Delegacioni i Parlamentit Evropian zhgënjen opozitës: Jo qeveri tranzitore, zgjedhjet 2017 janë legjitime

Delegacioni i Parlamentit Evropian që kryesohej përfaqësuesi i Partive Popullore Evropiane Tunne Kelam mbylli serinë e takimeve faktmbledhëse të krizës më të fundit të politikës në Tiranë. Delegacioni i Brukselit mbylli takimet në Shqipëri me konkluzionin se Parlamenti duhet të vijojë punën me kandidatët e tij, pasi zgjedhjet ishin të rregullta. Në konferencën përmbyllëse, delegacioni u pyet nga gazetarët e pranishëm nëse do të negociojnë ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Përgjigja lidhur me këtë çështje do të jepej nga raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i cili tha se është koha që politika t’i zgjidhë vetë problemet. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryesuesi i delegacionit, Tunne Kelam. “Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin”, theksoi Knut Fleckenstein.

Reformat

Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, Kut Fleckenstein tha se delegacioni i Parlamentit Evropian, nuk arriti në një amendament të përbashkët për shkak se mungon vullneti politik. “Në fund do të shohim nëse do kemi një ligj të ri zgjedhor dhe do të presim për këtë gjë. Do të ishte shumë mirë nëse opozita dhe mazhoranca do kishin arritur në dakordësi”, tha ai. Ndërkohë, ambasadorit i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u ndal tek një tjetër reformë e rëndësishme. “Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Mendoj që reforma në drejtësi po progreson. Kjo duhet të bëhet me një ritëm më të shpejtë. Loja është e hapur. Ende ka shpresë për çeljen e negociatave. Ky duhet të jetë një parim themelor për ata që kanë përgjegjësi në këtë”, tha kryesuesi i delegacionit të bashkimit Evropian në Tiranë.

Qeveri tranzitore

Ndërkombëtarët nuk e shohin mundësinë e krijimit të një qeverie tranzitore. “Parlamenti është legjitim”, theksoi raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, dhe se një qeveri e përkohshme tranzitore do të pengonte negociatat. Delegacioni i PE-së thanë njëzëri se zgjedhjet e 2017-ës janë të njohura dhe të pranuara. “Ne e kemi diskutuar këtë ide. Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj se një qeveri e përkohshme do dëmtonte hapjen e negociatave. Në asnjë mënyrë”, theksoi Knut Fleckenstein. Ndërsa Cristian Preda i PPE-ve, një nga përfaqësuesit e PE-së tha se është e pakonceptueshme se si mund të vihen në diskutim përfundimet e tyre për legjitimitetin e zgjedhjeve, kur vetë PE ka pasur monitorues dhe vëzhgues në Shqipëri, të cilët i afirmuan zgjedhjet si të korrekte. “Bojkoti për ne është i papranueshëm. Ne jemi parlamentarë dhe kemi përgjegjësitë tona. Përfundimet tona janë që zgjedhjet e fundit shkuan mirë. Dyshimet mbi përfundimet tona më mërzisin pak. Është çudi të dëgjoj nga politikanët tuaj që zgjedhjet e 2017 kanë qenë të këqija. Duhet të hapen negociatat por fillimisht duhet të negocioni me njëri tjetrin”, theksoi dje përfaqësuesi i PE-së.

“Parlamenti është i ligjshëm, jo qeveri tranzitore”, kështu u shprehën njëzëri anëtarët e delegaciot të PE në Tiranë.

Kreu i delegacionit Kelam theksoi se parlamenti është legjitim, pasi sipas tij zgjedhjet e 2017-ës ishin të rregullta, pasi u vëzhguan nga BE.

Fleckenstein: Nëse të gjitha palët do të dëshironin ne do i mbështesni. Megjithatë mos na e transferoni neve këtë problem. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmejtësim dhe tani është puna juaj, për të gjetur gjithë dhe të ngriheni mbi interesat partiakë. Ne e dimë që mbi 90% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kjo është mënyra se si duhet ta kuptojnë liderët tuaj, të bashkohen.

Kelam: Ne e kemi diskutaur këtë ide. Mendimi im është që Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri ligjitmke dhe mendoj se ërqëndrimi idesë për një qeveri kalimtare do të dnë,ktonte përqëndrimin për hapjenen negociatave. Kjo ëhstë puna juaj

Preda: Bojkoti për ne është i papranueshëm e kemi thënë edhe kur ishte partia e Ramës që bojkotoi. Përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë. Dhe nuk mund të themi pas një vit e gjysëm që zgjedhjet nuk ishin të mira. Unë mërzitem sepse ne kemi përvojën më të mirë në botë sa i takon vëzhdimit të zgjedhjebe. Më vjen cudi që dëgjoj nga politikanë se zgjedhjet nuk shkuan mirë. Duhet të keni dialog.

Soreca: Sic e dini unë jam këtu, i ndjek çdo ditë. 93% e shqiptarë duan të jenë pjesë e BE. Loja është hapur ende ka shumë shprese.

Kelam: ne duam që të vazhdoojmë me këtë Paralment. Qebveria është lelgjitime.