Deputeti i Agimit të Artë i propozon Parlamentit: Avionët luftarakë F16 të fluturojnë në Himarë!

Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro thotë për “Arena” se një deputet i Partisë Agimi i Artë në Greqi ka propozuar në Parlament helen që avionët luftarakë grekë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare.

“Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare. Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”, -tha Goro.

Prej disa ditësh, në Himarë, policia dhe IKMT, kanë nisur një aksion në prishjen e disa ndërtimeve pa leje, në kuadër të investimeve publike në këtë zonë.