Cili ishte arbëreshi, Françesko Krispi? Kush ishte karriera e tij politike deri në postin e Kryeministrit të Italisë?

Françesko Krispi njëri prej personazheve më në zë të kohës në Italinë e atëhershme. Një figurë nga më të spikaturat të jetës italiane të viteve ‘800, që po ta shohim me kujdes që nga lindja, duket se kishte një traditë të madhe familjare në raportet me fenë dhe me pushtetin. I ati ishte kryebashkiak në Ribera për disa vite; gjyshi i tij Françesko ishte prift i kishës italo-greke dhe xhaxhai Xhuzepe peshkop dhe rektor i seminarit greko-shqiptar të Palermos, ku vetë shtetari Italian ndoqi studimet.
Karriera e tij e gjatë në politikë e çoi në majat më të larta të saj dhe në vitin 1976 u zgjodh Kryetar i parlamnetit. Në vitin 1877 vizitoi Londrën, Parisin dhe Berlinin, në një mision sekret, duke patur rast që të vendoste lidhje të mira personale me Bismarkun.
Më pas për nëntë vjet me radhë karriera e tij pati një periudhë pushimi, por në vitin 1887 u kthye si ministër i brendshëm në qeverinë Depretis. Pas rënies së qeverisë në vitin 1891 dhe pas rënies së qeverisë së Xholitit, Krispi u bë përsëri kryeministër. Në këtë periudhë qeveria e tij mori karakter gjithnjë e më shumë konservator dhe autoritar, duke shtypur me ashpërsi çdo lëvizje punëtorësh.
Antonio Gramshi në fletoret e tij nga burgu e përshkruan politikanin Krispi si një njeri energjik, të vendosur dhe fanatik për bashkimin politik dhe tokësor të vendit. Por vazhdon Gramshi, Krispi nuk hezitoi ta hidhte Jugun dhe Ishujt në një krizë të frikshme, mjaft që të forconte industrinë që mund t’i jepte vendit një pavarësi reale.
Ndërsa poeti ynë i Rilindjes në memoriet e tij shprehet se nuk i zinte shumë besë Krispit.
Humbja në Adua në vitin 1896 provokoi një krizë të qeverisë së tij, por edhe daljen e tij përfundimtare nga skena politike. Katër vjet më vonë mori pjesë në funeralin e mikut të tij me të cilin kishte ndarë idealin e tij politik të fuqisë për një Itali të bashkuar, sovranin Umberto I.

Çfarë përfaqëson figura e Krispit?
Krispi ishte arbëresh dhe kur u bë kryeministër mbante njëkohëshit edhe postin e ministrit të jashtëm. Në interes edhe të vetë Italisë u përpoq që Shqipëria të ishte e pavarur dhe e lirë nga çdo lloj pretendimi të kohës.

Në peruidha të ndryshme të historisë është folur për Shqipërinë e madhe në Itali; me Krispin si qëndron puna?
Ai mendonte gjithashtu që tetrritoret ku flitej gjuha shqipe t’i jepeshin Shqipërisë dhe ëndërronte një Shqipëri nga Ulqini në Prevezë e deri në gjirin e Artës. Nga ana tjetër edhe Struga ishte shqiptare, por edhe më tej Kosova dhe Çamëria.

Me nacionalizmin e shekujve të fundit në Ballkan ka shumë mendime dhe ide, por historia flet qartë për prejardhjen e tyre; Krispi çfarë mendimi kishte?

Sipas Krispit, Shqipëria nuk është sllave.

Çfarë nuk funksionoi në këto ide?
Traktati i Aleancës së trefishtë dhe pikërisht Franca e pengoi Italinë në idetë e saj, pasi i krijonte problem në kufijtë e saj një fuqi kërcënuese si Italia.

Po tek arbëreshët si u pritën këto ide të Krispit?

Arbëreshët u organizuan poltikisht dhe një rol të rëndësishëm luajti Krispi.

Nëse duam të shohim ndonjë lidhje Krispi – Qemali? A e njihte Krispi Ismail Qemalin?
Krispi nuk e njihte personalisht ideatorin e madh të Pavarësisë suaj, dhe ata nuk u takuan kurrë. Këtë e konfrimon edhe një shkrimtar i kohës, Orioni, se vetë Krispi nuk e përmend ndonjëherë që ka patur takime me politikanë shqiptarë, por thotë se takonte vetëm ata që jetonin në Itali.Në historinë e marrëdhënieve Skenderbeu dhe i biri i Alfonsit të II, Ferrante, patëm marrëdhënie shumë të mira, saqë e konsideronte heroin tuaj kombëtar baba.

Pse kjo traditë nuk eci përpara?
Shqipëria ishte në duart e Turqisë dhe siç dihet nga historia Mbretëria e Napolit dhe Turqia ishin në luftë të vazhdueshme, kështu që mund të kuptohet lehtë cila ishte rruga e liderve shqiptarë të asaj kohe.

***

Françesko Krispi (në dialektin arbërisht të shqipes: Françishku Krispi) (4 tetor 1819 në Pallaci-Ribera në Siçili – 11 gusht 1901 në Napoli) ish revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë dhe patriot.

Në Siçili

Krispi (çdomëthën kryeshpi) lindi nga një familje arbëreshe e Siçilisë dhe u pagëzua në Kishën Bizantine Arbëreshe në Pallacë, sipas dëshirës së prindërve të tij. Gjyshi i tij, Françesko, ishte një prift orthodhoks-bizantin i kishës arbëreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte një peshkop i kishës arbëreshe dhe rektor i Seminarit Arbëresh në Palermo, ku Françesko Krispi shkoi për të studiuar (1828-1835).

Fëmijërinë e kaloi në të parat kohë tek katundin arbëresh e t’atin, Pallaci, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarët të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV.

Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në “konspiracionin e Mazzinit” gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.

Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi “ekspeditën e të njëmijëve” që arriti ne Siçili në datën 11 maj 1860. Më 13 maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siçiliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Siçilisë nga Italia .

Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator “pro-tempore” i Siçilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Giuseppe Garibaldit.

Parlamenti dhe Qeveria

Në 1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.

Krispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por, në 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur “Monarkia na bashkoi, Republika na ndau”, të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.

Në 1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës.

Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor 1876, emërohet President i Dhomës. Në 1887, rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Në 1889, miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri, sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak në Itali.

Në 1891 Krispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservator edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste në 1894.

Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez Carlo Dosi.

U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në 1896. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901 gati tetëdhjetë vjeçar.