Bashkeshorti ime’’jeta dhe gzimi ime.
Kohet e fundit vihet re nje fare teheqje e juaja, nga lokalet ku keni kenduar, pse ka ndollur kjo?
Eshte si thoni ju, vertet se jam terhequr dhe arsyeja eshte kjo, sepse njerezit nuk po vleresojn muziken apo tekstin. ‘’Por deshirojne te shohin nje Femer nga pamja jashtme ‘’. Ne keto kushte une kam menduar se kam nivel tjeter, dhe se kurrsesi nuk dua qe ti uli vlerat muzikes se mrekullueshme Shqiptare, , keshtu u kam thene jo ketyre ambienteve, por gjithsesi do te gjej menyra te tjera, jo denigruese por vleresuese per te kenduar.
Ju jeni e lidhur shume edhe me shqiperin, kenget tuaja pse nuk transmetohen atje?
Per hire te vertetes dua te them se jam ftuar her pase here nga disa Tv, por nuk e kam patur ne dispozicion kohen e duher, ne te ardhmen do perpiqem ta gjeje, dhe kete kerkes ta bej realitet.
Cilat jane projektet tuaja per te ardhmen?
Po ne vitin 2017 me grupin’’ Bashkimi Kombetar’’qe drejtohet nga i mirenjohuri Gjergj Dedvukaj, do te japim disa koncerte ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi.
Pse ju therrasin ‘’DIVA’?
Per shkurt bashkimi i emrit dhe i mbiemrit, nuk ka azgje tjeter.
Ju dhe ne vecanti Baba juaj Brahimi jeni shum te aposionuar, pase gazetes’’ Malesia’’ c’fare ju pelqen dhe c’fare nuk ju pelqen ne kte Gazete?
Nuk ka azgje qe nuk na pelqen, babes Brahim nuk ka burre qe ia prek Gazeten ‘’Malesia’’, nga vendi ku ai e lexon dhe e ruan me shume besnikri e lexon disa here dhe her pase here me pyet kure po del gazeta. e une duke qeshur i them se Vaseli ka edhe pune te tjera. e pret me pa durim, edhe une dhe te tjeret gjithashtu, te lutem Vasel, vazhdo me egon, dhe pasionin tane po ben nje sherbim shume-shume te madhe, si per te sotmen ashtu edhe per te ardhmen e Historise dhe Traditave tona .
Mesazhi juaj per Shqiptaret ne pergjithesi dhe Malesoret ne vecanti?
Shqiptaret kudo qe ndollen, mos te harrojn vuajtjet dhe perpjekjet shekullore te te pareve tane per te ruajtur, Gjuhen Shqipe, dhe Traditat e Historin tone te lavdishme. Malesoreve te mbeten Malesore.
Diana Vajushi, shume faleminers, pake Malesorce.
Faleminers ju vella Vasel