Cili është 32-vjeçari nga Shqipëria, i cili vrau pranë zyrës së tij në Athinë, avokatin e njohur grek, Michalis Zafiropoulos

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të dyshuar për vrasjen e avokatit të njohur Michalis Zafiropoulos, ngjarje kjo e ndodhur në 12 tetor të këtij viti, pranë zyrës së tij në një lagje mjaft të frekuentuar të Athinës.

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Shqipëria, por s’bëhet i ditur identiteti i tij. Policia në ra në gjurmët e shqiptarit menjëherë pas krimit pasi skena e krimit u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Pas tre jave në arrati, autori u zbulua në një banesë në Patra. Ai tentoi t’i ikë policëve grekë, por përpjekja e tij nuk pati sukses, duke u arrestuar.

Mësohet se 32-vjeçari ka pranuar krimin përpara policisë greke, por ka deklaruar se nuk donte ta vriste Zafiropoulos. “Doja ta trembja, jo ta vrisja”, ka thënë ai, ndërsa hetuesit dyshojnë se shqiptari ka pasur bashkëpunëtorë në këtë krim. Sipas hetuesve, autorët kanë shantazhuar avokatin që t’i merrnin para dhe kjo ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit ku për rrjedhojë avokati grek Michalis Zafiropoulosu u qëllua për vdekje. Ai ka thene se ishin shqiptare të burgosur në burgun Koridhalo, ku vuajnë dënimin për krime të mëparshme ata qe i kishin kerkuar te bente vrasjen duke theksuar se per kete i ishin premtuar 3 mije euro.

Michalis Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish-deputetit të Demokracisë së Re, Nondas Zafeiropoulos.