Depozitat e ujit në Tiranë, simboli i përhershëm i sfidave të furnizimit me ujë të kryeqytetit

Qindra mijëra qytetarë në Tiranë vazhdojnë të mbështeten te depozitat metalike për t’u furnizuar me ujë, megjithëse vitin e ardhshëm në shtëpitë e familjeve në kryeqytet fatura do të shkojë 44% më e shtrenjtë.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë

Lajmërimi se vitin e ardhshëm do ta paguajnë furnizimin e ujit të pijshëm me një çmim 44% më të lartë i ka gjetur qytetarët e Tiranës në të njëjtën situatë të zakonshme të ujit me orare të kufizuara dhe cilësisë së dobët të pastërtisë së ujit.

Horizonti i kryeqytetit vazhdon të dominohet nga depozitat e shumta të ujit, të cilat simbolizojnë faktikisht dhe figurativisht sfidat e familjeve shqiptare me furnizimin e ujit të pijshëm.

Ndonëse qeveria ka lajmëruar së fundmi shtrirjen e reformës energjetike të nisur tre vite më parë nga sektori i energjisë elektrike drejt furnizimit të ujit, shqiptarët i kanë parë këto aksione qeveritare si fushata ndëshkimesh dhe arrestimesh, sesa si përmirësime të gjendjes së tyre.

Gjatë muajit nëntor, endja nga njëra lagje në tjetrën në Tiranë ofron këtë panoramë kaotike të depozitave metalike të ujit, situatë e cila sipas objektivave të Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrë teorikisht deri në vitin 2022 për t’u zgjidhur.

Marre nga: https://www.reporter.al/depozitat-e-ujit-ne-tirane-simboli-i-perhershem-i-sfidave-te-furnizimit-me-uje-fotoreportazh/