Dështon referendumi në Maqedoni, çështja e emrit shkon në Parlament

Pas numërimit të rreth 90% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 91% e votuesve kanë votuar pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Ndërkohë, rreth 5% janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Nё votim morёn pjesё 34 pёrqind e 1,8 milionё qytetarёve me tё drejtё vote, njoftoi Komisioni Shtetёror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjysmё ore para mbylljes sё qendrave tё votimit.

Pёr tё qenё i vlefshёm refendumi do tё duhej njё pjesёmarrje me mё shumё se gjysma e zgjedhёsve. Zgjedhёsit nё Maqedoni duhej t’i pёrgjigjeshin pyetjes, nёse e ranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr emrin e ri tё vendit, qё nё  tё ardhmen do duhej tё quhet Maqedoania e Veriut.

Athina pёr gati tri dekada e ka bllokuar antarёsimin e Maqedonisё nё BE dhe nё NATO duke argumentuar, se ky vend nuk duhet tё mbaj tё njёjtin emёr si krahina veriore e Greqisё. Nёse referendumi do tё rezultonte i sukseshёm Maqedonia do tё mund tё bёhej anёtarja e 30 e NATO-s pati deklaruar SHBA.

Edhe nё BE Maqedonia ёshtё qysh nga viti 2005 kanddate pёr antarёsim dhe shpreson hapjen e negociatave. Edhe pse referendumi dёshtoi, parlamenti mund tё japё njё rrugёdalje nga kjo situatё. Pёrderisa referendumi nuk ishte i detyrueshёm, por vetёm „konsultativ”, pёrfaqёsuesit e popullit nё parlament mund ta pranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr ndryshimin e emrit me shumicёn e dy tё tretave.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sё fundi vetёm 69 nga120 deputetё kanё votuar pёr marrёveshjen, ndёrkohё qё 80 ishte numri inevojshёm i votave pro. Opozita e refuzon kategorikisht emrin e ri tё shtetit, sepse sipas tyre me kёtё hiqet dorё prej identiteit tё Maqedonisё.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)