DEBATE, REPLIKA DHE IRONI/ Rama ironi me rekordin e Bashës: Nuk paska nevojë për timon, por për këpucë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Bilisht ku para qindra të pranishmëve ka ironizuar njoftimet e stafit të Bashës.

Sipas Ramës, Lulzim Basha po përsërit deklratat qesharake si Berisha dikur që njoftonte thyerjet e rekordit të notit.

“15 kilometra ecje në këmbë. Basha e nisi ditën në këmbë në Kamëz, vazhdoi për Laprakë, e mbylli në këmbë në Paskuqan. E ka nisur në 9 të mëngjesit dhe stafi bën të ditur se ka ecur në këmbë 3 orë e 20 minuta pa ndalim. E kishim Saliun që thyen rekorde në ujë, kemi dhe Lulin që ecën në këmbë. Mbase ka dashur të thotë se nuk e do timonin pasi e bën rrugën në këmbë, por do këpucë” – ironizoi Rama.

Ai tha se në fushatën e PD nuk ka këshilltarë gjermanë apo amerikanë.

“Ata kanë brenda vetëm shejtan. Shejtanin e politikës së vjetër që thotë gënje sa të mundesh. Unë i thëm të djathtëve të mos ndryshojnë bindje dhe të mos bëhen socialistë, por më 25 qershor ta kuptojnë mirë se është një zgjedhje për vendin” – tha Rama në Bilisht.

Ditën e sotme stafi pranë Lulzim Bashës njoftoi se ky i fundit ka ecur në këmbë mbi 3 orë nëpër Tiranë. /javanews/b.d

Pjese nga njoftimi i PD: