Çun Lajçi: O deshtë (takët) e atdheut Albin, Ramush, Behgjet dhe Isë

Shkrova e thashë e fola dhe s’lashë gur pa lëvizë për Juve o Deshtë e Atdheut, tue u mundue me ju lye e ngjye e tue ju veshë n’cohë e kadife dhe prap s’mujta me ju shitë.
Edhe Diellin ua vara n’qafë si kumonët me pas ma leht më pa e më kullotë dhe prapë s’ju bleu kush. Edhe yjet i pagëzova me emnat tuej dhe secilin e kafshova para se ta vendos aty ku deshtet, që t’iu sjell fat dhe kot.
Unë u bana Dyl, pranova të gjitha fajet t’mi ngarkoni mua, sepse Unë dhe mali, thashë, durojnë t’bamet tua të “mira” dhe kot.
U shava për juve tue u mundue për t’mirën e kësaj Kosove t’mjerueme nga ju.
Tani po e shoh ( edhe Ju po e shihni ) se sa larg keni ikë nga populli dhe çfarë hendeku keni krijue mes Nesh e Jush. Unë t’kisha dasht t’kem post deputeti do t’kisha aderue dikund dhe sigurisht se do t’votohesha ma shumë se Ju, por s’deshta të jem ulun me Juve. Tash nuk dua t’jem i ndamë prej popullit por as t’ju urrej Juve sepse jeni megjithate bijtë tanë. Por…por, fatkeqësisht që prindet s’iu duen ma. I keni krijue të gjitha parakushtet që të ndahemi dhe t’na lini vetëm, ose të baheni bashkë e t’i ipni diçka t’mirë këtij Atdheu.
Albin, Ramush, Behgjet dhe Isë, nëse jeni patriot dhe nëse e doni vendin e jo postin,( siç po thoni ) atëherë bahuni bashkë, sepse asnjeni nga Ju nuk do t’mund t’bani Qeveri pa shkijet po leni pallavrat, se ashtu e keni pranu Kushtetutën,
dhe vertetë bollni ma se po doni me m’shti me u ba unë Kryeministër e Juve me ju ba gur kufini n’Çakorr!
M’lini tash t’pi kafe gju m’gju me popullin!

(Marrë nga postimi i tij në Facebook)