Col Cufi, tribuni që sfidoi kohërat

Nder shekuj, Malesia e Madhe ka lindur e rritur burra trima e te urte, qe u zinte vend fjala ne kuvend e u shkelqente vepra ne sherbim te Malesise e te Shqiptarise.  Natyrisht urtesia, burreria dhe trimeria peshojne shume rende, kur ato zene vend ne regjime totalitare, te cilat sfidohen nga nderimi e respekti qe fitojne burra te tille,  te populli qe i mbajti ne gjirin e vet.
Padyshim, nje nder keta malesore ishte edhe Col Cuf Dashi nga Kopliku i Siperm.  Ai u lind me 1 janar te vitit 1928, ne nje familje me tradita patriotike, ne fshatin historik te Podgores, ku gjyshi dhe baba i Colit, por edhe pjestar te tjere te kesaj kulle paten kene ‘’pushke e ngrehur nder mote’’, per ti dale zot Atdheut.  Mjaftohemi te kujtojme se baba Cufi dhe djali i axhes, Sahiti, ishin lidhur qe heret me Luften
Nacional Clirimtare kunder pushtueseve te huaj.  Pikerishte, ishte kjo tradite atdhedashurie dhe shembulli i te pareve, qe e bene te riun Col Cufi, ende pa mbushur 15 vite, te lere ‘’lodrat’’ e adoleshences e te rrokte armet e verteta, per t’u rreshtuar ne formacionet luftarake antifashiste, si partizan i Batalionit ‘’Perlat Rexhepi’.  Coli, ndonese ishte partizani me moshen me te re i batalionit, gjate te gjithe betejave me ushtrine nazi – fashiste, u tregua trim e guximtar, duke fituar respektin e shokeve bashkluftetar.
Mbas clirimit te vendit Coli, deri ne shtator te vitit 1946 punoi ne Komanden Ushtarake te Nen Prefektures se Koplikut, ku u shqua per maturi e burreri, si i barabarte  me shoket me te vjeter e me me shume eksperience.  Madje, keto cilesi te vecanta binden pushtetaret e asaj kohe, qe Col Cufi, pa mbushur moshen e 19 – viteve, ti besonin te nisej nga Malesia e Madhe ne krye te 400 ushtareve, nenoficereve dhe oficereve rezerviste drejt kufirit te Shqiperise Jugore te Kolonjes, ne funde te shtatorit te vitit 1946.  Kjo per te ndihmuar forcat e Ushtrise ne ruajtjen e paprekshmerise se trojeve tona nga kercenimet dhe tmerret e luftes civile, qe kishte perfshire shtetin fqinje  te Greqise.  Coli me shoket e tij, edhe pse ne kushte mjafte te veshtira te dimerit, i qenderoi me nder e besnikeri detyres ndaj atdheut deri ne shkurte te vitit 1947, kure u kthye ne vendelindje.
Vite ne te cilin u pranua edhe anetar i partise komuniste te shqiperise, e me pase kreu detyra shoqerore e shteterore mjafte te rendesishme, si me rinine ashtu edhe me sektoret e tjer te jetes ekonomike, ku perseri u dallua per punen e mire ne sherbim te Malesise se Madhe.  Ne vitin 1947deri ne vitin 1951, mori pjese direkte ne aksionet e rinise per ndertimin e veprave rrogore, hekurullore dhe industriale te Shqiperise verilindore dhe ate te mesme.
Pjesmarrja disa mujore ne te gjitha keto vepra qe rindertoninShqiperine e prapambetur e te shkaterruar nga lufta, duket se e nduhmuan pa kursim Colin per rritjen e aftesive organizative, ne burrnimin e metejshem dhe formimin e besimit te pa tundur, per t’i sherbyer vendit te tij pa hile.  Ishte pikerishte kjo veprimtari e dobishme dhe e devotshme, qe e bene Colin nje malesore shembullor qe ‘’shenonte’’me fjale dhe mbillte besim per te ardhmen te bashkefshataret, me punen e tij te palodhur, kure per 20 vjet (1957 -1977), kreu detyren e veshtire te Kryetarit te Koperatives Bujqesore Koplik, ne fillim e vogel e pastaj,  nga bregu i liqenit te Shkodres e deri ne malet e largeta te Boges.  Col Cufi me punen dhe veprimtarin e tij krijoi ate besim te madh ne popillin e ekonomise qe drejtonte dhe te te gjithe Malesise se Madhe.
Te cilet per dy Legjislatura me rradhe, gjate viteve 1970 – 1978, e zgjollen si Deputet te Kuvendit Popullore.  Gjate atyre viteve Coli ishte me i forte se kurre, force qe ai e perdori vetem ne sherbim te malesoreve pa dallime krahinore, apo fetare, e mbi te gjitha klasore.
Gje qe Col Cufin e beri me te njohur, me te dashur e me te respektuar nga te gjithe.  Ai njihet e cmohet si shpetimtari i shume malesoreve nga persekutimi i rregjimit komuniste, nderhyrje qe nuk ishte e lehte, dhe qe nuk munde ta bente kushdo.  Coli ishte ai qe jo vetem ndihmoi ne dite te veshtira e te mira banoret me biografi ‘’te paster’’, pore edhe ata qe shteti komuniste i quante me biografi te ‘’keqe’’.
Qindra familje e kujtojne edhe sot me respekt ate burre per nderet qe u ka bere madje disave, sic thote populli ‘’u ka hequr konopin nga fyti’’.  Keto miresi dhe ndihmesa mund t’i jepte vetem i guximshmi Col Cufi, qe jo ne pak raste sfidoi regjimin e asaj kohe dhe disa koleg te tij, te cilet nuk paten as zemer e as mendjen e atij burri fisnik, qe populli e therriste ‘’tribun popullor’.  Natyrisht, mberojtja e njerezeve me biografi te ‘’ cenuar’’shpesh e vuri Colin edhe ne shenjester te kritikave te ndonje partiaku a shtetari, te cilet vetem nga madheshtia e ketij malesori asfiksoheshin dhe nuk mund ti benin keqe, e jo vetem Colit por ase malesoreve te tij.  Qe ai i mbronte, Per te gjitha keto e shume e shume bamiresi te tjera, qe ka bere  i pushteteshmi Col Cufi (Dashi) malesoret e kane quajtur edhe si nje ‘’rrufe prites’’.  Nga viti 1977 e deri ne vitin 1988 kohe kure doli ne pension.  Coli punoi si pergjegjes i Tregtise, per Malesin e Madhe, detyren te cilen edhe kete e kreu perher me suksese dhe dinjitet.  Eshte interresante te thuhet se ne fillimet e aktivitetit te tij Coli kishte kryer vetem shkollen fillore dhe arsimin e mesem e plotesoi me vone.  Por per kunder kesaj ai ishte shume arsimdashes, kulturedashes e sportedashes e kte e ka treguar edhe perkrahja qe u ka dhene ketyre sektoreve te jetes se perditshme ne Malesin e Madhe.
Me ardhjen e pluralizmit e te demokracise, cilesite e tij prej tribuni popullor, Coli i vuri pa hezitime pa kursim ne sherbimte ceshtjes madhore te pajtimit te hasmerive e te gjaqeve ne Malesin e Madhe e me gjere.  Qenia e tij ne ato komisione ndihmoi, qe shume familje te clirohen nga ethet e gjakmarrjes.  Prania e Col Cufit ne dite te keqija e te mira ishte nje ngushellim apo gezim per te gjithe familjen dhe fare e fisin.  Fjala e tij degjohaj me respekt nga te pranishmit, dhe kishte efkt te mahnitshem.  Por ja qe edhe burra te tille,  dhe qe nuk lindin shpesh duhet te largohen nga kjo bote, dhe keshtu ndolli edhe me Col Cufin me 9 shtator te viti 2004.  Ajo dite vertet qe do te mbetet e pa harruar, ashtu sic do te mbetet i pa harruar edhe ai burre trim e i urte, i vepres dhe i fjales.  Veteranet e LANC  te Malesise se Madhe qe i drejtoi rreth 15 vite e kane nderuar me titullin ‘’Kryetar Nderi i Organizates se Veteraneve’’.  Keshilli Bashkiak i Qytetit te Koplikut pas vdekjes i ka dhene titullin ‘’Qytetar Nderi’’.  Ne vitin 2014, per Col Cufin eshte botuar edhe nje liber me shum vlera,i titulluar takim me colin mbresa kujtime.