Dënohet për korrupsion, ish-Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, heroi tragjik i Brazilit

Ish presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva u dënua të mërkurën me nëntë vjet e gjysëm burg, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Por ai do të lihet i lirë gjatë procesit të apelit. Ish presidenti Silva u akuzua se kishte marrë në formën e një rryshfeti një apartament në bregdet nga kompania ndërtimore “OAS”, akuza që ai i ka hedhur poshtë si krejtësisht të pabaza.

Rasti është pjesë e një hetimi të gjerë për korrupsion, që ka turbullua

r politikën braziliane dhe si pasojë e të cilit janë burgosur drejtues biznesesh e politikanë të lartë.

Ndëshkimi në fjalë nuk i jep gjyqtarit asnjë kënaqësi personale. Përkundrazi, është për të ardhur keq që një ish president dënohet penalisht”, shkroi gjykatësi federal Sergio Moro në vendimin e tij. “Nuk ka rëndësi sa lart ndodheni sepse është ligji ai qëndron mbi ju”, shkruante ai.

Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti, përbënte një çështje shumë serioze dhe se ai mendonte se fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një gjykatë apeli. Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ka qenë president mes viteve 2003 dhe 2010, udhëheq sondazhet për zgjedhj

et presidenciale të vitit të ardhshëm.

Çështja do të dëgjohet nga një grup gjyqtarësh dhe nëse ata e mbështesin dënimin, sipas ligjit brazilian Silva nuk do të lejohet të kandidojë për postin e presidentit.

Suksesi mbetet sukses. Sido që të jetë vendimi përfundimtar kundër ish-Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, kontributi i madh i jetës së tij nuk do të pakësohet, mendon Astrid Prange de Oliveira.

Brazili e rrëzon nga froni heroin e tij. Nëntë vjet dhe gjashtë muaj arrest, ky është vendimi dërrmues kundër ish-Presidentit Luiz Inacio da Silva. Figura atërore e Brazilit, i cili e drejtoi vendin nga viti 2003 deri 2011 u quajt fajtor për korrupsionin nga gjykata. Vendimi i gjykatësit Sergio Moro është një gjykim me forcë shpërthyese politike. Ai shkatërron figurën e legjendës më të madhe politike të deritashme të Brazilit. Ai është dënimi i parë i një ish-Presidenti në historinë e Brazilit.

Dhe megjithatë, vendimi nuk do të shkaktojë tërmet politik. Sepse gjykatësi Moro e lë të lirë Lula-n, deri në vendimin e gjykatësit në instancë të fundit. Po të mos e kish bërë këtë, ndoshta në Brazil do të kish shpërthyer një kryengritje politike. Sepse Lula vazhdon të jetë njeri prej politikanëve më të preferuar në vend. Për aq kohë sa nuk e dënojnë përfundimisht, ai mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale në tetor 2018.

Bartësi i shpresave të të varfërve

Veterani i politikës 71 vjeçar ka lënë pas vetes një trashëgimi politike që ngjall respekt. Ai luftoi kundër diktaturës ushtarake, që sundoi në Brazil midis 1964 dhe 1989, organizoi një lëvizje të fuqishme dhe efikase sindikaliste dhe themeloi Partinë Punëtore të Brazilit, PT, e cila e qeverisi vendin për 12 vjet me radhë. Kontributi i tij më i madh: me ndihmën e programeve sociale të vlerësuara me çmime, ai nxorri 20 milionë vetë nga varfëria.

Lula u angazhua që ta çlironte vendin e tij nga “kompleksi i pisllëkut të rrugëve”. Kjo shprehje e krijuar prej tij thotë shumë për atë vetë. Sepse si fëmijë i një familjeje të varfër nga Verilindja e Brazilit ai luftoi për vite të tëra kundër ndjenjave të inferioritetit dhe paragjykimeve. Një punëtor metali dhe një sindikalist në pallatin presidencial – kjo për shumë kohë dukej e papërfytyrueshme në Brazil.

Pas marshimit fitimtar politik tani kërcënon rrëzimi politik – për ish-Presidentin 71 vjeçar tani diskutohet mbrojtja e trashëgimisë së tij politike. Dhe që të mos shkatërrohet personalisht. Sepse dënimi, pas një sëmundjeje të rëndë kanceroze dhe vdekjes së bashkëshortes së tij Marisa, e prek atë veçanërisht rëndë. Për mbështetësit e shumë të Lulas tani ka rëndësi që ta mbrojnë figurën e babait “të tyre”. Sepse shumë e ndiejnë veten të sulmuar vetë  nga vendimi i gjyqit. Pas largimit nga posti të ish-Presidentes së Brazilit, Dilma Roussef vitin e kaluar, së cilës nuk qe e mundur t’i konfirmohej se kishte kryer vepër penale, ata e vështrojnë gjykimin si “gjah politik shtrigash”.

Vendimi i luftëtarit të famshëm të Brazilit kundër korrupsionit, Sergio Moro e bën Lulan hero tragjik. Tragjik jo vetëm për Lulan, por për të gjithë Brazilin. Sepse në këtë shtet të polarizuar skajshëm, dënimi i ish-Presidentit shihet si dënim i politikës së tij. Vepra e jetës e Presidentit është e madhe. Ajo meriton edhe më tej mirënjohje të madhe.